Shtatë këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ti jepni fund tekave të tyre.
1.Jepini përgjegjësi
Jepini detyrë të pastrojë, të gatuajë, të kujdeset për një kafshë apo për motrën më të vogël. Nëse ju bëni çdo gjë për të dhe e kujtoni vazhdimisht për detyrat e saj, thjesht i mësoni se ajo duhet të presë gjithmonë ndihmë nga të tjerët në jetë.
2.Privilegjet fitohen
Bejeni të qartë se të kesh një telefon cellular, të shkosh me shoqet në kinema apo të shikosh televizor janë privilegje dhe duhen fituar.
3.Promovoni altruizmin
Një adoleshent që është i zënë duke ndihmuar të tjerët ka më pak gjasa të ankohet për veten. Angazhimi në ndihmë të personave në nevojë, bamirësia dhe altruizmi do t’i mësojnë fëmijës suaj adoleshent të ulë nivelin e kërkesave dhe të kuptojë se bota nuk i ka asnjë gjë borxh.
4.Promovoni fuqishëm mirënjohjen
ثshtë e kollajtë për adoleshentët sot që të joshen nga gjithë ato gjëra që ofrohen në treg por nëse nxitni më shumë mirënjohje, fëmija juaj adoleshent do të fokusohet më shumë në lumturinë me ato që ka sesa me plotësimin e kërkesave pa fund.
5.Ndiqni me rigorozitet rregullat dhe kufizimet e vendosura
Nëse e ktheni fjalën dhe e plotësoni tekën pasi keni thënë një herë “jo” vetëm sepse fëmija juaj adoleshent nervozohet, do të thotë se ju po i jepni fëmijës suaj më shumë fuqi dhe autoritet seç është e nevojshme. Qëndrojini strikt rregullave që keni vendosur.
6.Përballeni fëmijën tuaj me parehatinë
Mundimi juaj për të shmangur pasojat e parehatshme për fëmijën tuaj i mëson asaj se rregullat nuk kanë asnjë vlerë. Për shembull nëse ankoheni te mësuesja se fëmija ka marrë një notë të ulët do t’i mësoni asaj se ajo ka të drejtë të marrë nota të larta dhe kur nuk i meriton. Përjetimi i disa problemeve dhe i parehative redukton ndjenjat e superfuqisë.
7.Përgëzoni sjelljen e përshtatshme
Përgëzimi i fëmijës kur ai merr 10 në test dhe kur ua kalon të gjithëve në matematikë do t’I jape fëmijës suaj një ndjenjë supremacie. Përgëzoni fëmijën tuaj më shumë kur tregon një sjellje mirënjohjeje apo kur jep ndihmë.
Përshtait: Elona اeço
marre nga: 7 Ways to Put an End to a Teen's Sense of Entitlement