Jetoj per te treguar

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli eshte huazuar nga nje veper e nje autori kosovar
dhe principi eshte te tregojm diçka qe kemi perjetuar ,
ose qe kemi pare me syte tan , nje deshmi , nje ngjarje , nje romance ,
nje histori nje ...... çfare te doni ju , por te jete nje gje reale , e jetuar , e pare ,
e ndjere etj etj .
nqs ndonjeri ka ndonje pytje per hollsin e ngjarjes dhe mund ta beje , por jo shume chat .

Po e filloj une me diçka te vogel .
kur kam qene femi kam pare nje ujk ne mal , ne gjendje te lire ,
te eger . Ne moment nuk e dija qe ishte ujk por thash qe ishte qen dhe ju
friksova pak , i bertita te ikte , me shikoi me hezitmi dhe iku paksa i dyshimt .
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Kur isha femije doja te behesha doktoreshe.

Tani qe u rrita thashe shyqyr qe su bera se kush do duronte te kishte nje minister shendetsie si Beqja :D
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Kur kam qene ne klase te 5-te ,kam shkelur mbi nje gjarper,(ishte i mbledhur flinte)pavarsisht se koka e tij u ngrit rreth 7 cm kur une e shkela ,dhe ishte gati te hidhte helmin,cuditrish nuk me zuri.Nderrova hapat shpejt instiktivisht dhe u gjenda metra larg tij,besoj ne te qintat e sekondit do kete ndodhur e gjithe kjo.
Por dhe pse ne ate rast gjarpri u tregua "fisnik" me mua,perseri ngelin fobia e ime.
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Kur kam qene ne klase te 5-te ,kam shkelur mbi nje gjarper,(ishte i mbledhur flinte)pavarsisht se koka e tij u ngrit rreth 7 cm kur une e shkela ,dhe ishte gati te hidhte helmin,cuditrish nuk me zuri.Nderrova hapat shpejt instiktivisht dhe u gjenda metra larg tij,besoj ne te qintat e sekondit do kete ndodhur e gjithe kjo.
Por dhe pse ne ate rast gjarpri u tregua "fisnik" me mua,perseri ngelin fobia e ime.

Nje ngjarja analoge.
Ti e paske shkelur, por une isha i ulur dhe kembekryq i mbeshtetur ne trungun e nje peme (mosha 15-16 vjec). Po fishkelleja nje melodi nderkohe qe po pregadisja te ha nje panine qe kisha marre me vete. Kur papritmas shikoj kete gjarper te gjate(gati 1 m) qe me del mbi prehrin tim, dhe vazhdon rrugen krejt i qete duke i mbeshtjelle trupin e tij neper kembet e mia te kryqezuara.
Nuk e besoj as sot, se sa i durueshem u tregova ne ata pak sek duke e lene te vazhdoje zvarritjen e tij neper kembet e mia.
Pasi ai iku, nga tmerri kaperceva lart sikur te isha mbi nje katapult.

Gjarperat i kam tmerr, ndonse me ta lidhet nje mitologji pozitive mjaft interesante per ne shqiptaret. Sa konsiderohen edhe si ora(roja)e shtepise, per kete nuk duhet te mbytet kurr.
 
Titulli: Jetoj per te treguar

keshtu per ngjarje te rrezikshme?
me kane thene se kam rene njehere ne ferra nga nje shkemb i larte dhe nuk me ndodhi asgje lol
 
