Jetesa e mjeruar e jetimëve

PiNkY

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kjo eshte shtepia e jetimeve te qytetit te Vlores. Ndersa ky eshte konvikti ku kane jetuar deri 2 vite me pare.

Megjithese i ftohti dhe lageshtia jane shume te dukshme, keto jane kushtet me te mira ne te cilat ata kane jetuar ndonjehere deri me sot.

Renato Kaleshi nuk ia doli te shihte shtepine e re. Ai ndërroi jetë si sot 6 vjet me pare, per shkak te bronkopneumonise, siç edhe konfirmoi mjekesia ligjore.

Te gjithe jetimet qe jetonin me te i qendruan prane deri ne fund. Sepse familja e jetimeve janë vetë ata!

"Une kam qene kujdestarja e Renatos, e laja, e shpelaja e te gjitha. Kemi jetuar nje jetetë gjate ne shim debore, i kaluam si i kaluam - me varferi, pa asnje mundesi dhe pa pune", thotë Entela Pikuli për "Pasdite" në "Top-Channel".

"Ishin kushtet pertoke, na dilnin minjte vazhdimisht në dhomë", tregon Diamanta Shekaj.

Por, pervec boshllekut qe krijoi Renato e shume kujtimeve qe la pas asgje nuk ndryshoi! Te frikesuar se mund te kishin te njetin fat edhe ata shpresuan se gjerat do te permiresoheshin.

Bledar Veizi, një tjetër jetim i rritur me Renaton tregon: "Pasi Renato vdiq erdhen ca televizione qe u be, po tek ne ngelem ne te njeten situate. Kam kujtime te bukura, me të për Vitin e Ri. Neper festa, në Vite të Rinj festonim bashke, vajzat e mia e therrisnin dajo Kush e kerkoi te drejten per Renaton? Askush!".

Shume prej jetimeve nuk njohin statusin e jetimit, nuk dine ku te kerkojne te drejten e tyre.

Keshtu qe ai jeton ne kete dhome me keto pak orendi. Po kerkon pune sepse vetem ashtu mund te jetoje. Ndihma ekonomike eshte 2 500 leke ne muaj.


Merita Bozo, laborantja që ëndërronte të ishte këngëtare
Si jeton e vetme në një ambinet të spitalit "Nënë Tereza"

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Merita Bozo është e bindur se sot do të ishte kolege e gjithë këtyre artistëve të mëdhenj shqiptarë nëse do të kishte patur një krah ku të mbështetej…

Pengu i madh i jetes se saj eshte qe nuk u be dot kengetare profesioniste! Ndjek me shume admirim, pa humbur as edhe nje koncert e festival qe organizohet duke imagjinuar se edhe ajo mund te ngjitej ne ato skena te medha e do te rrembente zemrat e publikut nese do te kishte patur nje jete me te lehte…

Nga pasioni nuk hoqi dore, por profesion zgjodhi dicka tjeter. Nje pune qe do t’i siguronte te ardhura te sigurta.

Prej 24 vitesh, menjehere sapo perfundoi studimet e larta Merita u emerua laborante ne spitalin “Shefqet Ndroqi” ne Tirane.

Derdh gjithe perkushtimin e saj ne laborator, ku kalon pjesen me te madhe te kohes. Madje dhe gjate festave, aty e mbyt vetmine e saj, ndersa u krijon mundesine kolegeve te gezojne me familjet e tyre.

Nuk e ndien thirrjen e ngrohte te shtepise per t'u kthyer me kenaqesi aty!

U bene 26 vite qe Merita jeton e vetme ne nje aambient te spitalit “Nënë Tereza”. Ka vene dore sa ka mundur per ta bere te pershtatshme si banese pavaresisht se nuk eshte lejuar ta restauruje sepse ajo nuk eshte prone e saj!

Dy bashkëshortët e rritur jetimë në pritje të një fëmije
"Duam që pasardhësit tanë të mos i mungojë asgjë"

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Këtu jeton Berti dhe Nertila Reka. Ky apartament është shtëpia e parë e vërtetë për të dy!

Kane kaluar 4 muaj nga ajo qe ata me bindje thone se ka qene dita me e bukur e jetes se tyre, dasma.

Të nesërmen, çifti i ri vendosi te marre nje apartament me qera per te ndertuar nje jete te re. Deshironin te shkeputeshin nga e shkuara e te krijonin nje familje te lumtur…

"Tani që jam martuar më duket jeta shumë më e bukur, por me shumë vështirësi pasi nuk kemi gjendjen ekonomike", tregon Nertila.

E dinin se do te kishin shume sfida per te perballuar. Veshtiresia me e madhe ishte mungesa e nje pune te qendrueshme, me te cilen do te mund te perballonin jetesen.

Berti dhe Nertila prej 2 muajsh jane ne pritjte te nje femije. Kjo gje sa i lumturon aq edhe i shqeteson…

"Dua që fëmija të rritet në kushtet sa më të mira, të ketë dashurinë prindërore dhe të mos i mungoj asgjë. Dua që t'ia bëjmë atij jetën sa më të bukur", thonë prindërit e rritur si jetimë.

Situata eshte me e favorshme per Eglantina Agoicin. Nena e 3 vajzave punon pastruese edhe pse me rroge te vogel ajo perpiqet qe femijeve te saj te mos i mungoje asgje.

Renato sot ben 6 vjet qe nuk eshte me. Entela, Eglantina, Bledari jane te mbijetuarit nga fatkeqesia qe mban emrin “Jetim”. Nje mbijetese qe nuk ka nevoje per meshire, por vetem per nje mundesi pune, qe ne jeten e tyre eshte e vetmja cati.

/ Top Channel /
 
Titulli: Jetesa e mjeruar e jetimëve

Me mire mos ti lexosh e degjosh fare kto realitete , te dhimbsen!
Faji qendron 100% i shtetit, Shqiperia ska patur ndonjehere shtet e kur ske shtet mbetesh mes kater rrugeve ose vdes dhe fare ....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top