Jeremiq: Po shtohen presionet që Serbia të njohë Kosovën

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiq ka deklaruar sot se po shtohen trysnitë kundër Serbisë që ta njohë Kosovën.

"Presionet për ta njohur Kosovën janë të përhershme dhe ato po shtohen. Vendet me ndikim të jashtëzakonshëm po bëjnë atë që po munden dhe po bëjnë presion edhe te vendet tjera që ta njohin Kosovën", ka thënë Jeremiq. |

Ai ka vlerësuar se Serbia kundërshton këtë presion “dhe deri më tash, me sukses edhe më të madh sesa dikush ka mundur të presë, e sidomos nga to vende që bëjnë presion", transmeton Blic.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse drejtpërsëdrejti kërkohet që Serbia të njohë Kosovën në mënyrë që ajo të mund të anëtarësohet në BE, Jeremiq ka thënë se është i ditur qëndrimi i tij dhe këtë qëndrim ai e ka paraqitur disa herë. //mesazhi
 
Back
Top