Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

A ja vlen të diskutojmë për moral sot?! Gjithmonë e më shumë njerëzit po ankohen, se morali po zhduket, se shoqëria po humbet vlerat e sjelljes. Por nga ana tjetër, ka të tjerë që i vuajnë këto pasoja, që jetojnë me moralin e tyre dhe nuk gjejnë të ngjashëm me veten. Po me ta si i bëhet?! Nga ana tjetër, shoqëria përflet femrën si të pamoralshme, por kush e vë kufirin te thana në këtë pikë?! ثshtë sociologu, Gëzim Tushi i cili sapo ka nxjerrë në botim një libër për moralin, problemet morale dhe edukimin etik të njeriut në shoqërinë tonë. E ftuam profesorin në një bisedë për Dita-n, për të kuptuar se çfarë po ndodh në vendin tonë, kush janë më të pamoralshmit dhe çfarë po i ndodh shoqërisë.

Tushi, pse keni zgjedhur temën e moralit për ta studiuar?

Trajtimi i temës së konceptimit, më saktë i rikonceptimit modern të moralit dhe etikës, ka qenë një nga shqetësimet e mia intelektuale me natyrë të komplikuar sociologjike për shkak të ndryshimeve të thella që ka sjellë koha post-moderne edhe në Shqipëri. Sepse besoj që çështjet e moralit dhe të vlerësimit të jetës morale janë problematika që në shoqërinë tonë janë kuptuar, keqkuptuar dhe interpretuar më shumë se me të gjithë problemet e ndërlikuara dhe produktet e koklavitura të tranzicionit. Problemet e jetës morale në shoqërinë tonë janë bërë tejet të komplikuara, për shkak se në shoqërinë tonë erdhi momenti kur duhej bërë kapërcimi historik. Një proces i shpejtë dhe përgjithësisht kakofonik i kalimit nga shoqëria tradicionale në atë moderne (më saktë post-moderne). Kjo ka bërë që të tronditen thelbësisht themelet e vjetra të konceptimit të moralit tradicional, të mënyrave të vjetra të dallimit midis të moralshmes dhe të pamoralshmes, të lejueshmes apo të palejueshmes, të mirës dhe të keqes. Kufiri moral i dikurshëm mekanik, por shumë i qartë për njerëzit e mësuar me moralin dogmatik, tani është zëvendësuar nga relativizmi moral, mungesa e qartë e një sistemi vlerash shumë të qarta sociale.

Në shikimin e parë duket sikur nga një “Perandori Morale Doktrinariste dhe Ultimative” për të gjithë kemi kaluar në një “Shkretëtirë Morale”, në të cilën nga mënyra si sillen njerëzit, si komportohen moralisht me veten, të tjerët dhe shoqërinë, të krijohet ideja se jemi duke jetuar në një “Xhungël Morale”, në një shoqëri moralisht voluntariste ku secili mund të sillet si të dojë, pa pasur shqetësimin për nevojën e paradigmave morale sociale. Në të vërtetë nuk është kështu. Shoqëria jonë është duke rindërtuar një sistem të ri moral që bazohet në vlera të reja.

Gëzim Tushi, sociolog
Gëzim Tushi, sociolog
Në themel të tyre është padyshim liberalizimi i jetës, dominimi i filozofisë së individualizmit dhe personalizimit të jetës morale të njeriut. Ky Revolucion i madh social që ka ndodhur në jetën morale të shoqërisë duhet kuptuar në thelbin e vet ontologjik dhe ka nevojë në të njëjtën kohë edhe për të kuptuar fenomenologjinë e shfaqjes së jetës morale në kohën tonë. Pikërisht për këto dhe shumë arsye të tjera unë kam punuar disa vjet për të nxjerrë në dritën e botimit dhe vënë në dispozicion të lexuesit një libër që përpiqet të shpjegojë, sqarojë dhe interpretojë dukuritë e sotme të jetës morale në shoqërinë shqiptare.

Dhe si përfundim morali duhet apo është i tepërt?

Në libër unë jam munduar të bëj analiza të gjëra për t’i dhënë një përgjigje pyetjes dilematike që kam parashtruar publikisht që në kopertinën e librit. Absolutisht po, duhet është i nevojshëm, madje i domosdoshëm deri sa njeriu të mbetet njeri dhe derisa ai të jetojë në shoqëri. Një tërësi rregullash morale jo dogmatike por konsensuale, të pranuara kulturalisht nga të gjithë, e bazuar në principet liberale të lirisë dhe tendencës për dimension moral personal të njeriut, është konditë “sine qua non”.

