Jeta është një lojë në skuadër

GLOOM

Catch me if you can...
jetaskuader.jpg



E dini që së fundmi, shumë miq e të afërm të mi më kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mbarëvajtjen në punën e tyre. Dëgjoni pak ç’më thoshte një mikesha ime: “Shqetësimi im është puna ime. Nuk është se nuk më pëlqen, por e kam të vështirë të bashkëpunoj me të tjerët. Punoj në një zyrë dhe kam një punë të vazhdueshme me shumë kolegë, por kam vështirësi në menaxhimin e punës në grup. Nuk di si mund ta përmirësoj këtë “defekt” timin apo të personalitetit tim dhe të kem më shumë sukses nga punët që varen nga grupi.”





Sipas Masloët, një nga nevojat bazë të qenieve njerëzore është pikërisht nevoja për lidhje. ثshtë pikërisht kjo nevojë që vjen në hierarki pas nevojave të tjera bazale të njeriut. Pasi ne si njerëz, kemi plotësuar aftësitë tona për të ngrënë e pirë, për seksualitet apo për mirëqenie fiziko-shëndetësore, nevoja tjetër që del në sipërfaqe mbetet në jetë, në fakt, nevoja për siguri dhe mirëqenie psikologjike. E kemi mëse të nevojshme të dimë se jemi psikologjikisht dhe fizikisht të sigurt dhe të pakërcënuar dhe kjo na jep paqe dhe rehati.



Por piramida s’mbyllet këtu, pasi ajo vazhdon me një tjetër nevojë të njeriut, atë të dashurisë dhe përkatësisë. Ne kemi nevojë të dimë që i përkasim një familjeje, një grupi, një tërësie njerëzish, që na duan dhe i duam. Në këtë nevojë dhe domosdoshmëri të gjithsecilit prej nesh, ne duket se gjejmë në këtë aftësi tonën për t’i dhënë të tjerëve sensin dhe kuptimin më të lartë dhe më të thellë të jetës sonë, pikërisht ai që është edhe shpërblimi i vërtetë. Kështu, kushdo që mendon se mund të bëjë gjithçka vetë dhe të mund të jetë i lumtur pa kontributin e personave të tjerë, vështirë se mund të realizoj qëllimet e tij, dhe edhe nëse ia del, nuk do të kishte me të cilin t’i gëzohej këtyre sukseseve.

Në shumicën e rasteve dhe të situatave, për të mos thënë gjithnjë, jeta është një sport skuadre dhe fati i atij që luan vetëm dhe pa ndihmën e të tjerëve është jo rrallëherë trishtimi, mërzia, vetmia e pasoja të tjera të pakëndshme si këto, pavarësisht nga burimet materiale, në të cilat ky i fundit mund të mbështetet. Në këto kushte besoj se e kuptoni se e kundërta, të bërit pjesë në një grup, qoftë në çift qoftë në një grup pune, është me siguri një nga mënyrat më të mira të shijimit të kënaqësisë së plotë. Zakonisht, një skuadër është më e fortë, nëse ajo është harmonike dhe e ekuilibruar në raport mes përbërësve dhe anëtarëve të saj. Secili prej tyre duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e vet dhe i sigurt që fitorja varet vetëm nga kontributi personal, jo vetëm nga ai që ka shënuar finish-in, arritjen e qëllimit. Pikërisht, një proces i tillë nënkupton ndërvarësinë, të punuarit në varësi nga të tjerët, në respektin reciprok të roleve dhe personaliteteve. Sigurisht: “Kjo nuk është gjithnjë e lehtë!” - do të thoni ju. Jo, sigurisht që jo. Madje, shpeshherë ka edhe konflikte mes personave që zotërojnë vlera, tipare e zakone krejt të ndryshme nga njeri-tjetri; herë të tjera ndodh që temperamenti i më të fortit t’i imponohet edhe më të dobëtit. Të gjitha këto kanë shpeshherë si përfundim kompromentimin e arritjes së qëllimit si dhe shterjen e energjisë për fitore si grup apo si skuadër.

Mendoni paksa për gjithë atë energji që humbitet pa dobi kur konfliktohemi me një kolegun tonë ose edhe me një familjar. E gjithë koj mund të evitohet, nëse do të mundnim të kishim gjithnjë para syve tanë qëllimin tonë: FITOREN! Jo atë personale, por atë të skuadrës. Nëse do ta kishim parasysh një çift, mund të mendojmë për këta partnerë si dy çiklistë në garë, të cilët për të arritur më shpejt finishin, alternohen në hierarki, herë duke udhëzuar e herë të tjera duke u udhëzuar.

