Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Fetva: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Së pari, më duhet te theksoj se kjo thënie duhet të jetë e tejkaluar te njerëzit e shekullit njëzetenji, ngase si e tillë është e gabuar sepse kombi apo etnia sipas fjalorit të sotëm, ka të bëjë me aspektin gjenetik, gjegjësisht njëri lindet shqiptar, tjetri arab, tjetri turk etj.

08.11.2012


Pyetje: Ka njerez qe po thon kombi apo feja cila me para?

Mr. Bashkim ALIU

Përgjigje: Së pari, më duhet te theksoj se kjo thënie duhet të jetë e tejkaluar te njerëzit e shekullit njëzetenji, ngase si e tillë është e gabuar sepse kombi apo etnia sipas fjalorit të sotëm, ka të bëjë me aspektin gjenetik, gjegjësisht njëri lindet shqiptar, tjetri aravb, tjetri turk etj. Këtë gjë nuk e zgjedhi unë, por është caktim i Allahut si do të lindi unë shqiptar apo pjestar i ndonji etnie tjetër. Allahu në Kur'an ka thënë:<<xhealnakum shuuben ve kabaile>> që do të thotë:"ne ju kemi bërë popuj e fise", më pas në ajet qëndron se kjo është bërë që njerëzit të njihen mes veti. Pra, këtë na e ka bërë Allahu i Madhërishëm dhe nuk na ka lënë ne vetë të zgjedhim.

Kur është në pyetje feja, feja ka të bëjë me diçka krejt tjetër prej etnisë, gjegjësisht ka të bëjë me besimin dhe bindjet, si dhe ka rregulla dhe parime që e rregullojnë jetën e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Kështu, fjala vjen, kombi apo etnia, nuk ka të bëjë me pejgamberë, me libra, me xhenet e me xhehenem, me hallall e me haram, por këto gjëra i sqaron feja. Feja na mëson çka është e lejuar e çka është e ndaluar, e jo etnia. Etnia e ka vendin e vet në aspektin e prejardhjes, ndërkaq feja e ka vendin e vet në aspektin e besimit dhe bindjes. për atë, e shoh se kjo thënie "feja apo kombi, cila është para", është thënie e gabuar ngase barazohen apo vehen në garë dy gjëra të ndryshme. në aspektin sociologjik këto dy nocione kanë definicione të ndryshme, dhe nuk ka pse të krahasohen në këtë kuptim.

Nëse mendohet me këtë se cila ka qenë para, pra a kanë qenë njerëzit të ndarë në etni apo sipas fesë, themi se njeriu i parë ka qenë njeri i krijuar prej dheut, dhe nuk ka patur etni të caktuar, ndërkaq ka patur fe, pra ka qenë musliman. Kjo është sipas bindjes tonë se njeriu është prej dheu e jo prej majmuni.

Për atë, gjykoj që kjo thënie është e pakuptimtë, pa vend, dhe nuk dua të paragjykoj, por përdoret nga nejrëz të cilët nuk duan ti zbatojnë rregullat fetare, dhe zënë behane pa lidhje se cila është para, feja apo kombi. Unë personalisht dyshoj edhe në patriotizmin e atyre njerëzve dhe sinqeritetin e tyre se shumë na e dashkan kombin.

Unë jam aty ku duhet të jem kur më kërkon feja, dhe jam aty ku duhet të jem kur më kërkon kombi. Fjalët tjera janë muhabete të kota.

Në fund ti pyes ata: Edhe pse pyetja është gabim, po ja të themi se kombi sipas jush është para. po mirë, a thua ajo që kombi është para ju ndalon të faleni. Vallë çka duheshka të bëni ju për komb që nuk mund ta falni sabahun, Më thuani, ku e pengon namazi i sabahut kombin, apo namazet tjera? Dhe më thuani, çka ju i kontribuoni kombit nëse pini raki dhe bëheni të dehur që se dini veten? Këto janë muhabete të njerëzve që e kan humbur rrugën në obor. Në botën tjetër, Allahu nuk të pyet se çfarë kombi ke patur, sepse kjo nuk është relevante për në dynjanë tjetër, atje do të pyetemi a e kemi besuar Allahun dhe a i kemi zbatuar detyrat që na i ka kërkuar Allahu në dynja. tash më thuaj, pse kombi të ndalon t'i kryejsh këto detyra. Kjo është humbje kohe, duhet të jemi në nivel të kryerjes së detyrave tona edhe fetare edhe kombëtare. Feja e ka besimin e etnia ka të bëjë me prejardhjen nga gjaku dhe këto dy gjëra nuk përzihen.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Eh kane thene disa burra te mencur : Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria...Po ha pyk shqiptari??
 
