Juncker flet frengjisht – “Anglishtja ka humbur rëndësinë në Europë”

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur në frengjisht gjatë një konference në Itali, duke u shprehur se anglishtja ka humbur rendësinë e saj në Europë.
Ai tha se ky veprim ishte edhe nje mesazh për francezët për zgjedhjet e të dielës. Deklara e Junker vjen në kohën kur Brukseli dhe Londra po debatojnë ashpër sa i përket negociatave të daljes se Britanisë së Madhe nga Unioni dhe në prag të zgjedhjeve të Francës, ku një fitore e Marinë le Pen do të sillte një Frexit.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi se anglishtja e ka humbur rëndësinë e saj në Europë dhe për këtë arsye ai zgjodhi të flasë në frëngjisht.
Gjatë një konference në Firence të Italisë, Juncker shtoi se do të donte që populli francez të kuptonte mesazhin e tij për Europën përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës më shtatë maj.
“Jam në dilemë mes anglishtes dhe frëngjishtes. Por e bëra zgjedhjen time. Do të flas në frëngjisht pasi anglishtja ka humbur rëndësinë e saj në Europë. Dhe pastaj francezët do të kenë zgjedhje, të dielën e ardhshme, dhe unë do të doja që ata të kuptojnë atë që them për Evropën dhe për kombet “
Teksa Junker tha se dobësitë e bllokut luajtën një rol në rezultatin e referendumit britanik për të lënë Bashkimin Europian, Antonio Tajani, president i Parlamentit Europian deklaroi nga Palazzo Vecchio i Firences se BE duhet të përballet me “pakënaqësitë” ekzistuese që çuan qytetarët drejt forcave populiste, duke shtuar se në vend që të sulmojë Partitë Populiste Evropa duhet të kuptojë se pse njerëzit votojnë për ta.
“Ne gjithashtu duhet të përballemi me pakënaqësinë që ekziston. Gjërat po ndryshojnë, por sërish kemi shumë qytetarë që përqafojnë forcat populiste, sepse ata mendojnë se nuk kanë më shpresë. Kjo është thirrje e dhimbjes, është alarm, duke na sinjalizuar për atë që ndodh.”
Deklarat e Tajanit dhe Junker vijnë në kohën kur Brukseli dhe Londra po debatojnë ashpër sa i përket negociatave të daljes se Britanisë së Madhe nga Unioni dhe në prag të zgejdhjeve të Francës, ku një fitore e Marinë le Pen do të sillte një Frexit
juncker-620x330.jpg
 
Anglishtja se ka humbur kurre rendesine.
Dhe kete e thote nje frankofon i bindur si puna ime.
Anyway......Vive La France, vive le francais et les francais :)
 
Anglishtja se ka humbur kurre rendesine.
Dhe kete e thote nje frankofon i bindur si puna ime.
Anyway......Vive La France, vive le francais et les francais :)

Po, se keputet ne bithe franca per Shqiperine. Francesua serbua paupau a la varrua.
 
Anglishtja nuk ka humbur asnje rendesi, biles me mire do behet. Sinjali qe gjoja i ka derguar ky Francezeve eshte mesazhi qe do i dergonte Le Pen popullsise se saj, qe une jam Krenare qe jam Franceze dhe per kete do flas Frengjisht ne kete mbledhje. Dhe ne fakt ashtu duhet, dhe ashtu duhet vepruar nga cdo shtet. Tregon respekt per vendin nga vjen dhe nuk te del fjalimi si keta gomaret tane kur perpiqen te flasin ne gjuhe te huaj. Keta gomaret tane as Shqipen nuk e flasin sakt, ne nje fjali perbere nga dhjet fjale, dy do jene Shqiptare, te tjeret te huaja.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
I them Juncker: Lërja linguistëve kte punë!
 
Aman, vetëm anglishtja mos të humbasë rëndësinë, se mezi e kemi mësuar...
Më mirë të humbasë shqipja se anglishtja. :p
 
Back
Top