Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ju flet Torino, në shqip

  • Nga E3
  • Start date Start date
  • - Bashkëatdhetarët nëpër botë
Do të njihemi sot me një guerrilas të vërtetë të komunikimit. Ai është një njeri që ka shndërruar në mision të vetin, popullarizimin e muzikës shqiptare në median italiane.

Rinis Demo është mbi të gjitha një student krejt i zakonshëm shqiptar në Itali.

“Unë kam 7 vjet që studioj në Torino për shkenca politike. Në fundjavë punoj në një diskotekë”, thotë Rinisi.

Ai nuk është vetëm zemra e festive shqiptare në Torino të Italisë prej disa muajsh ai është edhe zëri i tyre nëpërmjet një iniciative që po fiton gjithmonë e më shumë ndjekës ose më saktë dëgjues.

“ثshtë radio. Bashkëpunoj me një radio, ‘Torino International’. Kemi një program tonin që quhet ‘Shqip in Torino’ prej orës 12:30 deri në 16”, tregon Rinisi.

Hapësira shqiptare në radion e Torinos ka një formë të mirëfilltë që vjen nëpërmjet këtij djali dhe koleges së tij.

“Muzikë, pastaj kemi lajme nga Shqipëria, më shumë shoqërore, politike, gjendja në Shqipëri. Nga ora 10:30 deri në 16 kalojmë në rrymat tradicionale, ato popullore”, thotë Renisi.

Por gjuha shqiptare në radion e zemrës së Italisë veriore duhet të ketë shkaktuar jo pak habi për vendasit.

“Në fillimi kishim pak vështirësi se nuk kishim eksperiencë në këtë fushë. Por falë internetit kemi shumë dëgjuesa edhe në Shqipëri”, shpjegon Renisi.

Madje pritja jo vetëm që nuk ka qenë e ftohtë dhe paragjykuese nga italianët, por që tani kemi viktimat e para të “made in Albania” ose pothuajse.

“Kam një dëgjues të rregullt italian që më kërkon përherë, këngën e Sinan Hoxhës ‘Alo, alo, ambulanca’ që ai e thotë me atë theksin e tij qesharak”, tregon Renisi.

Një shprehje thotë që “çdo rast është i mirë për të festuar” dhe studentët shqiptarë në Itali me sa duket nuk kanë ndërmend të lënë ndonjë rast t’u shpëtojë.

“Jemi një grup studentash që merremi vetëm me festat në Torino, prej pesë viteve. Organizojmë një herë në muaj festa duke kaluar gjithë natën së bashku. Duket njësoj sikur jemi në Shqipëri”, thotë ai.
dj-pasditetch2.jpg

Nëse nuk ka qenë e qartë deri tani ky takim me Dj shqiptar në Itali po zhvillohet në ambientet e Top Albania Radios, një model për profesionin e të riut.

“Një nga programet e preferuara ‘Një këngë për ty’. E kam pasur një ëndërr në syrtar të jem në një radio shqiptare dhe sidomos në ‘Top Albania Radio’”, thotë Renisi.
◘tch◘
 
Titulli: Ju flet Torino, në shqip

bravo Renisit.....na nderon
 
Titulli: Ju flet Torino, në shqip

allhall!!!!bravo te qofte!
 
Titulli: Ju flet Torino, në shqip

ej lale...tw rotonda eee....ahhahaha
bledi eshte ai te foto mbrapa?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back