Jeta eshte sh e shkurter

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kjo vidio ilustron me se miri sa e shkurter eshte kjo jete.. Dhe se ndonese kemi jetuar disa vite ndoshta gjysmen e jetes, ndoshta 2/3 e saj, ama kur kthejme koken pas na duket kaq e shkurter sa nje hapje e mbyllje sysh. E ndoshta dhe mund te jemi penduar pse nuk e jetuam ne te gjitha dimensjonet cdo moment. Mua me pelqeu shume, uroj dhe juve!


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Shikim te kendshem!
^_^

Ne kete jete te rreme,
Kalimtar te perkohshem
Zvarritemi ne rrugen e destinuar
duke jetuar cdo enderr.
Nje rast i vetem
na jepet cdokujt
nje rruge te cilen
s'mund ta perserisim
me kurre...
Te lidhemi duarsh ,
Te ecim perkrahu
Ne kete shteg ndoshta,
s'do kalojme
tjeter here sebashku...
Ti qeshim diellit cdo mengjes,
Te perqafojme te dashurit cdo mbremje...
Te perjetojme cdo second
Qe kjo jete te jete..
.... stina jone ...​
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

po pengje gjithnje do kete!
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

E pashe kete vidion Tende Gert, madje kam 1 or qe po shoh vidio te ketij futuristit, dr. Kaku. Me la pa pune, Lol..
Nejse, them se gjate gjithe historise kemi patur avancim te teknologjise dhe dita dites po perpiqen qe te bejne dicka jasht njerezores, futuristike, dhe filmat kryesisht se fundmi lidhen me c'mund te jete ne gjendje te prodhoje truri i njeriut nese do perdorte me shume % se sa perdor momentalisht. S'di a e ke pare ate filmin qe kishin krijuar njerez robota dhe quhej si tip qytet i ndaluar. Atje lejohej cdo gje madje dhe mund ti vrisje njerezit robota, perdhunoje etj, pasi jeta komandohej me celes dhe kujtimet fshiheshin dhe rifuteshin ne memorje ne menyre kompjuterike. S'po mkujtohet titulli.Por ne fund filmi jep mesazhin se sado u perpoqen ajo teknologji me se shumti ishte ne dem te shoqerise njerezore, dhe kryesisht pas cdo gjeje ishin perfitimet kolosale monetare.

Nejse, pas gjith kesaj, une di nje gje te sigurte. Cdo gje qe behet ka nje synim qe ne fund ndoshta te arrihet e perjetshmja, ama, deri sot s'eshte bere(sa e lashte esht toka?) dhe jam e sigurte qe ilacin e vdekjes askush s'ka per ta gjetur dot. Dhe mund te ekperimentojme apo evolojme shume gjera fizike, ama shpirti, eshte mister dhe s'mund te kontrollohet asnjeher nga dora njerezore. :)
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter


Per mendimin tim arsyeja qe nuk kemi avancuar si njerez eshte sepse vetem ne shekullin e fundit kemi pasur revolucione ne fizike te cilat na kane ndryshuar jeten. Ne momentin qe jemi sot, po behet nji bashkim i teknollogjise me biologjine dhe po ecin te dyja hap pas hapi. Sikur mos kishim humb kohe ne mesjet duke vra njerez, sot do benim pushime ne Hene ose ne Mars dhe do ishim qenie hibride (gjys robot dhe gjys njeri) dhe do i kishim eliminuar te gjitha semundjet.
Sa per filmat, Hollywoodi gjithmon shkon per versionin me te keq sepse ashtu shitet filmi. Sikur te bejne film qe gjithshka eshte paqe, asnji nuk e shef. Sikur te kishe mundesi te shkoje ne vitin 3015 tani, jo vetem vdekjen qe do e kene mposhtur por do shifje nje race tjeter njerezish qe nuk do jene me biologjike por sintetike.
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

I kam lexuar te gjitha librat e Michio Kaku meqe ra llafi. Eshte tip shume inspirues.
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

Shume bukur qenka realizuar video...E faktikisht eshte e vertet. Jeta kalon shpejto....
Nqs e kthen koken mbrapa, shikon qe kane kaluar gjithe keto vite me nje shpejtesi fantastike...Normalisht ke bere 1000 gjera ne kete kohe, por sikur prap nuk mjafton...Sikur ke akoma 100000 gjera per te bere e kur do i besh....
Mjafton te realizosh gjithcka ke deshire, te krijosh cfare enderron dhe te jesh i lumtur me veten....
Nuk ka vend per keqardhje dhe pendime....
:)
 
Pe: Jeta eshte sh e shkurter

Në jetë gjithëçka shkon përpara dhe s'ka kthim,
andaj edhe pendesat janë shumë të vonshme.
Thjesht, duhet shijuar çdo moment ashtu si është.
Shkurt e gjatë, është relative, varësisht nga kërkesat
dhe dëshirat. Sa më pak kërkesa, aq me i kënaqur dhe jetë
gjatë, perkundrazi të duket gjithnjë se s'të ka mbetur
kohë...

Për atë që din të shfrytëzojë, kjo jetë mjafton sa të duash,
bile të tepron.
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

Jeta eshte e shkurter te gjithe e dine kete . Po pyetja shtrohet sa ja dine kuptimin kesaj jetes se shkurter njerezit !?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

Kurse une mendoj se sa do intensivisht te jetohet jeta dhe sado te plotesosh deshirat dhe te ndihesh i arrire gjithnje do kesh pengje. Sepse e tille eshte ndertuar jeta...te tille jemi formuar ne!
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

Sikur te kishe mundesi te shkoje ne vitin 3015 tani, jo vetem vdekjen qe do e kene mposhtur por do shifje nje race tjeter njerezish qe nuk do jene me biologjike por sintetike.

Po pse duhet te kemi njerez te tille? Pse t'mos kemi kete bote qe na ka rrethuaj per biliarda vjet?? C'te mire do sjelle robotizmi Gert?
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

Kurse une mendoj se sa do intensivisht te jetohet jeta dhe sado te plotesosh deshirat dhe te ndihesh i arrire gjithnje do kesh pengje. Sepse e tille eshte ndertuar jeta...te tille jemi formuar ne!

Pengje do kesh perher, Qofshin dhe te vogla. Madje dhe ne ditet tona normale kur bejme dicka te nesermen themi: Ah ta kisha ber kshu me qene. Si haxhi pishmani. Por shpesh keto vidio apo mesazhe, mendimi rreth jetes na ben qe t'ja lehtesojme vetes ate c'ka na ndodh. Ne nje fare menyre ta trajnojme veten se s'ja vlen te qajme gjithmone per te shkuaren pasi keshtu humbasin dhe te tashmen. Per me teper duke e ditur qe ne kete jete jemi per nje xy periudhe duhet si ta mbushim me lumturi e ta jetojme gezueshem.
 
Titulli: Jeta eshte sh e shkurter

Po pse duhet te kemi njerez te tille? Pse t'mos kemi kete bote qe na ka rrethuaj per biliarda vjet?? C'te mire do sjelle robotizmi Gert?

Eshte thjesht evolucion. Dhe ne jemi te vetmit qenie ne kete planet qe mund te influencojme evolucionin pasi tek c'do kafshe tjeter evolucioni diktohet ose nga rrethana jashtesore ose thjesht nga probabiliteti ne kodin gjenetik.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top