Jemi pasardhës të shimpanzesë dhe…derrit

Arfenilla

Themelues i Forumit
foto.php


Jemi pak shimpanze dhe pak derra! Kështu pretendon Eugene McCarthy, njëri prej shkencëtarëve më në zë në botë në fushën e kryqëzimit të kafshëve.

Sipas tij, njeriu është produkt i kryqëzimit të një derri mashkull me një shimpanze femër, i ndodhur miliona vite më parë, në një periudhë të caktuar të evolucionit.

McCarthy thotë se përgjigjja nuk mund të jepet me siguri, por argumentat janë bindëse. Ngjashmëria më e madhe e njeriut në tokë është pikërisht me shimpanzenë, por ka edhe tipare dalluese që na largojnë me to.

Këto tipare, sipas shkencëtarit amerikan të Universitetit të Xhorxhias gjenden vetëm tek një kafshë: derri. Në studimin e tij të publikuar në faqen e internetit “Macroevolution”, McCarthy thotë se përvec qimeve dhe dhjamit, lëkura e njeriut ka ngjashmëri të madhe me atë të derrit, sidomos në strukturë. Por jo vetëm lëkura. Ai thotë se ngjashmëri mes njeriut dhe derrit gjenden edhe tek organet jetësore dhe mënyra e funksionimit të tyre.

Hipoteza e tij menjëherë është kritikuar. Argumenti më i fortë i përdorur për ta rrëzuar atë është ai se pasardhësit e një kryqëzimi janë të paaftë të riprodhohen. Këtij argumentimi McCarthy i është përgjigjur duke thënë se jo gjithmonë hibridët nuk mund të riprodhohen. Sipas tij ka raste kur hibridët riprodhohen me kategoritë e prindërve të tyre dhe me kalimin e viteve evoluojnë dhe mund të riprodhohen edhe me njëri-tjetrin..Tribuna.
 
Titulli: Jemi pasardhës të shimpanzesë dhe…derrit

Urime urime,shkenca perparon boll...ne budallalleqe..O Zot O Zot...
 
Titulli: Jemi pasardhës të shimpanzesë dhe…derrit

Hahahahahahaha
Une skam pune me derrin per vete , ndoshta shim pa nxeun e kam kusheri ,se kinez qenka , por thiun joooooooo !
 
Titulli: Jemi pasardhës të shimpanzesë dhe…derrit

Edhe Charlsi thoshte qe jemi pasardhesit e majmunit... po pse nuk behen dhe majmunet njerez?

Ndoshta duhet te shkruaj dhe une nje artikull me teorine time,ndoshta marr popullaritet dhe une...
 
Titulli: Jemi pasardhës të shimpanzesë dhe…derrit

uroj qe Zoti te lere pak vend ne parajse per majmuneshen time leshtore dhe paqtore.do ngre keshillin e te urteve te pyllit dhe si mbretereshe baritore dhe ujore qe jam ,do iu prij vendimeve dhe normave qe do udheheqin fisin e me tutje. Punet do ndahen sipas komandave te tabelshkruesit dhe endrrat do hidhen me shkrim dore ne fletore e blloqe qe te mund te pajtohen me kaderin perkates,ku interpretimet do i beje me i urti fshatit.per te tjera presupozime trokisni ne porten prej kangjelle ku shkruan: reparti elaborimit te ide-projekteve te palançuara .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top