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Nuk ka asgjë sikur Islami në botë. Nuk ka asnjë besim, asnjë religjion, asnjë ideologji dhe asnjë sistem i besimit i cili mund t’i konkurojë Islamit në qartësinë dhe në thjeshtësinë e tij, në nënshtrimin e tij ndaj Zotit, Njërit dhe të Vetmit, në raconalizmin dhe thellësinë intelektuale të tij, në egalitarizmin dhe barazinë e tij, në natyrën shpirtërore të tij, në kodin dhe në etikën e tij dhe në baraspeshën e pakrahasueshme të tij në mes nevojave të kësaj jete dhe të kërkesave të jetës së amshueshme. Islami e ka ngritur shpirtin e njeriut, trupin dhe mendjen e tij në lartësi të cilat asnjëherë më parë nuk janë arritur prej ndonjë besimi apo tradite të mëparme. Islami është religjioni i vetëm i cili me të vërtetë i ka aftësuar qeniet njerëzore që ta përmbushin njerëzoren (humanen).
Lindja Islame eshte mbeshtetje e mire shpirterore dhe materiale per shqiptaret, kete ne asnje moment nuk mund ta leshojme nga mendja. Madje vetem mendja dhe forca e mendjes Perendimore Islame ne bashkepunim te sinqerte mund tan dale dhe frenoje genocidin ortodokso-sllav. Cka varet prej nesh? Ne meodomos duhet te jemi unike forca e jone varet dhe bazohet ne ate cka na bashkon kunder sllavevortodokse ti leme grindjet brenda nesh sepse nje studiues austriak Prohaska jo rastesisht thote tiprate e popullit shqiptar jane mikeprites te beses te moralshem por grindavece. Duhet te shporrim kete kancer brenda nacional qe te forcojme veten dhe tia ndalim hapat genociduesve, ti tejkalojme mospajtimet tona brenda vetes gjakmarrjet dhe hakmarrjet. Uniteti dhe mos uniteti jane dy pole te kunderta te fitores apo varesise sone kombetare. Nese sllavet ortodokse jane bashkuar per te perkrahur luften e padrejte agresive dhe genocidale aq me teper shqipteret fitojne te drejten te bashkohen dhe moralisht obligohen dhe etnikun te bashkohen ne te drejten e natyrore te mbrotjes se tyre per sigurimin e paqes se drejte. Mendoi se ne kete pikepamje ne duhet ta kuptoim veten dhe Europa e Bota duhet t´i kuptoje shqiptaret. Forca jone nga uniteti nuk eshte e dobishme vetem per ne, sepse ai qe eshte i dobet eshte i padrejte jo vetem ndaj vetes por edhe fqinjeve te vet theksojne filozofet islam.
 
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Unë jam aty ku duhet të jem kur më kërkon feja, dhe jam aty ku duhet të jem kur më kërkon kombi. Fjalët tjera janë muhabete të kota. - Sa me pelqeu kjo.... :)

Jam dakort dhe me Pashkon qe therriti njerezit ne bashkim atdhetar, u tha mos u percani prej fese por hajde te mbrojme atdheun tani :)... Ah more PAshko sa te kan keqkuptuar, lol... apo e ke pas me kuptimin qe vertet ka fe "Shqiptaria"?! U bere dhe ti themelues i nje feje, Bravo, je i vetmi pasi asnje shtet tjeter ska deklaru: feja jone eshte Amerika, apo feja jone eshte Spanja. lol...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Eh Vaso ... Vaso.... Puna eshte se ne shqiptaret ndrrojme faqe per interes .... Se ndryshe si mundt te egzistonte komunizmi per 50 vjet. Uroj te mos vijne Alient... Se vallahi ne jemi te paret qe do shkonim me ta.... Mjafton per pak me shume te mira materiale.... Sna i ka fajet kombi. Po ne si njerez.
 
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Kombi eshte komb keni fillu me bo kamion !!

kur u kan Feja , kombi si term ska ekzistu :D
 
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Keta qe e bejn keto pyetje te kesaj natyre jame shume i bindur se keta njerz nuk jane as per fe as per komb .
 
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Tani qe ta themi drejt e drejt, edhe munde te hapim debat po te doje dikush, shqipet qe se rruan fare per fene ne asnje kohe edhe nuk e rruan, madje as sot. Po flas jo me absolutizem te plote por me shumice dermuese :ciaoo:
 
Pe: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Dukuri qe nuk e gjen ne asnje vend tjeter ne te cilen Shqiptaret nuk kane vene asnjehere fene para kombit.
Kombi njehere, e me pas gjerat e tjera, perfshi fene. Nese themi feja e me pas kombi, atehere lindin shume pyetje, e para qe me vjen nder mend eshte: pse shqiptaret e luftuan perandorine osmane?
 
Titulli: Ka njerëz që po thonë kombi apo feja cila me para?

Tani qe ta themi drejt e drejt, edhe munde te hapim debat po te doje dikush, shqipet qe se rruan fare per fene ne asnje kohe edhe nuk e rruan, madje as sot. Po flas jo me absolutizem te plote por me shumice dermuese :ciaoo:

Shum e vertet osht qe ka shum qe sju intereson feja , jo shumic derrmuese qysh ja bo nqefin ti vetes ( nese eshte ashtu qe e kom kuptu une qe ke than ) por ka numer te madh , por eshte nje gje qe 99 % prap ne fund te jetes se tyre prap se prap ka me i lidh diqka me fe e aspak me komb , pra tpakten do vorrosen me hoxh ose me prift !!!
dhe diqka ka shqiptar qe e ka ba nana e ka fal Zoti nket vend qe se rrun hiq per kombin ( dhe spo them qe ata jan fetar apo ku ta di une , se p.sh ne shqiperi nje numer shum mos me than gjysma apo me shum se rrun fare per kombin se e kan lekun Zot nan bab vlla moter komb e te gjitha e sju intereson naj gje tjeter thjesth LEKU. kjo gje ka fillu te ndodh edhe tek ne ne Kosove , sidoqoft udh'heqsia e nje vendi eshte pasqyra e vertet e nje populli e ne udh'heqsin e kem qe po e shet vendin kombin :D
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top