Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kabul, bombë pranë zyrave qendrore të NATO, 7 të vdekur



Një makinë-bombë e drejtuar nga një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer dje fare pranë derës kryesore të zonës së “sigurisë” në Kabul, ku ndodhen zyrat qendrore të NATO-s në Afganistan. Sulmi mori jetën e shtatë personave dhe plagosi më shumë se 90 të tjerë, mes të cilëve dhjetëra ushtarë të NATO-s. Njeriu-bombë ndodhej në një “Land cruiser” të mbushur me eksplozivë. Sipas “Sky news” ai kishte arritur të kalonte mes për mes Kabulit pa problem dhe kishte arritur të kalonte gjithashtu tre pika kontrolli të forta ushtarake përpara shpërthimit. Shpërthimi ndodhi pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, që konsiderohen shumë të rëndësishme për vendin, e të programuara më 20 gusht. Zona, e konsideruara më e siguruara në Kabul, ka shumë ambasada, banesa të ambasadorëve e stafit të huaj, përfshirë edhe atë britanike. Shpërthimi ngriti një re të madhe e të zezë tymi mbi kryeqytetin afgan. Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për këtë sulm gjatë një telefonate dhe tha se bomba, që përmbante 500 kg eksploziv, ishte nisur për ambasadën amerikane. Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid tha se “shënjestra jonë ishte ambasada amerikane, por nuk e arritëm dot atë”. Ekziston frika se mes viktimave mund të kenë fëmijë, sepse ata shpesh mblidheshin të luanin në sheshin para portës kryesore të NATO-s. Zyrat qendrore të NATOs në Kabul janë në të njëjtën zonë ku ndodhet pallati presidencial dhe ambasada amerikane. Ministria afgane e Transportit ndodhej në të njëjtën rrugë dhe ka pësuar dëme nga shpërthimi. Ky ishte sulmi i parë me bombë në qytet pas disa muajsh qetësi.
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back