Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Jeti

Jeti (tibetisht, G'ja, dred) apo njeriu i dëborës, edhe اemo, është një majmun, apo një qenie në trajtë ariu i Himalajave dhe Everestit, ekzistenca e të cilit nuk është vertetuar. Kjo qenie përrallore njihet edhe në vise të tjera të botës, me emrin Këmbëmadhi (Bigfoot) në Amerikën e Veriut, apo Orang Pendeku në Indonezi. Njihet edhe si njeriu i neveritshëm i borës, nga një përkthim i gabuar gazetaresk i shprehjes në gjuhën nepaleze Metoh Kangmi. Emri "Jeti" rrjedh nga fjalët jeh-teh, që do të thotë "ajo gjë", një shprehje sherpa (popullatë Nepaleze) që tregon këtë krijesë mitologjike.

Kjo qenie përshkruhet zakonisht me një shtat dy deri tre metra, dhe 200 kg i rëndë, me një gjurmë këmbe deri 43 cm, me një gëzof ngjyrë gështenje të errët, të zezë ose të kuqërremë. Thuhet se ka qime e krahë të gjatë, që i arrijnë deri në gjunj. Banorët e Tibetit hamendësojnë se ka dy lloje Jeti: Xu-teh (Gjëja e madhe), i cili është i gjatë, dhe Meh-teh, pak më i shkurtër se i pari.

Disa zoologë, si edhe alpinisti Reinhold Messner, janë të mendimit, se Jeti është qenie e njëjtë me ariun bojëkaf tibetian, apo "ariun tibetian" (Ursus arctos pruinosus). Kështu për shembull, në disa gjuhë të himalajave "Jeti" do të thotë ari.

Shumica e shkencëtarëve e mohojnë ekzitencën e një krijese të tillë mitologjike, për shkak të dëshmive të mangëta. Ndërsa, disa kriptozoologë mendojnë, se Jeti mund të jetë qenia e shuar gigantopitekus, i cili mendohet të ketë jetuar para një milion vjetësh në Indinë e veriut, dhe Kinën e jugut.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back