Japoni, zbulimi i rrallë: Balta, më e çmuar se paratë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Japoni, zbulimi i rrallë: Balta, më e çmuar se paratë

minamitorishima-island-file-restricted-exlarge-169.jpg

Një ishull i vogël në oqeanin Paqësor është vendi i një zbulimi që mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen ekonomike të Japonisë. Por, për çfarë bëhet fjalë?


Thjesht për baltë! Një sasi kolosale balte e vlerësuar në rreth 16 milionë tonë në ishullin e vogël Minamitori. Brenda kësaj balte gjendet një depozitë thuajse e pafundme mineralesh të rralla.

Mineralet e rralla përmbajnë elementë të rrallë të tabelës periodike, që përdoren në pajisjet e teknologjisë së lartë, si telefona celularë, sisteme raketash, radarë dhe makina hibride.

Për shembull, itriumi, një nga më të njohurit mes mineraleve të rralla dhe që te balta japoneze gjendet me shumicë, përdoret për të prodhuar lente, superpërcjellës apo ekranë telefonash celularë.

Ishulli Minamitori është mbi 1.600 km larg Tokios, por është pjesë e kryeqytetit dhe gjendet brenda Zonës Ekonomike Japoneze, diçka që e bën baltën e çmuar pronë të Japonisë.

16 milionë tonët e baltës vlerësohet se përmbajnë 780 vite furnizim me itrium, 620 vite me europium, 420 vite me terbium dhe 730 vite disprosium. Me pak fjalë mund të furnizojnë botën thuajse përjetësisht.

Kjo është diçka e jashtëzakonshme, por vlera rritet tej mase duke parë ofertën dhe kërkesën aktuale për mineralet e rralla. Kina ka monopolin e mineraleve të rralla dhe kontrollon 95% të prodhimit global.

Me zbulimin e ri dhe pasi të nisë shfrytëzimin e tij, Japonia pritet të hidhet fuqishëm në skenën globale dhe nuk ka më nevojë që të presë Kinën të caktojnë çmimin dhe disponueshmërinë e mineraleve.

Top Channel
 

Attachments

  • minamitorishima-island-file-restricted-exlarge-169.jpg
    minamitorishima-island-file-restricted-exlarge-169.jpg
    90.9 KB · Shikime: 0
me pak fjale vu investimentet mbi titujt japonez?!
 

Shqiperia duhet te merr mesim nga perparimi i japaneve... u shtypen mjaft, por perseri e ngriten para shtetin e tyre shum shpejt.
 

Shqiperia duhet te merr mesim nga perparimi i japaneve... u shtypen mjaft, por perseri e ngriten para shtetin e tyre shum shpejt.

paten nisur ti merrnin dheun te vetmit ishull qe kemi violetta por sdoli balte e arte thjesht i hoqem nje cope...
pastaj ne sjemi si ato sybajamet qe punojne si milingona e qe investojne ne shkenc teknollogji dhe zhvillim apo pasuri.. ne slodhemi fare jemi bossa pasurin nentoksore ja kemi dhen per 100 vite perdorim turkut..kinezit ( edhe pse minatorin e bejm ne jua japim ta perpunojne ne shtetet e tyre)
ate ujor ja kemi dhene italise per te ndertuar ca hidrocentrale ne shkumbin (puntorin e bejm ne normalisht se hapim vende pune) po % nder vite e marrin ato e nrml ja shesin driten shqiperise...
po ne jemi te zgjuar moj.. cshembull te marrim ato sybajame!!
 
pastaj ne sjemi si ato sybajamet qe punojne si milingona e qe investojne ne shkenc teknollogji dhe zhvillim apo pasuri.. ne slodhemi fare jemi bossa pasurin nentoksore

fatkeqesisht... pastaj me pasurine nentokesore, kur trepca quhej me pare Motorri i yugosllavise, sot shqiptaret e len ne duart e te huajve.




po ne jemi te zgjuar moj.. cshembull te marrim ato sybajame!!


te zgjuar ne thojza.... kan te marrin shembull nga sybajamet aktivitetin e ytre pas shkaterrimit veqanerisht....


le te mos mbeshtjellemi perher me te kalumen: dje qka ishte, shkoi...


Sot -te shikojm sot. Neser eshte ajo cfare ne sot punuam.
Mendoj i ka zen pak gjumi, edhe ne mes dite.
 
Japonine e mbeshteti dhe e mbeshtet totalisht Amerika.

Me kobure brezit te gjithe dine ta bejne trimin!
 
Pse kot germonte dhe germon Perendimi ne Afrike?
Toka pasuria me e madhe!
 
Kshu e ka kjo pune..... nderkohe qe gjysma mbajne syte lart nga qielli ( si pasuria me e madhe ) , gjysma e tjeter germon tokat. loool
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top