Japonia mund Kamerunin

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Japonia fiton 1-0 kunder Eto’o (zhgenjyes) dhe shokeve te tij, goli i mesfushorit te Cska Moske vlen pothuajse kalimin ne teteshet e finaleve.


Lojtaret e trajnerit Okada nisen me qetesi dhe ne mbrotje por shpejt e kuptojne se Eto’o (ne hije) dhe Luanet e tjere jane ne nje dite te zeze. Perpara pushim te pjeses se pare Honda shfrytezon nje krosim te Matsui per te mposhtur Souleymanou me te majten duke shenuar golin e avantazhit; duhet permendur se ishte pjesa e pare e vetme ne kampionat ne te cilen nuk pati asnje goditje kendi dhe asnje karton te verdhe. Avantazhi sidoqofte duket i merituar per japonezet qe mbrohen me rregull dhe shtyjne mire ne krahe, nderkohe qe nga krahu tjeter Le Guen nuk duket se i ka pergatitur mire taktikisht lojtaret, ku Webo i izoluar perpara nuk eshte ne gjendje te behet i rrezikshem.

Ne pjesen e dyte ish trajneri i Lione sposton perpara Eto’o-n, i cili fillimisht ishte perdorur ne krah dhe loja e Kamerunit eshte ne ngritje, me interistin qe i afrohet barazimit me nje goditje te bukur harkore nga krahu i djathte i zones kundershtare. Takimi merr jete me teper me hyrjen ne fushe te Emana edhe pse eshte Japonia qe i afrohet golit te dyte ne kundersulm, me Hasebe qe detyron portierin kundershtar te reagoje, pak perpara shtylles se goditur nga Okazaki (i nisur nga nje pozicion jashte loje).

Nderkohe nje shtylle e godet edhe Kameruni me Mbia qe trondit pjesen e portes ku kryqezohen shtylla dhe traversa nga rreth 20 metra.
thumbnail.php

Perfundimisht, ne nje ndeshje qe dhuroi shume pak emocione, ata qe u gezuan me teper ishin ekipi dhe tifozet japoneze, te cilet me kete fitore kane bere nje hap shume te rendesishem ne drejtim te kalimit te fazes se grupeve.
infoal
 
Titulli: japonia mund kamerunin

:(.............
 
Titulli: japonia mund kamerunin

E pashe kete ndeshjen dhe shenoi Honda mbas pasimit te Nissanit LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top