K. Superiore, sukses për Tiranën, Bylis e Laçi “ko”

cent

...Lontano
31210.jpg

Tirana triumfon në “Qemal Stafa” përballë Vllaznisë. Ekipit kryeqytetas i ka mjaftuar goli i Likës në minutën e 48 i shënuar nga pika e bardhë e 11 metërshit për të marrë 3 pikëshin ndaj shkodranëve që nuk u shfaqën të rrezikshëm në portën e kundërshtarit. Me këtë fitore skuadra e Nevil Dedes, ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Vllaznia ndodhet një vend më poshtë me 35 pikë.

Bylis dhe Laçi nuk arrijnë të përsërisin suksesin në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat. Në javën e 23-të të Kategorisë superiore të dyja skuadrat pësuan humbje.

Shkumbini mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1 Bylis. Edhe pse ishin miqtë ata që shënuan të parët në minutën e 25’ me anë të Bakiut, vendasit barazuan me Dervishin, ndërsa pak minuta para përfundimit të takimit Lluca realizon dhe golin e fitores. Një triumf i rëndësishëm ky për skuadrën e Miles, duke qënë se ekipi lufton për mbijetesë.

Një fitore jo me shumë vlera ajo e Tomorrit ndaj Laçit, ku beratasit iu imponuan 2-0 laçianëve që gjithsesi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Golat u shënuan nga Arbri 25′ e Sulejmani 45′.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top