K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

cent

...Lontano
5191.jpg

9 kupa bote pritet të zbresin në Fonte Nova, ku pentakampeonët do të përballen me Italinë. Në një klimë surreale, me protesta të shumta, viktima e të plagosur, sulme ndaj organizatorëve, një nga sfidat më të shumëpritura të Kupës së Konfederatave do të përjetohet në një atmosferë shumë të nxehtë. Italia ka kaluar ditët përpara ndeshjes në hotel por për trajnerin Prandelli ky nuk është problem, pasi shqetësim është lodhja që u pa ndaj Japonisë. Aspekti fizik konsiderohet si pika kryesore në ndeshjet e deritanishme dhe për këtë arsye trajneri italian mendon të hedhë në sulm të vetëm Balotelin, të mbështetur nga Diamanti dhe Giovinco.

Nuk do të jetë e lehtë për Felipe Scolarin në krahun tjetër, lideri i skuadrës braziliane. Kampioni i botës në 2002 pranon se të luash në shtëpi është një tmerr i vërtetë dhe pak a shumë kjo pritet të ndodhë edhe vitin e ardhshëm në botëror. Në formacion pritet të jetë Hernanes që mund të luajë në vend të Paulinhos që ka probleme në kavilje. Megjithatë vëmendja e të gjithëve në sallën e konferencave është tek protestat dhe futbollistët e dinë që edhe një sukses ndaj Italisë është e vështirë për të shuar zjarrin. Kjo do të jetë sfida e 16 midis Brazilit 5 herë kampion bote dhe Italisë katër herë fituese. 7 herë ka triumfuar skuadra amerikano latine, 5 herë evropianët teksa tre sfida kanë përfunduar në barazim. Suksesi i fundit i të kaltërve në kompeticionet ndërkombëtare është në finalen e 1982, me triumfin 3-2, ndërkohë që nuk shënojnë në portën e Selecaos në katër sfidat e fundit. Sfida e fundit e tyre është miqësorja e marsit të këtij viti të luajtur në Gjenevë e përfunduar në barazim 2-2.

Një situatë e tillë është përsëritur edhe në 2009, ku ekipet u ndeshën në fillim në miqësore më pas në Kupën e Konfederatave. Në të dyja ato takimet Brazili fitoi 2-0 miqësoren e Londrës dhe 3-0 në Afrikën e Jugut. Në turneun e këtij viti Brazili është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar gol, ndërsa Italia e Prandellit nuk njeh humbje në vitin kalendarik 2013. Një sfidë brenda sfidës është edhe ajo midis talenteve të dy ekipeve Neymar-Baloteli. Një duel në distancë ndërmjet dy futbollistëve që adhurimin për njëri-tjetrin nuk e kanë fshehur asnjëherë. Pavarësisht problemeve që ekzistojnë në Brazil klasikja e futbollit botëror ka mbi vete interesimin e mbarë globit.
/S.Sport
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Klasike e keqe o kon per italin se veq edhe portjeri Julio Cezar nuk jav trusi GOL ska ekip italia per me ndejt konkurent me keta tipat qe veq frizura ju bon 57 milion euro
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Forca Brazil
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Forca Brazil

Sonte Brazili Me Neymarin marrin leksionin nga spanjollt edhe kryhet kupa e konfederatave vjen ne Europe se boll ka ndejt ne amerike latine.
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Mezi pres ta shoh, Italy!!! ka qene gjithmone skuadra ime qe 4-5 vjece!!!!! :)

C'fare ore eshte me sakte ?
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

O kry fatekeqesisht ka hup 4 me 2 hahhaha veq edhe portieri i brazilit ka met me jep gol me u kompletu
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

kur u kry ????? a luhet sonte ?
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

O kry para tre dite fatekeqesisht...
Sonte o Finalja Brazil me Spanjen ,italia eshte tu lujte me uruguain ne keto momente edhe po fiton 1-0 italia
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

me paska ikur ndeshja me e bukur,

Flm per information gjithsesi, po kerkoj k'te qe po luhet tani .... apo nuk po e jep live tani?
 
Pe: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Haha, kësaj i thonë dezinformim.

Nejse, fajet i ka ai që e ka shkruarë artikullin.
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

edhe vete forumi, pasi mua ma dha sikur kjo teme eshte hapur sot :S
 
Pe: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Ashtu është kur "sonte" nuk është gjithmonë "sonte"!
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

Si ka fajet more ai kqyren daten kur e ka qit centi artikullin atehere futjani akuzaa
 
Titulli: K. Konfederatave, luhet sonte klasikja Itali-Brazil

hahahhahahhahaha legend je ti djale po ketu duhet me vizatu NEYMARIN edhe e marrin vesh rezultatin tifozeria italiane
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top