Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvicër.

fshatari

Anetar
zvicer-490x320.jpg


-Vendimi i zviceranëve për të ndaluar ndërtimin e minareve, ka forcuar solidaritetin e hebrenjve me myslimanët.
Rabini Pinchas Dunner, drejtor ekzekutiv i Konferencës Europiane të Rabinëve, organizatë kjo ortodokse, theksoi se “me luftën kundër religjionit nuk mund të mposhten ekstremistët islamikë”


Votuesit zviceranë këtë javë miratuan me shumicë absolute të votave kërkesën për të ndaluar ndërtimin e minareve në Zvicër. Kjo masë, për të cilën u angazhua partia e djathtë, Partia Popullore Zvicerane (SVP), u mbështet nga 57 për qind e votuesve.

Sidoqoftë, organizatat hebreje, të cilat kanë kuptuar se masat kundër islamit mund të kenë edhe pasoja për hebrenjtë, dolën në mbrojtje të besimtarëve myslimanë, duke argumentuar se vendimi i votuesve zviceranë është i pajustifikueshëm.

Rabini Pinchas Dunner, drejtor ekzekutiv i Konferencës Europiane të Rabinëve, organizatë kjo ortodokse, theksoi se “me luftën kundër religjionit nuk mund të mposhten ekstremistët islamikë”. “Arma më e mirë kundër islamit radikal është mbështetja për elementet e moderuara në komunitetin mysliman dhe promovimi i dialogut mes besimeve”, shtoi ai.

Për dallim, Lidhja Kundër Defamacionit (ADL) këtë hap ndërlidhës me diskriminimin religjioz të hebrenjve.

“Nuk është kjo vota e parë popullore në Zvicër, e cila është shfrytëzuar për të promovuar jo tolerancën religjioze”, theksoi kjo organizatë në kumtesën e saj.

“Para një shekulli, me referendum në Zvicër u ndalua rituali hebre i flijimit, me qëllim që te dëbohet popullata hebreje”, u theksua më tutje në kumtesë.

Duke nënvizuar se “qeveria zvicerane ka kundërshtuar këtë nismë gjatë fushatës dhe se ka nënvizuar përkushtimin e saj për respektimin e lirive religjioze pas referendumit”, ADL kërkoi nga zviceranet që të mbrojnë liritë religjioze, edhe përkundër faktit se SVP është partia më e madhe në Parlament dhe se mbulon dy nga shtatë ministritë e qeverisë.
Edhe David Harris, nga Komiteti Amerikan i Hebrenjve, dënoi vendimin e zviceranëve. “Rezultati i referendumit është barazi me sulmin kundër vlerave thelbësore të respektit të ndërsjellë. Përderisa ekziston një brengë e kuptueshme në Europë në lidhje me ekstremizmin islamik, kjo assesi nuk mund të legjitimohet me një sulm kundër komunitetit mysliman dhe simboleve të tij religjioze”, tha Harris.

Në ndërkohë, duket se edhe Italia do të organizojë një referendum kundër minareve. Roberto Caldeoli, udhëheqës i partisë së djathtë, Liga Nord, deklaroi:”Respekti për religjionet tjera është i rëndësishëm, por ne duhet të frenojmë propagandën myslimane, ngase në të kundërtën do të përfundojmë me një parti politike islamike”.

Ambasadorja franceze në Izrael, Cristophe Bigot, theksoi se “myslimanëve, si të krishterëve, si hebrenjve, duhet t’u lejohet të ndjekin besimet e tyre si të dëshirojnë”.
“Ajo që është me rëndësi është që Europa të punojë për një islam të moderuar, i cili bazohet në edukim, transparencë dhe liri. Vendimi i Zvicrës do të kufizojë aktivitetet e besimtarëve. Mendoj se kjo nuk ndihmon aspak. Kjo promovon idenë se ne kemi një problem me myslimanët. Por, ne nuk e kemi një problem te tillë. Kemi problem me islamistët. Kemi problem me islamistët dhe myslimanët janë dy dallime tejet radikale. Dhe një vendim i tillë fshin vijat mes tyre”, theksoi Bigot.

I pyetur se a nuk është e njëjta gjë edhe ndalimi i perçes në Francë, Bigot u përgjigj:”Minarja është pjesë e xhamisë dhe myslimanët shkojnë në xhami, nëse janë religjiozë. Një përqindje shumë e vogël e femrave bartin perçe. Këtu po flasim për një pakicë të izoluar në mesin e myslimanëve”.

Në anën tjetër, ndalimi i ndërtimit të minareve në Zvicër u mbështet nga Igumeni Filaret, përfaqësues i Patriarkanës së Moskës në Këshillin e Europës.

“اështja e minareve nuk është çështje e lirive religjioze, por është çështje e pranisë politike të njerëzve të një besimi të caktuar në një shtet. Duke pasur parasysh shpejtësinë e islamizimit, prania e dukshme myslimane do të kishte ngjyrime politike”, tha Filaret. (
 
Titulli: Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvi

Bota gjithnje vazhdon te jete ironike.

Kane votuar mbi 2.5 miljone votues per ta vendosur kete. Lere te jete ashtu. Nese jemi avoketer te demokracise, kjo eshte demokracia. Nese besoni ne vetevendosje, atehere kjo eshte vetevendosja.

Me vjen keq qe gjithnje publiku mbetet i perdorur nga politika. Bota gumexhinte edhe kur franca vendosi qe ti ndalonte veshjet e tradites islame duke harruar qe turqia kishte bere dicka te tille pothuajse nje shekull me perpara.
 
Titulli: Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvi

Jon qu kejt do me maska do pa maska , kta t'djathtit dulen haptasi pa maska , kurse kta izraelit me maska si gjithmon , po ku i jep mbeshtetje ose perkrahje nje hebre nje Muslimani kur ne palestin gjdo dit mysin Musliman , po edhe kto do e ken nje koh dhe pastaj do dorzohen vet smundet njeri te del kunder fjales te All-llahut .
 
Titulli: Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvi

Bukur shume. Nje minare te coj peshe ne mbare boten, sukses eshte ky. Sikur te mos ndaloheshin ndertimet e minareve, askush s'do bente ze, jeta do kishte vazhduar si me pare.
 
Titulli: Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvi

Jon qu kejt do me maska do pa maska , kta t'djathtit dulen haptasi pa maska , kurse kta izraelit me maska si gjithmon , po ku i jep mbeshtetje ose perkrahje nje hebre nje Muslimani kur ne palestin gjdo dit mysin Musliman , po edhe kto do e ken nje koh dhe pastaj do dorzohen vet smundet njeri te del kunder fjales te All-llahut .

nuk ka te bej ceshtja palestineze me te qenit mysliman,,,

nese ne palestin vriten njerez,,vriten per ceshtje palestineze dhe izraele,,
dhe jo per ceshtje fetare,,,,problemi i tyre qendron tjeter kund,,

kur ne kosov serbt po vrisnin myslimanet e kosoves,,, kjo skishte te bej me fen,,,

ashtu sic ska te bej me fen ceshtja palestineze,,,,

dhe nese nje palestines ka vrar nje izrailit,,sdo te thot kjo se po vret besimtaret mysliman,,,
 
Titulli: Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvi

Bukur shume. Nje minare te coj peshe ne mbare boten, sukses eshte ky. Sikur te mos ndaloheshin ndertimet e minareve, askush s'do bente ze, jeta do kishte vazhduar si me pare.


ne konceptin tend,,,besimtaret mysliman jan vellezer,,,
dhe si te till duhet te jen te bashkuar edhe kur nuk kan te drejt te vendosin mbi diqka,,,dhe ti mendon se bota do cohet pesh per nje minare,,

sepse ti mendon se deshirat e myslimanve,,duhet te jen te plotesueshme dhe te pa refuzueshme,,edhe aty ku shumica e popullit vendos per ti then jo islamit,


sikur minaret te ndertoheshin,,aty ku shumica e popullit i pranon dhe ndjen nevojen e tyre,,,sdo te kishte pasur probleme as sod dhe as para 500 vjetesh,,

ju mendoni se gjithshka ne bot esht e juaja,,
 
Titulli: Jerusalem Post:Hebrenjtë përkrahin myslimanët në ndërtimin e minareve në Zvi

dhe e argumentoni ndertimin e minareve,,si e drejt njerzore,,,dhe ne krahun tjeter
ne vendet arabe le qe ska shanse te ndertosh kisha,,,por as te kesh bibel ne shtepi,,sipershembull arabia saudite,,dhe pastaj ju kerkoni te drejt qe ku te shkoni te keni minaren me vete,,
 
Back
Top