Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, Trump e njeh zyrtarisht

Guest2

Antarë i Respektuar
315420_1.jpg


Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar këtë të mërkurë se Shtetet e Bashkuara njohin zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Në njoftimin e tij, Trump e ka cilësuar këtë lëvizje si “një hap që duhej marrë prej kohësh” për të avancuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zgjidhjen me dy shtete, nëse ajo aprovohet nga Izraeli dhe Palestina. “Gjykova se ky vendim është në interesat më të mira të SHBA dhe pozitiv për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez”, ka thënë Trump.

Presidenti ka nënvizuar se ka nisur direktivat drejt Departamentit të Shtetit për të organizuar zhvendosjen e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Qyteti në fjalë përmban sitet e shenjta të tre besimeve më të mëdha të fesë monoteiste. Jeruzalemi lindor, që përfshin Qytetin e Vjetër, u aneksua nga Izraeli pas Luftës 6-Ditore të vitit 1967, por nuk është njohur zyrtarisht si kryeqyteti i tij.

Vendimi i Uashingtonit vjen pavarësisht kundërshtimeve të aleatëve të SHBA, Gjermanisë dhe Francës, si edhe botës myslimane. Në prag të vendimit, një zëdhënës i presidentit Mahmoud Abbas kishte paralajmëruar se, njohja do të sillte pasoja të rrezikshme për rajonin e Lindjes së Mesme. Por zhvendosja e ambasadës përmbush një nga premtimet kryesore që Trump bëri gjatë fushatës elektorale.

Shqiptarja.com
 
Arabia Saudite, aleati më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botën arabe, u rreshtua krahas vendeve që dënuan ashpër vendimin e Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në një komunikatë për shtyp, Mbretëria saudite tha se ky hap i ndërmarrë nga Trump ishte i pajustifikueshëm dhe i papërgjegjshëm.
Por kritika vijnë nga çdo cep i botës ndaj vendimit të Trump, e këto nuk mungojnë as nga aleatët.
Kryeministrja britanike Theresa May tha se nuk është dakord me vendimin e SHBA-ve, që nuk ndihmon për paqen në rajon.
Në të njëjtin kuadër u shprehën Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, respektivisht presidenti i Francës dhe kryeministrja e Gjermanisë, të cilët thanë se nuk mbështesin vendimin amerikan.
Sigurisht që kjo medalje ka edhe një anë tjetër, pavarësisht se më të vogël, atë të Izraelit që e përshëndeti vendimin amerikan, duke e konsideruar një ditë historike.
Nuk është i këtij mendimi kreu i OKB-së, Antonio Guterres, i cili tha se ky është një moment ankthi i madh dhe se nuk ka opsion tjetër për paqen në rajon veç zgjidhjes dyshtetërore. Mësohet se, 8 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë kërkuar një takim urgjent për të diskutuar këtë çështje, që sipas tyre u jep fund përpjekjeve për paqe.
Por s’është i këtij mendimi Trump, i cili tha se njohja e Jeruzalemit nuk dëmton përpjekjet e administratës së tij për të zgjidhur konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Megjithatë, nuk duken të gjithë të bindur për këtë, pasi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, me kusht anonimiteti, thanë për CNN-in se pritet që priocesi i paqes të dëmtohet përkohësisht nga njohja e Jeruzalemit, një çmim që administrata ishte e gatshme ta paguante për mbajtjen e një premtimi të fushatës.
Top Channel
 
I bie ta marrim mbrapsh ate qe thot Trampi, se kshu hap frontin e nje lufte me te pergjakshme. Problemi Lindjes Mesme eshte faj i SHBA qe vendosen te marin token e Palestinezeve per tja dhuruar Izraeliteve qe nuk kishin nje 'shtepi' para 1945.
Gjithe ate territor qe ka SHBA, s'kishte 1 pellemb vend per kto?!
 
E padrejte dhe shqetesuese ... shpresoj qe te ja tregojne vendin sa me shpejt , k'tij Trapit.
 
kjo gje eshte shum padrejtesi, por edhe shum poshtersi.

kam frike do hapen mjaft konflikte te reja.... per shkak se padrejtesi te medha po shfaqen, per te cilat as arsye me te vogel nuk ka.
 
Back
Top