Jennifer Lopez: Më së shumti pasojat e divorcit po i vuajnë fëmijët

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ka kaluar tashmë viti qëkur këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, është ndarë nga bashkëshori i saj, Marc Anthony, ndërkohë që, 43-vjeçarja, vazhdon të flas për periudhën e vështirë të divorcit.

Bukuroshja latino-amerikane ka përshkruar për të përditshmen “The Mirror” depresionin që ka kaluar, ku ka thënë se e kishte shumë të vështirë të çohej nga shtrati në mëngjes.

“Ishte shumë e vështirë. Kur ju jeni në depresion gjatë gjithë kohës është shumë e vështirë. U ndjeva sikur tërë jeta ime u nda në gjysmë. Krejt çfarë kam kaluar në tetë vitë, papritmas eksplodoi”- ka thënë J-Lo.

Megjithatë, këngëtarja ka pohuar se ajo është një nga ata personat që nuk dorëzohen lehtë dhe se nga ato momente ka mësuar shumë dhe se është rritur.

0109333333732435439548.jpg


Pavarsisht se çifti, Jennifer dhe Marc Anthony, pas ndarjes kanë vazhduar jetët e tyre, e janë lidhur me persona të tjerë, Jennifer ka theksuar se janë fëmijët që po i vuajnë pasojat më së shumti pasi ata nuk po bëjnë një jetë normale.

Jennifer ka treguar gjithashtu, se po i rrit fëmijët e saj, sipas mënyrës që nëna e saj e ka rritur atë, ku ajo e ka mësuar, se duhet të jetë e pavarur, qoftë nga ana finaciare, qoftë dhe nga ajo emocionale. Nga ana emocionale, ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet ta lësh lumturinë tënde në dorën e dikujt tjetër./alb
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top