Japoni, princesha refuzon mbretërinë për dashurinë, martohet me shokun e shkollës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Japoni, princesha refuzon mbretërinë për dashurinë, martohet me shokun e shkollës


prinesha.jpg


Princesha që refuzoi mbretërinë është heroina e Japonisë që po ndryshon: si mund të mos e simpatizosh zonjushën që u zhvesh nga të drejtat mbretërore për t’u martuar me ish-shokun e shkollës. Përralla e Mako duket si një histori e bërë posaçërisht për tabloidët dhe britanikët, që janë profesionistët e vërtetë të thashethemeve mbretërore, e kanë pagëzuar që tani ish-princeshën ‘Kate Middleton e Japonisë’. Me ndryshimin e vetëm se Mako ka përshkuar rrugëtimin e kundërt.

princesha1.jpg




25-vjeçarja, mbesa e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar.

princesha2.jpg


Duke u martuar me një njëri të zakonshëm, Mako do të humbasë ligjërisht çdo titull mbretërore duke nisur një jetë tërësisht të re; nga lartmadhëria e saj mbretërore, princesha Mako di Akishino do të jetë tani thjesht zonja Mako Komuro, duke marrë kështu mbiemrin e ‘princit të saj të detit’, Kei Komuro, i mbiquajtur kështu për shkak të pjesëmarrjes në disa spote publicitare dhe promovimit të turizmit në plazhet e prefekturave Shonan dhe Kanagawa.

(gazeta-Shqip.
 
Zgjedhje e rende qe mbase do ja dyzoje mendjen ne vitet metejshme, gjithsesi ndienja eshte genjeshtarja numer nje, se ciles askush nuk mund t'i rezistoje, sado i forte dhe i ashper te jete.

Jete te lumtur Mako, dhe dashuri te perjetshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top