Japoni, ujë radioaktiv rrjedh në det

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kompania energjitike që administron centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni bëri të ditur se ka lokalizuar rrjedhje të reja në reaktorin e dytë, rrjedhje të cilat derdhen në detin e ndodhur pranë.

Kjo shpjegon përse një ditë më parë u regjistruan nivele radioaktiviteti më të larta 4 385 herë se normalja në centralin bërthamor të Fukushimës.

Ndërkohë, Agjensia Bërthamore Ndërkombëtare ka lajmëruar për dërgimin e dy ekspertëve të saj në Fukushima, për të studiuar nga pranë situatën.

Kriza u shkaktuar në centralin bërthamor në datën 11 mars, pasi tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në historinë e Japonisë goditi vendin.

Bilanci aktual i tragjedisë është 11 mijë të vdekur, mbi 16 mijë të zhdukur dhe 300 miliardë dollarë dëme.
 
Titulli: Japoni, ujë radioaktiv rrjedh në det

ncncn Katastrofe e madhe eshte , se di nese arrin ta mari meveten japonia me ket gje qe ndodhi :(:(:(.do ket pasoja me vite nga rrezet .
 
Pe: Japoni, ujë radioaktiv rrjedh në det

se mos vetem Japonia... u ndot uji, ajri, toka... dhe ta mendosh qe reaktoret berthamore po shtohen si kerpudhat pas shiut... nje termet dhe pastaj...
 
Back
Top