Fitoj unë, nëse fiton ti!



Ky është edhe parimi i skuadrës. Ai që do të luaj në skuadër, mund të ketë parasysh disa pika që mund ta ndihmonin të ndërveprojë më mirë me kolegët e tij apo edhe në çdo mjedis apo “lojë” tjetër.

Të dëgjosh është e rëndësishme; por të dëgjuarit nuk është i mjaftueshëm. Për të arritur rezultate pozitive duhet të dëgjohet me kujdes, çka nënkupton të tregosh interes për atë që tjetri po të thotë. Ky ndërveprim ruan kontaktin vizual me të tjerët dhe mund të shoqërohet edhe me pyetje për qartësim dhe thellim të informacionit. Ky hap është mjaft i rëndësishëm në jetën e një pune në skuadër, pasi mungesa e dëgjimit do të qonte drejt individualizmit dhe jo drejt grupit. Më pas, duhet të kuptosh tjetrin, ose siç mund të thuhet edhe ndryshe “të veshim pantallonat/pallton e tjetrit” - një shprehje tjetër. Të kuptojmë se cilat janë motivet ose nxitjet që e kanë shtyrë tjetrin të thotë ose bëj këtë gjë, dhe kjo sigurisht që bëhet përpara se të gjykohet ose thuhen fjalë lëndimi, çka është edhe mënyra më e mirë për të shmangur problemet. Qëndrimi empatik duhet të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së skuadrës, ndryshe përfundimi i suksesshëm mund të dështoj.

Tregimi i interesit të sinqertë për tjetrin shpeshherë na lejon të jemi në sintoni më të, aq sa ai/ajo të mund të na pranojë edhe kritikat tona, pasi mund t’i perceptojë si shenjë të dëshirës sonë për të kontivuar në rritjen e tij/saj. Në të kundërtën, interesi “me interes”, me një qëllim tjetër, mund të kuptohet shumë shpejt, ndërsa në nivelin e pandërgjegjshëm mund të jetë një shenjë zilie apo xhelozie.

Të fitosh respektin e të tjerëve



Shpeshherë jemi shumë të përfshirë me streset tona, projektet dhe problemet tona, sa që mund të harrojmë që edhe gjërat e vogla kanë një rëndësi të madhe. Një fjalë e mirë, një kompliment, një vënie në dukje e progresit, njohja e një pune të bërë mirë janë ato që bëjnë ndryshimin në marrëdhënie. Mënyra më e mirë për të fituar stimën dhe respektin e të tjerëve është të qenit të parët për të bërë çka na thuhet. Por të qenit koherencë, nuk duhet ngatërruar me të qenit rixhid deri në pikën e mohimit të vetes. Të qenit koherent nuk e përjashton fleksibilitetin mendor dhe aftësinë tona përshtatëse. Besoj se ju ka rënë rasti të njihni, ose edhe të jeni, ju vetë pjesë e atyre personave që e kanë shumë të vështirë të kërkojnë falje. E dini se, shpeshherë më me leverdi është kërkimi i faljes, se përpjekja për justifikim. Kjo është mënyra më e mirë për të paguar borxhin, dhe për më tepër, për të rritur stimën që të tjerët kanë për ne.

Nuk duhet harruar kurrsesi gatishmëria kundrejt tjetrit që ka nevojë. Nuk duhet gjithashtu, të ngatërrojmë të qenit të gatshëm me të qenit në dispozicion: pasi në rastin e parë ne zgjedhim me vullnet të lirë të bëjmë diçka për tjetrin; kurse në të dytin ne jemi të paaftë të themi “jo” ndaj kërkesave të të tjerëve. Së fundi, grupi vetushqehet dhe rritet falë aftësisë të çdo anëtari të tij për të ofruar kontributin e tij personal. Vetëm kështu mund të kuptohet me mirë parimi “FITOJ UNث, NثSE FITON TI!” Në këto kushte, s’ju mbetet gjë tjetër veçse të mundoheni t’i vini në praktikë këto pak gjëra, pasi do të kishit më shumë gjasa të kishit sukses në punën tuaj në grup.



(Autorja është psikologe klinike)
 
Back
Top