Jeta eshte e bukur

Abstrakt

😉
Jeta eshte e bukur
Aid el Karni


Siç po e vëreni, në këtë libër është folur tejet shumë për harenë dhe jetën e lumtur. Kemi theksuar edhe shumë këshilla se si të arrihet gëzimi dhe prehja në këtë botë. Mirëpo, në tërë këtë veçohet besimi, besimi në Një Zot, Zotin e gjithë botëve, si diç më e çmueshme.
Të gjitha këshillat dhe dobitë tjera janë të pavlera pa besim. Pa besim të gjithë thesaret dhe të gjitha pasuritë janë të pavlera. Rrënja, esenca dhe kuptimi i krejt kësaj është besimi në Allahun si Zot, Muhamedin si të Dërguar të Zotit dhe Islamin si fê.
Poeti deklaron:

Jobesimtari është i ngatërruar dhe të gjitha horizontet para tij zhduken,
kurse besimtari është kozmos ku lindin gjithnjë horizonte të reja.

Fjalë edhe më të bukura janë ajetet e vërteta të Allahut të Madhërishëm:
"Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, ndërsa është besimtar, ne do të bëjmë të ketë jetë të bukur dhe vërtet, do t’i shpërblejmë me shpërblim më të mirë seç e meritojnë."[1]
Në ajet theksohen dy kushte për jetë të mirë, e ata janë besimi dhe vepra e mirë.
"Ata që besuan dhe kryejnë vepra të mira, Mëshiruesi me siguri ata do t`i bëjë të dashur."[2]
Kush i plotëson këto dy kushte do të arrijë dy përfitime, e ato janë jeta e mirë në këtë botë dhe në ahiret, si dhe shpërblim i madh nga Allahu i Madhërishëm.
"Dhe të mos kenë frikë nga asgjë dhe të mos pikëllohen për diçka vartësit e Allahut, ata që besojnë dhe që kanë frikë nga Allahu, për ta ka lajme të mira edhe në këtë edhe në botën tjetër, - Fjalët e Allahut nuk mund t’i ndryshojë askush – kjo do të jetë, vërtet, sukses i madh."[3]


[1] Nahl, 97.
[2] Merjem, 96.
[3] Junus, 62-64.
 
Back
Top