Por që në fillim duhet të bëjmë marrëveshjen e fjalës që pa qenë fare nihilist dhe pa mohuar atë pjesë të vlerave morale pozitive që kemi nga e kaluara dhe duke flakur korpusin dogmatik të moralit të dikurshëm mekanicist e impersonal, ne kemi nevojë imediatë që të “ripërkufizojmë” atë ç’ka do të konsiderojmë morale. Kjo sipas mendimit tim mund të bëhet duke ripërkufizuar tërë sistemin e vlerave morale. Jo në kuptimin akademik e shkolaresk por në kuptimin e parimeve që t’i qëndrojnë kohës dhe të jenë në kopatibilitet me natyrën e njeriut të kohës post-moderne, të njeriut real e të vërtetë dhe jo të atij të sajuar apo të imagjinuar. Një moral i tillë jo vetëm nuk është i tepërt por është i duhuri, i nevojshëm, i domosdoshëm.

اfarë ka ndodhur me shoqërinë shqiptare për sa i përket moralit? A jemi ne shoqëri e moralshme?

Në shoqërinë shqiptare ka ndodhur një përmbysje morale e cila është reflektimi adekuat i “përmbysjeve” të tjera që në këtë shoqëri ndodhën pas viteve 90-të. Ajo që ka ndodhur tek ne dhe që përbën shpesh habi, sjell tronditje konceptuale dhe shqetësim moral është fakti se shoqëria jonë me vonesë faze në kohë kaloi moralisht nga tradicionalizmi dhe parimet dhe mënyrat moralisht tradicionale në post-modernitetin moral, i cili është një epokë që të tjerët i kishin kaluar gjysmë shekulli më parë.

Ndryshime që prekën “shtyllat morale” dhe mbi të gjitha solli ndryshime të thella në disa institucione të sigurisë morale. Sepse në fund të fundit ndryshimet prekën familjen, strukturën dhe funksionet e saj, shkollën, mënyrat e vjetra të autoritetit dhe sidomos liberalizimin e jetës seksuale. Këto janë gurë të rëndë moralë të orientimit të një shoqërie. Ndryshimi i tyre, kalimi nga “shoqëria e punës” (në kuptimin marksist e determinist të termit) në “shoqërinë e qejfit, kënaqësisë, spektaklit” etj., kanë sjellë probleme, kapërcime, prishje të rregullave dhe padyshim edhe shformime të thella të jetës morale.

1384095776-baby-prostitute-figlie-della-crisi--di-valori-moraliTë cilat mund të rregullohen jo duke mohuar atë që vjen por duke stabilizuar strukturat e orientimit social dhe të vlerave morale të kësaj shoqërie që jetojmë. Që janë krejt të tjera (që duhen ripërkufizuar) dhe të pangjashme me ato të epokës morale tradicionale. Ne jemi shoqëri me problemet tona morale, ashtu si dhe shoqëritë e tjera kanë problemet e tyre. Nuk ka pse i shikojmë problemet tona si puritanë moralë. Nëse përpiqemi situata morale mund të përmirësohet dhe shoqëria mund të shëndoshet moralisht. Por jo nga moralistët dogmatikë, ilaçet e të cilëve janë më të këqija se sa sëmundjet morale që kemi sot. Duhen bërë diagnoza më fleksibile në mënyrë që të përmirësojmë shëndetin moral të individit dhe shoqërisë. Në libër unë jam përpjekur ta bëj këtë gjë me guxim. Sa të drejtë kam në gjykimet e mia, këtë ja kam lënë në dorë lexuesit.

Po në fakt, për ta shpjeguar, çfarë është morali dhe ku ndahet e moralshmja nga e pamoralshmja?

Morali nuk ka ndonjë përkufizim të ndryshuar nga koha. Ka qenë, është dhe do mbesë një tërësi rregullash, normash, parimesh etike që janë “detyruese” që zbatohen nga njerëzit në jetën private dhe sidomos atë shoqërore. Evolucioni i sistemit të vlerave, ndryshimi i raporteve midis definicioneve të vjetra të virtytit dhe vesit, pranimi i të drejtës së njeriut për të pasur kuptime të personalizuara për moralin, nuk do të thotë se nuk ka më moral, apo se nuk ekziston kufiri për të dalluar të moralshmen nga e pamoralshmja.

