Juventusi ka marrë një fitore të pastër në Serie A, duke mposhtur 3-0 Spezia-n.
Pas barazimit ndaj Verona-s, bardhezinjtë e drejtuar nga Pirlo kanë arritur të reagojnë në ndeshjen e parë të javës së 24-t në Serie A.
Të tre golat e kësaj sfide u shënuan në 30 minutat e fundit, me Morata-n që zhbllokoi rezultatin, Chiesa shënoi të dytin dhe Ronaldo që vulosi fitoren.
Me këtë triumf, Juventusi ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë, 3 më pak se Milani i vendit të dytë.
A2news.com