Juve, 80 milione euro per rindertimin

elbruna

Anëtar i Respektuar
Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, “Zonja” ka në dispozicion plot 80 milionë euro për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës. “Zonja e Vjetër” tashmë është “Zonjë e pasur”. Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë për klubin bardhezi, pasi ka në dispozicion plot 80 milionë euro për të shpenzuar në fund të këtij sezoni. Me këtë shumë Juventusi ka më shumë mundësi të arrijë objektivat: Frenk Riberi dhe Gonzalo Higuain.
Logo-e-Juventus.gif
Vendimtar do jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve, pasi nëse “Zonja” ia del të sigurojë një vend në këtë veprimtari sezonin e ardhshëm, atëherë do ketë më shumë para në dorë. Nëse kjo arrihet, atëherë mund të përforcohet edhe reparti i mbrojtjes, alternativat e të cilit mund të jenë Mekses i Romës dhe Bonuçi i Barit.



webshqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top