Kalon kohë me partneren tënde, jeni mirë bashkë dhe jetoni momente të lumtura, por kur diçka nuk funksionon, fillon të pyesësh veten nëse je ende i dashuruar.
Ja se cilat janë sinjalet kryesore nga të cilat do të kuptosh se çfarë po ndodh me historinë tënde.
Ajo nuk është më një prioritet
Mërzitesh po të qëndrosh me partneren tënde? Nëse në pjesën më të madhe të rasteve do të preferoje të bëje ndonjë gjë tjetër se sa të kaloje kohë me të, ky është një sinjal i keq. Nuk bëhet fjalë të rrini bashkë 24 orë në 24, por duhet ta pranosh se kur ishit të dashuruar, i jepje rëndësi partneres tënde mbi gjithçka. Nëse tani preferon të punosh ndonjë orë më shumë se sa të kthehesh në shtëpi, do të jesh dakord që dashuria është zbehur.
Mendon vetëm për veten
Empatia zhduket bashkë me dashurinë. Nëse më parë tentoje që partnerja jote të ishte e lumtur në rritjen e saj personale/profesionale, që t’ia dilte të realizonte ëndrrat e saj…dhe tani vë në plan të parë interesat e tua, ky quhet egoizëm dhe nëse ai është në sasi të madhe, mund ta prishë lidhjen.
Nuk e duron dot më
Gjërave që më parë nuk u jepje rëndësi, tani nuk arrin t’i durosh. Zhurma që bën kur ha, batutat e saj të njëjta, mënyra se si e shtyp tubetin e pastës së dhëmbëve…praktikisht gjithçka të ngre nervat. Kështu që, nëse vini re detaje të parëndësishme të cilat ju bezdisin, është një sinjal…
Ziheni gjithmonë
Askujt nuk i pëlqen të zihet, por ndërkohë që më parë urreje të kishe një diskutim dhe shqetësoheshe se kjo gjë mund shkaktonte efekte negative në marrëdhënien tuaj, tani është diçka që ndodh çdo ditë dhe bashkë nuk arrini kurrë të gjeni një zgjidhje. Mos u sforco për të bërë një hap mbrapa për të arritur një marrëveshje, përkundrazi, në disa raste grindu me dashje për të kuptuar se sa keq mund të shkojë marrëdhënia.
Je indiferent
Nuk kaloni shumë kohë bashkë dhe i jep më shumë rëndësi momenteve në të cilat mund të qëndrosh vetëm. ثshtë me të vërtetë e domosdoshme të qëndrosh në zyrë deri vonë? Duke bërë kështu do të ndihesh i lehtësuar, por kjo gjë më parë nuk ndodhte kurrë më parë! Kërkon gjithmonë të të dalë e jotja dhe kështu kalojnë ditë të tëra pa u parë dhe pa u dëgjuar me të…kjo gjë të bën indiferent.
Mendon se meriton më shumë
Edhe pse kaloni momente të bukura bashkë, vazhdon t’i përsëritësh vetes se mund të kesh përkrah një partnere më tërheqëse, inteligjente dhe më shakaxhie. Por, në momentin që e bën këtë gjë, duhet të jesh shumë i sigurt me veten në të vlerësuarin se me të vërtetë meriton më shumë dhe se partnerja jote ka fituar lotarinë kur të ka njohur. Nëse ndihesh i sforcuar, rivlerësoje edhe një herë historinë tënde…
Kërkon alternativa
Kur në jetën tënde vjen një person nga i cili je i tërhequr dhe me të shkon në shtrat, të tradhtosh partneren tënde nuk është asnjëherë një aksident. Nëse gjatë kohës kur ecën rrugës ngacmon çdonjërën ose nëse i kërkon ndonjë shoqeje të të njohë me ndonjërën, këto janë sinjale të qarta se dashuria ka mbaruar dhe se po kërkon rrugë shpëtimi.
Shmang kontaktin fizik
Nuk mbaheni më përdore, nuk ndiheni më i qetë kur përqafoheni dhe dhënia e puthjeve është kthyer në një sforco të madhe. Për të mos folur pastaj për seksin. Nëse kryeni marrëdhënie seksuale pa përfshirë emocionet, atëherë jeni në krizë.
Nuk e njeh më
Nuk arrin të kujtosh motivin për të cilin ndiheshe aq i tërhequr prej saj…mendon se mund të ketë ndryshuar, apo kushedi ke ndryshuar edhe ti shije! Pra nuk gjen më asgjë interesante tek partnerja jote dhe nuk e njeh më, aq sa mund të mendosh se është një person ndryshe nga ajo që ke dashur.
Nuk e respekton më
Një nga aspektet më të rëndësishme të jetës në çift është respekti reciprok. Por nëse s’e ke problem t’i thuash se ajo nuk vlen asgjë, se nuk ndjen keqardhje pasi e ke poshtëruar apo nëse e ke bërë të ndihet keq në publik është e qartë se dashuria është zhdukur.
/Top Channel