Sipas ‘Triangle of Sternberg’, teorisë trekëndore, ekzistojnë 7 tipe dashurish. Kjo teori e përshkruan dashurinë si këndet e trekëndëshit. Secili kulm i tij ka një përbërës.
Intimiteti: Lidhet me afërsinë dhe lidhjen fizike në një marrëdhënie
Pasioni: Lidhet me dëshirat seksuale
Përfshirja: Përpjektet e çiftit për të bërë kompromise, por pa lënë pas dore dëshirat individuale
Bashkimi i dy prej këtyre përbërësve ose prania e të treve përbëjnë 7 llojet e dashurisë.
Mund të gjesh tënden:
Afeksioni
Ndodh kur prezent është vetëm pasioni, sepse nuk ka pasur kohë për një ndjenjë më të thellë.
Dashuri boshe
Kur është prezent vetëm elementi i tretë: përfshirja. Zakonisht janë ata që qëndrojnë bashkë për shkak të inercisë.
Dashuria romantike
Kur ekziston dëshira dhe intimiteti atëherë dashuria është romantike.
Dashuri miqësore
Ka përbërës intimitetin dhe përkushtimin, por jo pasionin. Është një lloj miqësie më e fortë se zakonisht dhe e qëndrueshme, por nuk ka dëshirë seksuale në mes. Janë çifte jetëgjatë, që vazhdojnë të jenë bashkë edhe pse pasioni ka mbaruar.
Dashuri fatkeqe
Kur ka pasion dhe përfshirje. Këto lloj marrëdhëniesh nuk zgjatin në kohë.
Dashuria e konsumuar
Ky është lloji më i plotësuar i dashurisë, sepse i përfshin të tre përbërësit dhe janë në ekuilibër të plotë me njëri-tjetrin. E vështirë për t`u arritur, por jo e pamundur. Emërtimi “e konsumuar” mund të duket sikur është dashuri “e skaduar”, por në fakt quhet e tillë pasi i ka arritur të tre nivelet.