Vajza
🪡
Juventusi mund ta ndërprejë kontratën me Gonzalo Higuainin
Ai ka edhe një vit tjetër kontratë me Juventusin, por që klubi italian mund ta përfunodojë më herët atë.
Kjo për shkak se argjentinasi nuk i është përgjigjur ftesës së klubit për t’u rikthyer në ITali, përcjell GazetaBlic.
Kësisoj, duket se kampioni aktual italian po mendon për ndërprerjen e kontratës, teksa sipas “Tuttosport”, portal i afërt me “Zonjën e Vjetër”, futbollisti i ka në tavolinë tri opsione.
Andaj, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Juve ia ka dhënë tri opsione Higuainit:
1) Të rikthehet në Torino nga Argjentina dhe të mbyllë sezonin,
2) Të qëndrojë në Amerikën e Jugut me nënën e tij të sëmurë dhe të arrijë marrëveshje me Juven.
3) Juventusi ta prish krejtësisht marrëveshjen për shkak të shkeljes së kontratës nga ana e lojtarit.
GazetaBlic
Last edited by a moderator: