Jerusalem: Izraeli do të ndërtoj afro 700 njësi banimi

Kresha

A pretty face can never trick me
Izraeli ka shpallur planet për ndërtimin e afro 700 njësive banesore në pjesën lindore të Jerusalemit, që nga palestinezët pretendohet se do të jetë kryeqyteti i tyre i ardhshëm.


Ministria e banimit e Izraelit tha se e ka miratuar ndërtimin në tri lagje ekzistuese hebreje, në të cilat aktualisht jetojnë dhjetëra mijëra njerëz.

Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, në nëntor pat shpallur ngrirje 10 mujore të projekteve të reja për banesa në vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Por, urdhëri nuk përfshinë ndërtimin në pjesën lindore të Jerusalemit.

Izraeli pretendon se i gjithë qyteti është i tij.

Izraeli e ka okupuar Jerusalemin Lindor, ku gjenden vende të shenjta për hebrenjë, të krishterë dhe myslimanë, në luftën e vitit 1967./rel/
 
Titulli: Jerusalem: Izraeli do të ndërtoj afro 700 njësi banimi

Shume mire po ngre nivelin jetsor Izraeli bravo !!
 
Titulli: Jerusalem: Izraeli do të ndërtoj afro 700 njësi banimi

Kjo nuk i sherben aspak arritjes se planit te paqes per keto vende.
 
Back
Top