Aren
Anëtar i Respektuar
Pak ditë na ndajnë nga 21 Dhjetori… Këtë ditë në fakt… nuk pritet që të ndodhë asgjë!
E megjithatë, të shumtë janë ata që kanë kërkuar të bëhet ditë pushim. Por nuk mungojnë as ata njerëz të cilët besojnë se do të jetë dita e fundit për planetin dhe për njerëzimit.
Skenarët janë nga më të larmishmit. Cilët vende në botë “do të shpëtojnë”? Asgjë nuk është e sigurt, por ne kemi evidentuar disa vende ku mund të shkoni “për të festuar” përmbysjen e botës, se më 22 dhjetor ndoshta kështu do të ndjeheni.
Kështjella Yll në ishullin Silli, Britani
kështjellë e bukur mendojmë se është vendi më i përshtatshëm për ndjerë se jeni i mbrojtur. Nga zombie apo kërcënime të tjera!
Shtëpia – anije në Harlingen, Hollandë
Kjo shtëpi ka një magazinë të mbushur me ushqime. Gjithashtu, nuk i mungon as uji i ngrohtë dhe ka kontakte të plotë me tokën. Ngjan si kutia e Noes por pa kafshë. Aty mund të shpëtosh nga përmbytja.
Suita – minierë në Suedi
ndodhet 155 metra nën sipërfaqen e tokës. Mund të të mbrojë nga stuhitë dhe tufanet. Por nuk vlen nëse keni frikë nga mjediset e mbyllura.
Shtëpia në pemë, Britani
shtëpi ka ujë të rrjedhshëm, tualetë biologjike, frigorifer dhe sobë që funksionojnë me energji diellore. Nëse “e keqja” do të ndodhë vetëm në tokë, atëherë mund të shpëtoni. Por gjithsesi, nuk është zgjidhja më e përshtatshme.
Vendstrehimi Brentwood në SHBA
pamje të parë duket si një hotel pa gusto, por në brendësi të tij ka një bodrum të mbetur që nga koha e Luftës së Ftohtë. Pronari i tij thotë se janë rezervuar shumë vende, ndaj nëse keni frikë, nxitoni!!!
***
Shkencërisht, planeti Tokë nuk kërcënohet nga asnjë lloj rreziku, kështu që fundi i botës nuk ka për të ardhur më 21 dhjetor 2012. Shikojeni këtë datë si një ditë të zakonshme dhe nëse vendosni të shkoni në një nga vendet e mësipërme, shkoni veçse për pushime dhe më 22 dhjetor na tregoni sesi kaluat. /alb-observer.com/