Jo më ngelës në lëndët me zgjedhje

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Urdhri i djeshëm i ministrit të Arsimit, llogaritje me nota të shkallëzuara

Asnjë i ri që u është nënshtruar provimeve të lëndëve me zgjedhje në Maturën Shtetërore 2009 nuk do të provojë shijen e hidhur të të qenit ngelës. Ata do të jenë të gjithë kalues dhe do të përballen vetëm përmes rezultateve të arritura. Seleksionimi i tyre në fitues apo jo të degëve të përzgjedhura për në universitetet publike në vend do të bëhet falë rezultatit final të arritur nga të katër provimet e dhëna dhe formulës përfundimtare.

Ka qenë një urdhër i dalë dje nga ana e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, ai që ka ndryshuar kushtet e trajtimit në provimet e lëndëve me zgjedhje, të kandidatëve për në institucionet e arsimit të lartë publik në vend.

Drejtori i APRIAL-it, Frederik Shalësi, në një deklaratë për gazetën "Shqip" shprehet se risia e këtij viti do të jetë nota e shkallëzuar për çdo konkurrent.

"E reja këtë vit është që me urdhër të ministrit të Arsimit është vendosur që sivjet nuk do të ketë ngelësa në provimet e lëndëve me zgjedhje. Kjo pasi për secilin maturant është bërë një skemë e konvertimit të pikëve në notë të shkallëzuar, meqenëse përdoret edhe në provimet e detyruara, D1 dhe D2", shprehet Shalësi. Ai shpjegon edhe logjikën e një vendimmarrje të tillë. "Kjo, thotë Shalësi, do të bëhet për efekt të dallimit në llogaritjen qoftë edhe me një pikë në renditjen e fituesve për në shkollat e larta". Pra, në rast se më parë rezultonin disa të rinj konkurrentë në një degë me të njëjtën sasi pikësh, por që numri i kufizuar i kuotave nuk mund t‘i klasifikonte të gjithë si fitues, këtë vit, vizën ndarëse mes atyre që pranohen dhe të tjerëve që skualifikohen e përcakton nota me presje dhjetore.

Sipas drejtorit të APRIAL-it, ideja e konvertimit të këtij viti është që çdo pikë ka një notë të shkallëzuar të përcaktuar dhe kjo notë hyn në formulën përfundimtare të llogaritjes së rezultatit të secilit kandidat. "Kjo do të thotë që nëse një nxënës ka notë të shkallëzuar 1.50 kjo do të hyjë në formulë dhe ky nxënës nuk quhet ngelës, por edhe atij i llogariten pikët", vijon më tej sqarimin e tij drejtori Shalësi.

Ndërsa rezultatet e fituara nga secili prej 33690 kandidatëve për studentë në provimet e lëndëve me zgjedhje mësohet se do të shpërndahen mëngjesin e sotëm në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore rajonale. Më pas janë këto të fundit që bëjnë edhe shpërndarjen e këtyre rezultateve në shkolla, që detyrimisht duhet të afishohen në vende të dukshme.

Aktualisht, APRIAL ka kontrolluar të gjithë data-bazën, si dhe ka kryer të gjitha verifikimet për të dhënat e maturantëve që morën pjesë në provimet e lëndëve me zgjedhje. Po kështu, drejtuesi i këtij institucioni bëri të ditur dje se janë përgatitur listat për çdo shkollë, të cilat do të printohen, do të paketohen dhe do të dërgohen përmes Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore në të gjitha shkollat e vendit.

[(D1+D2+M)xKsh+Z1xKz1+Z2xKz2]x100. Kjo është formula e vendosur nga Ministria e Arsimit, e cila mbart "sekretin" e llogarive që klasifikojnë si fitues ose jo në degët e preferuara të rinjtë kandidatë për në institucionet e arsimit të lartë publik në vend.

Pas publikimit të rezultateve finale të arritura nga secili konkurrent për në garën universitare nuk mbetet tjetër veçse lidhja e të dhënave dhe përllogaritja e pikëve në total të fituara prej tyre. Më pas, në mënyrë kompjuterike bëhet edhe shpërndarja e tyre në universitete, sipas degëve të preferuara të shënuara në Formularin A2.
*shqip*

thumbnail.php
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top