Natyrisht është vështirë të përcaktosh territoret e të moralshmes dhe të pamoralshmes në kushtet kur jetojmë në një shoqëri që ka në sistemin e vet të vlerave ambicien, egoizmin, individualizmin dhe zbehjen e humanizmit dhe solidaritetit social. Në këto kushte për të pasur një koncept të vërtetë për moralin dhe amoralitetin, na duhen sisteme vlerash qytetare, abstrakte në pamje të parë të cilat janë vlera që ndihmojnë njeriun që në mënyrë të personalizuar të komportohet me to dhe të orientohet prej tyre.

Cili është kulmi i imoralitetit, sipas jush?

Shoqëria jonë moralin dhe imoralitetin për një kohë shumë të gjatë e ka pasur të lidhur me tipologjinë e shfaqjeve dhe realizimit të seksualitetit individual. Deri vonë për fat të keq moralitetin dhe imoralitetin e kemi lënë në “duart e organeve gjenitale” të njeriut. Kjo epokë e bazuar në këtë përfytyrim për moralitetin tashmë ka marrë fund. Në jetën post-moderne ka tregues të tjerë të imoralitetit që lidhen devijimet individuale e shthurjet e rregullave të jetës sociale, me zgjerimin e limiteve të hipokrizisë dhe cinizmit të njeriut që “flet ndryshe nga çfarë mendon në të vërtetë dhe që mendon ndryshe nga çfarë flet”.

Ne nuk kemi nevojë për të zgjeruar cinizmin dhe hipokrizinë morale, as idenë që rëndësi ka si dukemi dhe si na shohin të tjerët dhe jo si jemi në të vërtetë. Moraliteti i kohës sonë është në situata të reja dhe shfaqet në terrene të rrëshqitshme. Unë në libër merrem gjatë me ndikimet e individualizmit moral, me ndikimin e prirjes së individualizimit të jetës morale dhe shfaqjeve të personalizuara të tij. Ky shekull është shekull tjetër dhe me siguri që do të sjellë ndryshime të thella, ndoshta të pakonceptueshme sot për moralin, etikën dhe moralitetin social.

Kush janë më të pamoralshëm sot në vendin tonë, femrat apo meshkujt?

Nuk besoj se mund të ketë ndonjë ndarje gjinore apo determinim seksualist të moralit. Në fakt për të qenë i sinqertë, shoqëria e sotme shqiptare ka më shumë dëshirë maskiliste që të akuzojë femrat si “shkaktare” për destabilizimin e jetës morale të shoqërisë. Kjo nuk është fare e vërtetë. Ajo që është e vërtetë dhe që ka tronditur kornizat e vjetra të moralit maskilist, është se tani femrat shqiptare kanë dalë nga determinimet biologjike e riprodhuese, kanë shfaqur më shumë dinjitet dhe identitet.

upset-couple-in-bedAlarmi moral i disa njerëzve është me sa duket tani erdhi koha e “zbulimit” të vërtetë të rezervave të femërores, të shfaqjes së tyre të plotë. Shoqëria post-moderne nuk është më dikotomike nga ana morale, e bazuar në dy morale me natyrë gjinore. Një për meshkujt dhe tjetrën për femrat. Femrat e sotme akuzohen moralisht sepse ato nuk pranojnë më moralin e determinimit si qenie riprodhuese, apo në rolin e “seksit të dytë”, të gjykuara dhe të paragjykuara për jetën e tyre private dhe intime. Kafazi moral maskilist i së kaluarës është shumë i ngushtë për dimensionin e femrës moderne shqiptare.

Por nga ana tjetër, janë femrat ato që përmenden më shumë në këtë pikë dhe janë pikërisht ato, që përfliten më shumë si të pamoralshme, e ndani edhe ju këtë mendim?

Jo nuk është fare kështu. Ky shikim semplist i moralit të femrës është i gabuar, i deformuar, i bërë me inat konservator. Ajo që nuk duron dot shoqëria konservatore apo morali maskilist i bazuar ose në gjykime maskiliste konservatore apo të artikuluara nga mentalitetet e meshkujve që kanë paragjykime poligame për femrat, është fakti që femrat e kohës sonë janë më dinjitoze, vlerësojnë më shumë jetën e tyre private, çmojnë parametrat e dëshirave të tyre të personalizuara, nuk pranojnë më të jenë “pronë private” e mashkullit (i dashur apo bashkëshort qoftë). Të gjitha këto kanë bërë që në këtë kapërcim post-modern të jetës fatura e ndryshimeve morale të shikohet e lidhur vetëm me ndryshimet e sjelljeve të femrave, duke u dhënë atyre një konotacion moral të gabuar.

