Januzaj lojtari i ri më i mirë i vitit ne MU

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0516003758480_m.jpg


Mesfushori i jashtëzakonshëm shqiptar, Adnan Januzaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në radhët e rezervistëve (të rinjve) të gjigantit anglez, Manchester United.
18 vjeçari i jashtëzakonshëm ka qenë figura kryesore e ekipit të të rinjve të drejtuar nga Warren Joyce dhe pikërisht kjo ka ndikuar që Januzaj të promovohet në ekipin e parë të kampionit të Anglisë.

Ky çmim për Adnanin vjen pas paraqitjes së tij impresive ndaj Liverpoolit në Old Trafford këtë javë, ku madje ka marrë edhe komplimente nga Sir Alex Ferguson.

“ثshtë ndjenjë shumë e mirë të jem lojtari më i mirë i vitit. Unë kam punuar shumë për këtë arritje dhe dua të falënderoj të gjithë lojtarët, tifozët dhe stafin. Ka qenë sezon i mrekullueshëm”, ka theksuar Januzaj me rastin e pranimit të këtij çmimi.

Januzaj ka arritur që të dalë në krye të votimeve duke mposhtur bashkëlojtarët Marnick Vermijl dhe kapitenin e ekipit Tom Thorpe.

Adnani pritet që të paraqitet në ndeshjen e fundit sezonale të Manchester Unitedit ndaj West Bromwich Albion në transfertë. Ai tashmë po stërvitet përkrah Wayne Rooneyt dhe Robin Van Persiet, teksa ka numrin 44 në fanellë. /Telegrafi/
 
Titulli: Januzaj lojtari i ri më i mirë i vitit ne MU

Qelbesira e vitit per shqiptaret edhe do mepelqente te mos e shifja emrin e ti ketu sepse ky refuzoi te luaj per kombetaren meriton ti shajme motren ne kor ne Qemal Stafa edhe ky so shqiptar eshte belg i flliqur
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top