Joshte femra në Twitter për t’i vrarë dhe copëtuar trupin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Joshte femra në Twitter për t’i vrarë dhe copëtuar trupin

59f8598f140000610d8ca787.jpeg


Takahiro Shiraishi, 27 vjeç akuzohet për vrasjen e disa personave, të cilët i fshihte në frigorifer. Kishte pak kohë që ishte transferuar nga Zama në periferi të Tokios dhe viktimat i tërhiqte drejt apartamentit të tij në saj të një llogarie në Twtter.

Shokët e përshkruanin atë si një person të heshtur e të matur. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte përpara kompjuterit. Ishte pikërisht kompjuteri ai që e ndihmonte atë që të gjurmonte viktimat.



Takahiro-Shiraishi.jpg


Me nofkën Hanging pro, ai shpërndante në rrjetet sociale tema si bulizmi dhe vetë-lëndimi, duke arritur kështu që të binte në kontakt me njerëz shumë të ndjeshëm, në kushtet e depresionit dhe vetmisë. Duke shfrytëzuar këtë gjë, ai arrinte që të tërhiqte vajza të reja e të lezetshme, me qëllimin për t’i joshur dhe më pas për t’i vrarë.

Suspect-Takahiro-Shiraishi-C-covers-hi.jpg


Sipas asaj që raporton Daily Mail, ishte një plan arkitektuar në çdo hollësi. I ftonte që të praktikonin Shinjū, një praktikë antike që fliste për vetëvrasjen e njerëzve të dashuruar, por që me kalimin e kohës është përdoruar për vetëvrasjen e dy njerëzve që kanë një lidhje.

Prej muajsh ai ka bërë të njëjtën gjë, ka joshur, vrarë, prerë trupat dhe i futur ato në frigorifer. Policia raporton se deri më tani janë gjetur trupat e tetë grave dhe një burri. Fatmirësisht është arrestuar.


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top