Jeni kuriozë si ndihesh kur gjendesh buzë vdekjes?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1459684356vlcsnap-2016-04-03-13h51m53s214.jpg


E quajnë “simulatori i vdekjes” dhe pretendon t’i bëjë njerëzit të përjetojnë eksperiencën e vdekjes dhe të rilindjes. “Xinglai”, që do të thotë “zgjuar”, hapet për publikun e gjerë në Shangai të hënën, ndërsa pjesëmarrësve u ofron mundësinë të “vriten” nga të ngjashmit e tyre.

Gjoja kufoma e tyre digjet dhe pas kësaj vjen ringjallja brenda një strukture, që imiton mitrën e femrës. Seancën dyorëshe e drejton ideatori i “Xinglai”-t, Ding Rui. Pjesëmarrësve u jepet një formular me skenarë jete dhe vdekjeje, ku duhet të zgjedhin nëse do të sakrifikojnë jetën e tyre apo të dikujt tjetër dhe ta argumentojnë përsenë e zgjedhjes së bërë. Lojtarët votojnë atë që konsiderohet si shpjegimi më i keq, ndërsa personi i përzgjedhur “dërgohet” në kremator.

“Le të supozojmë se ti je një ushtar amerikan në Afganistan dhe, së bashku me kolegun tënd diktohesh nga një bari vendas, i cili mund t’ia zbulojë pozicionin tënd armikut. Ti duhet të zgjedhësh: do e vrasësh bariun apo do ta lësh të jetojë dhe, për vendimin që do të marrësh, duhet të japësh dhe një shpjegim”, tha Ding Rui, ideator.

33-vjeçarja Ji Ruoxing ishte një prej pjesëmarrësve eksperimentalë, përgjigjja e të cilëve u votua si më e keqja. Ajo rrëfen se, krematori dhe disa pjesë të tjera të kësaj eksperience ishin vërtet frikësuese.

“Kur mbetesh vetëm në errësirë të plotë, ndjesia që përjeton është shumë realiste. Sidomos në fillim, kur të frikëson çdo zhurmë”, tha Ji Ruoxing, pjesëmarrëse.

Për zhvillimin e idesë së tyre, Dingut dhe partnerit të tij të biznesit i janë dashur 4 vite. Pjesëmarrja në lojë për një person kushton 444 juanë apo 68.5 dollarë amerikanë. Kinezët, numrin 4 e lidhin shpeshherë me vdekjen.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top