Titulli: JU LUTEM !! VOTONI per SHKODREN kampione ne gare mes 75 qyteteve NE VELO CIT
SHKODRA, KULTURA E SHNDRITSHME E اIKLIZMIT
- “Qyteti i biçikletave” në garën e madhe ndërkombëtare “Velo-City 2013” në Qershor 2013-
TIRANث, 4 Prill/ATSH- Edmond Prifti/.- Edhe 67 ditë, 22 orë, 49 minuta dhe 43 sekonda e ndajnë Shkodrën, “qytetin e biçikletave” nga konferenca më e madhe e organizuar në Vjenë të Austrisë midis datave 11-14 qershor 2013 në projektin “Velo-City 2013”, ku edhe pritet të përzgjidhet “qyteti evropian i biçikletave”.
Të gjithë shkodranët, por jo vetëm, kanë filluar fushatën e sensibilizimit edhe në rrjetin social Facebook në faqen “Shkodra Cycling City”, ndërsa kanë postuar edhe linkun e votimeve online, të cilat janë të hapur nga data 1-15 prill 2013.
“Jeta është si biçikleta. Që të ruash ekuilibrin, duhet të vazhdosh pedalimin”, ka thënë Albert Einstein. E kështu, pedalimi i shkodranëve ka filluar që herët, por dokumentimi i parë i fotografive na vjen nga Marubi në vitin 1897 me dy burra me veshje popullore me biçikleta ndër duar, apo fotoja ajo e vitit 1915, ku përmes objektivit na nxjerr një fakt interesant të pajisjes së policisë shqiptare me biçikleta...
Në faqen e internetit “Shkodra Cycling City”, e cila është hapur në kuadër të këtij “takimi” botëror për renditjen e qytetit të Shkodrës në vazhdën e qyteteve të tjera më kulturë në pedalimin e biçikletave, në projektin shqiptar “Pedalimi shkodran, traditë e ardhme – e ardhme e ndritur” e mbështetur edhe nga Bashkia e Shkodrës si dhe disa organizata jo-fitimprurëse thuhet se, “...megjithëse kultura e pedalimit u vu në rrezik nga dëshira e njerëzve për të vozitur makinën, shpejt u kuptua se përdorimi i makinës në qytet u kthye në kurth për qytetarët..."
"Shkodra nuk bën përjashtim nga shumë qytete holandeze dhe daneze. Sidoqë tundimi për të pasur një makinë ishte i madh, pedalimi nuk rezistoi vetëm nga pragmatizimi e pamundësia ekonomike, por nga tradita e fortë e shkodranëve lidhur me biçikletën, me shëtitjen në ajër të pastër e ndjeshmërinë ndaj natyrës së bukur që e rrethon qytetin në çdo krah", citohet në këtë faqe.
Sipas të dhënave “Velo-City 2013”, në Evropën Perëndimore (përgjatë vitit 2010) qyteti i Shkodrës kapte vendin e pestë ndër 15 qytete të tjera, duke renditur 29 % të popullsisë së këtij qyteti që përdorën pedalimin, pas Groningen të Hollandës, Kopenhagenit të Danimarkës, Mynster të Gjermanisë e Bolzanos në Itali.
Kjo konferencë, ku do marrin pjesë më shumë se 20 shtete evropiane por edhe më gjerë, është e pasuar nga një program tejet i ngjeshur me aktivitete, ide kulturore, turistike, apo planifikim urban, që do të mbahet në Vjenë të Austrisë ku dhe pritet të shpallë fituesin e qytetit “Vizionarët e اiklizmit”, ata të cilët do të nxjerrin në pah idetë e reja dhe kulturat e çiklizmit urban.
Programi në fjalë mbështet gjithashtu individët e rinj me prejardhje të ndryshme profesionale, si dhe kontekste kulturore të angazhuar në zhvillimin e çiklizmit si kyç për të ardhmen e lëvizshmërisë urbane.
Sipas faqes në internet “Velo-City2013.com”, “Shkodra është një qytet me 114.000 banorë dhe njihet për traditat çiklistike në Shqipëri, por edhe në Evropën Juglindore. Sipas modaliteteve, 29 për qind e shkodranëve përdorin biçikletat, 44 për qind ecjet në këmbë dhe veçse 3 për qind transportin publik”, ndërsa për sa i përket ndarjes në meshkuj apo femra, faqja zyrtare në fjalë citon se janë 50 për qind.
Në vijim, sipas tyre “...Tirana, kryeqyteti shqiptar, e ka humbur këtë kulturë dy dekada më parë... Konferenca e parë për mundësitë urbane u mbajt në qytetin e Shkodrës, në Tetor 2012”. Më tej Velo-City përmend rolin e çmuar të projektit të organizatës “GO2” dhe e pushtetit lokal të Shkodrës për edukimin, ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e përdorimit të këtij mjeti transporti, në sekorin e turizmit.
Më shumë se 36 mijë biçikleta numërohen në Shkodër, ku së paku çdo familje shkodrane ka minimum dy mjete pedaluese. Kanë mbetur edhe 67 ditë, 21 orë, 53 minuta dhe 32 sekonda deri në këtë event mbarëbotëror. /a.g/