Ka ikur koha kur morali i femrës ka qenë i lidhur me tabunë e “virgjërisë para martesës” apo me të drejtën e ndëshkimit për ato që mund të ndodhin pas martesës. Po bëj një pyetje morale: A mund të pranohet paradigma biologjikisht deterministe e së kaluarës që e lidhte tërë vlerën dhe personalitetin e femrës vetëm me “tabunë e virgjërisë”? A mund të jetë amoralitet apo imoralitet për femrën që largohet e lirë nga një lidhje që nuk funksionon apo nga një martesë e ndryshkur nga e cila mund të shpëtohet vetëm me divorc? Sigurisht nuk them se femrat tona janë moralisht perfekte apo që ato nuk kanë mëkatet e tyre. Ka ikur koha kur ato e mendonin veten si “pëllumbesha morale” dhe meshkujt shiheshin si “skifterët amoralë”. Jetojmë në kohë të reja dhe këto mizura morale kanë dalë nga qarkullimi.

Si pasojë e zhvillimeve që po merr shoqëria, a po rritet një brez i pamoralshëm?

Brezi i sotëm, sidomos adoleshentët dhe të rinjtë kanë problemet e tyre morale. Në librin tim unë trajtoj problemin se përse ata në kohën e sotme duhen parë “si të rrezikshëm dhe të rrezikuar” në të njëjtën kohë. Me ta duhet punuar, por jo si në të kaluarën. Të rinjtë e sotëm e urrejnë moralizimin didaskalik apo moralitetin dogmatik puritan dhe asketik. Ata janë pjesë e jetës që bazohet në koncepte, parime e praktika morale të reja. Krejt të ndryshme nga ato të kohës së kaluar. Ata duhen kuptuar në mënyrat si sillen, si ndërtojnë raportet etike, morale dhe seksuale. Një aksion kombëtar për të ndikuar në moralitetin e të rinjve do të ish një investim i dobishëm për t’i mbrojtur ata nga grackat e ndryshimeve që po pëson “sistemi moral” i shoqërisë.

A mund të themi që një grua që tradhton burrin quhet e pamoralshme?

Të them të vërtetën, në librin tim përpiqem të jem kundër dhe të largoj etiketime të tilla me terma kaq të rëndë e totalitaristë “tradhtar/e”. Shikoni duket sikur termat nuk kanë shumë rëndësi si përcaktuese nominale të një fenomeni moral. Por ato në thelbin e tyre kanë substancë të fortë me pasoja sociale që vijnë pikërisht nga mënyrat e etiketimit nominal. Në vend të termit “tradhtar” mund të themi mungesë besnikërie ndaj një kontrate martesore.

Sepse ndryshe është qëndrimi ndaj një “tradhtari/e” dhe ndryshe ndaj një njeriu jo besnik. Sepse një pjesë e krimeve për motive të dobëta justifikohen me perceptimin e deformuar të peshës sociale të tradhtisë. Prandaj unë ngul këmbë që për të rregulluar jetën morale, për ta vënë atë në shina dhe të bazuar në standarde të reja, kemi nevojë të “ripërkufizojmë” moralin dhe konceptet e tij. Ndryshe do vazhdojmë të paguajmë haraç të panevojshëm. Madje të tepërt.

Po një grua që i qëndron besnike bashkëshortit të saj, është domosdoshmërisht e moralshme?

E moralshme është tjetër. Ka shumë tregues të tjerë që janë me po aq vlerë (në mos më shumë) se sa besnikëria pasive. Në këtë rast besnike po, mund të thuhet. Por kjo nuk mjafton. Duhet parë në shkaqet e veta që janë thelbësore që lidhen me sjelljen e femrës dhe rrethanat e jetës së saj.

Cili është mesazhi që jepni në fund, si sociolog, a duhet të qëndrojmë të moralshëm?

Të moralshëm në kuptimin post-modern, besoj se është e mundur. Me kusht që të ecim duke pranuar ndryshimet morale që imponon koha, duke vlerësuar nevojën e ripërkufizimit të moralit dhe sistemit të sotëm të vlerave morale liberale dhe të relativizuara. Po është e mundur që në shoqërinë e sotme shqiptare të kemi një nivel të kërkuar të “konsensusit moral”. Këto gjëra janë trajtuar gjerësisht në 460 faqet e librit tim “Morali – duhet apo është i tepërt”.
dita
 
Titulli: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

Vertet profesional si mendim.

A mund të themi që një grua që tradhton burrin quhet e pamoralshme?