Titulli: Jetoj per te treguar

ne 1994 gjyshi im na beri nje eskursion le ta quajme te tille pasi asnje nga niperit nuk e dinte ku do iknim...
ikem ne burgun e spacit.. nje dit e ftoht korriku... ku i ftohti grinte kockat.. fjalet sdilnin dhe ai shkrimi tipik siper deres qe ishte shkruar copa copa (armiqt e socializmit e te ekonomise... se mbaj mend mire parullen )
ajo qe doja te tregoja ishte sjellja e gjyshit tim...
kur po afroheshim u ndal shikoj pas ndreteses na beri te ecnim ne ambientet rrethuse ne heshtje e shume her ndalonte bente kryq.. shikoja qe levizte buzet (me siguri lutej)...u futem brenda erresir ..er myk... ftoht ... dhe diku u ndalua e tha kjo ka qen dhoma ime aty flija une.. muri ishte i deformuar kishte dy ngjyra nje gjysem meter mbi dysheme nje ngjyr te papercaktuar siper nje ngjyr qe dikur do kishte qen e bardh... sh shenja.. i preku me dore disa ...dolem nga aty..
e kur dolem tek dera aty ku ishte parulla e "klasifikimit" aty u ndal kthej koken nga koridori e tha me ze te larte ju kam falur cdo gje... e pastaj na zuri per dore e u ndaluam ne nje lokal ku kafen e gjyshit zonja e beri ne nje petrogaz dhe aty gjyshi pas sh tregimesh na tha .. per 20 vite sjam mgopur kurr me buk e cdo vakt qofte nje kafshat te vetme kam arrit tjua jepja me te rive.. nau mbushen syt me lot.. por zonja e lokalit si duket eksperte me kto eksperienca i tha... kohe te keqija tu shperblefshin shendet ne keto nip e mbesa... buzeqeshi gjyshi e i tha e di cke jepu edhe nga nje ciokollat ketyre...
aty mendoj ka nisur te ndryshoj ne te gjith ne vizitoret vizioni i jetes... i ndjenjes.. i te qenit te drejte.. dhe shikimi per gjyshin tone... faleminderit gjysh!
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Lexova Nevin me gjarprin. une kam nja 2-3 aksidente qe me kane ndodhur por kur te kem kohe.
Here me makine, her me motorr dhe nje me ka perplasur nje kale. Por ndonese sh i acaruar s'me shkeli me kembe. vec me rrokullisi ne rruge, :p
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Mu kujtua nje rast kur isha e vogel shume dhe me familjen morem
nje cader gjigande nga ato per camping.
Mbaj mend qe ka qene eksperienca me e cuditshmja, njihem nje familje nga Fieri dhe te voglin e familjen e mora per burre :P.
E keni parasysh kembanen ne Te afer piramides?
Afro nga viti 2000-2001 cdo vere mblidheshin femijet nga famullia kishtare ku qendronim nje jave te tere me aktivitete te ndryshme.
Une isha nje nga pellumbat e paqes qe shkrime fisheket e 97 dhe i beme kembane paqeje.
Do doja te kaperceja direkt ne nje periudhe universitare te iu flisja per nje udhetim ne Prage. Mendoj se marrdhenia apo njohja e njerzve te rinj eshte idealja ime, pikerisht aty ne nje vend ku skisha shkelur asnjehere u dashurova me cdo gje e per here te pare njoha cecenet, ai popull aq i eger i frikshem sa thua vertete ekzistojne njerez te tille?
Do doja te iu tregoja per nje udhetim ne Rome ku u mbyll stacioni e ngela tek Mcdonald deri ne 4 te mengjesit. Aty njoha dy persona ku vizitova gjithe stacionin te Romes nga ora 4-7 qe kisha trenin.

Mbase sjane sh gjera per te treguar por sic e thashe une adhuroj kur njoh njerez te rinj..aventurat gjerat e reja
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Kujtoj njehere kur kisha harruar dokumentin e identifikimit dhe do udhetoja....por fati im I mire polici qelloi shqiptar lol...ketij po qe I them shans
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Me kujtohet per momentin se si e rreha nje djale mahalle ! Ai me pengonte te luja mbi akull ne nje reke . Dhe atij i mbet kemba ne akull lol E une ta marr nje thuperr , hohoho e bjer e bjer atij , se ai nuk mund te levizke . Derisa erdhe nje njeri dhe une pastaj ika lol Eeee problemi qe isha !
 
Titulli: Jetoj per te treguar

Ishte koha kur kerkonim rrugedaje nga qorrsokaku ku na kish futur komunizmi
dhe mbaj mend qe kam kam pritur 4 ore te mira se bashku me mijra qytatar te tjere ,
ne pishe te diellit , ardhjen e Xhems Bekeret per te mbajtur nje fjalim .
Erdhi dikur dhe brohoritem me te madhe dhe me flamuj Amerikan ne dore ;
Amerika eshte me ne ! Amerika eshte me ne ! Parull e çuditshme paksa .
Beker mbajti fjalim te shkurter dhe mes te tjerash na tha ; Ju jeni me ne , dhe ne jemi me ju .
E tha ne anglisht , pasi çuditerisht nuk dinte asnje fjale shqip (hahaha) .
Me kujtohet qe nga vapa disave ju ra te fikt ne mes te sheshit .
Pas disa muajsh arriten dhe ndihmat amerikane !
Qindra ton plehra kimike . Ne fakt ne kishim nevoj per buke .
Te kete qene ky nje mesazh i koduar !
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top