Jo më punonjëse seksi në dritare, fiken dritat e lagjes më të famshme të botës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Jo më punonjëse seksi në dritare, fiken dritat e lagjes më të famshme të botës


la-1.jpg

Duhet të vinte një kryebashkiake, e para në historinë e Amsterdamit, që të vendoste me të vërtetë dorë në lagjen me ‘drita të kuqe’. Propozimi për mbylljen e lagjes, ose për ndryshimin e saj, është i hershëm, por askush nuk kishte guxuar.

Deri më sot, kur kryebashkiakja e gjelbër, Femke Halsema, në krye të qytetit që nga viti i shkuar, propozon ‘uljen e qepenave’; jo më vajza në vitrina, por publicitet në internet dhe dekor i garantuar.


Problemi, për kryebashkiaken, nuk është prostitucioni; në vendet baske ai është i ligjshëm me kusht që të mos ushtrohet në rrugë, dhe dritaren, që në lagjen me drita të kuqe janë 330, të marra me qira për 150 euro çdo tetë orë, janë një zgjidhje e ligjshme.


Por, problemi është se ato dritare i ekspozojnë punonjëset e seksit ndaj shikimeve fyese të turistëve, 17 milionë çdo vit, që vizitojnë lagjen si një atraksion gratis, nuk paguajnë asgjë dhe shpesh fyejnë personat në vitrinë. Ndalimi për të bërë fotografi thuajse gjithnjë shkelet dhe dinjiteti i atyre që qëndrojnë pas xhamit, cenohet po ashtu.
g.shqip
 

Attachments

  • la-1.jpg
    la-1.jpg
    79.8 KB · Shikime: 0
  • la-1.jpg
    la-1.jpg
    79.8 KB · Shikime: 0
O mos i mshelni edhe pak bre, pritni të shkoj veç 1 herë unë, prit oj Femke, prit!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top