Të them të vërtetën, në librin tim përpiqem të jem kundër dhe të largoj etiketime të tilla me terma kaq të rëndë e totalitaristë “tradhtar/e”. Shikoni duket sikur termat nuk kanë shumë rëndësi si përcaktuese nominale të një fenomeni moral. Por ato në thelbin e tyre kanë substancë të fortë me pasoja sociale që vijnë pikërisht nga mënyrat e etiketimit nominal. Në vend të termit “tradhtar” mund të themi mungesë besnikërie ndaj një kontrate martesore.

Sepse ndryshe është qëndrimi ndaj një “tradhtari/e” dhe ndryshe ndaj një njeriu jo besnik. Sepse një pjesë e krimeve për motive të dobëta justifikohen me perceptimin e deformuar të peshës sociale të tradhtisë. Prandaj unë ngul këmbë që për të rregulluar jetën morale, për ta vënë atë në shina dhe të bazuar në standarde të reja, kemi nevojë të “ripërkufizojmë” moralin dhe konceptet e tij. Ndryshe do vazhdojmë të paguajmë haraç të panevojshëm. Madje të tepërt.


Kush janë më të pamoralshëm sot në vendin tonë, femrat apo meshkujt?

Nuk besoj se mund të ketë ndonjë ndarje gjinore apo determinim seksualist të moralit. Në fakt për të qenë i sinqertë, shoqëria e sotme shqiptare ka më shumë dëshirë maskiliste që të akuzojë femrat si “shkaktare” për destabilizimin e jetës morale të shoqërisë. Kjo nuk është fare e vërtetë. Ajo që është e vërtetë dhe që ka tronditur kornizat e vjetra të moralit maskilist, është se tani femrat shqiptare kanë dalë nga determinimet biologjike e riprodhuese, kanë shfaqur më shumë dinjitet dhe identitet.



Mendoj si te moralshme dhe me vlere ndjenjat, idealet, parimet te cilat nese i tradhetoj atehere hyn ne ate qe quhet imoraleshme. nese ndjej se nuk po tradhtoje keto vlera atehere nuk pyes se cfare gjykojne te tjeret. virgjeria per mua eshte me shume nje ceshtje mendore lidhur me nje cipe. Megjithate virgjeria e kemi thene shume here eshte nje vlere personale e nje vajze e cila vendos ta humbase ose jo kur ajo eshte gati :D..kur ajo e ndjen kete gje :respekte:
 
Titulli: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

Dy gjera duke u nisur nga titulli se s'mundem ta lexoj tekstin tani:

1- Morali eshte Nje, si per femra dhe per meshkujt.
2- Morali eshte nje teresi rregullash individuale dhe shoqerore qe permiresojne jeten dhe individin per te patur nje ambjent sa me te shendoshe rreth vetes.Nuk eshte vetem 1 element tek.
3- Vlerat morale jane universale, nuk limitohen sipas nje konteksti dhe nuk lidhen as me kohe e as vendin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

Citim:Ajo që është e vërtetë dhe që ka tronditur kornizat e vjetra të moralit maskilist, është se tani femrat shqiptare kanë dalë nga determinimet biologjike e riprodhuese, kanë shfaqur më shumë dinjitet dhe identitet.

Ehe tamam idiotesia e patriarkalizmi ska brire vec keshtu..urojme te dale nga ky mendim jo vetem nje pjese sociale e Shqiptarve por pjesa dermuese e shoqeris e saj,kur te fillojn te ndryshojne mendim edhe andej nga Bathoria e babarruia ahahahah e zonat rurale neper Shqiperi.. eh dic eshte permirsuar shoqeria,deri atehere sintomat jan evidente e te rrezikshme.
 
Pe: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

NUk dua ta zgjas shumë, sepse kjo temë është bërë bozë duke u diskutuar,
por e dij, se po humbi morali, vjen degjenerimi, një shoqëri që nuk i përngjan
as shtazëve, se lëre më njeriut.
 
Titulli: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

Hmmmm
Pse ka si fjali italisht si anglisht siper ca paragrafeve?
 
Titulli: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

nuk ka qene ndonjehere 'koha', eshte gjithmone menyra e formimit, ose mungesa e tij
 
Pe: Ka ikur koha kur morali i vajzës shqiptare lidhej me virgjërinë?

NUk dua ta zgjas shumë, sepse kjo temë është bërë bozë duke u diskutuar,
por e dij, se po humbi morali, vjen degjenerimi, një shoqëri që nuk i përngjan
as shtazëve, se lëre më njeriut.

ricky _ch … ke humbur fare dhe te prsh .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top