Janë të shëndosha, pezullohen nga puna

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Televizioni shtetëror i Egjiptit ka pezulluar nga puna 8 prezantuese me shkakun se ishin të shëndosha, duke u kërkuar atyre që të fillojnë dietën.

Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e grupeve të të drejtave të grave.

Radio dhe Televizioni Bashkimi Egjiptian (ERTU) ka dhënë grave të paktën 1 muaj afat përpara se të mund të rikthehen në detyrë. Një prezantuese tha se situata kishte shkaktuar mërzitje në familjet e tyre.

Qendra e Gruas për Udhëzim dhe Vetëdije, shkruan BBC, e dënoi veprimin, duke theksuar se “shkel Kushtetutën” dhe është një formë e dhunës ndaj grave.

Pavarësisht kritikave, ERTU tha se vendimi nuk do të tërhiqet, por se gratë nuk do të provohen nga pagat.

Në mediat sociale, disa përdorues shprehën mbështetje për gratë, por të tjerët i kanë quajtur ato “bakabouzas”, një term që egjiptianët e përdorin për të përshkruar vajzat mbipeshë.
Gazeta Dita
 
Titulli: Janë të shëndosha, pezullohen nga puna

Po tani ama jane aq te shendosha sa te kalojne e nga 100 kg :P
Per te miren e tyre shendetsore duhet te mbajne pak diet.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top