Janari, muaji i zi për çiftet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
janariikeq.jpg


Janari është “muaji i zi” për çiftet, vlerësoi një sondazh i kryer nga e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Në këtë periudhë të vitit, britanikët shpenzojnë tetë minuta mesatarisht në ditë duke u zënë me partnerin, ndërsa dy në tre të intervistuar pranojnë se i kanë dhënë fund raportit të tyre në këtë periudhë.

Kushtet atmosferike, mungesa e parave si pasojë e shpenzimeve të tepruara të kryera për festat e fundvitit janë disa prej arsyeve që shkaktojnë këtë krizë. Megjithatë, arsyet e vërteta gjenden thellë në psikologjinë e njerëzve.

Një psikologe e sjelljes njerëzore, Donna Dawson, shpjegoi: “Janari dhe muajit e tjerë të dimrit njihen për një periudhë të natyrshme depresioni. Mungesa e dritës së diellit shkakton një stres të shtuar dhe mungesa e akvititetit fizik, si pasojë e kushteve atmosferike, bën që të jemi lehtësisht të irritueshëm. Një kombinim i tillë rrethanash rezulton shpesh fatale për çiftet”.

Ndonëse sondazhi u krye vetëm në qytetet britanike, sipas “Daily Mail”, rezultatet kanë një vlerë globale, pasi arsyet që e bëjnë janarin “të zi” në ishull mbeten të njëjta edhe për zonat e tjera të botës.

B;topchane
 
Pe: Janari, muaji i zi për çiftet

Një psikologe e sjelljes njerëzore, Donna Dawson, shpjegoi: “Janari dhe muajit e tjerë të dimrit njihen për një periudhë të natyrshme depresioni. Mungesa e dritës së diellit shkakton një stres të shtuar

Pse vec ne janar e muajt e dimrit ska diell ne Britani?...Ne Britani ka pak,aspak diell gjate gjithe muajve te vitit i bie qe te jene te grindur gjithmone ciftet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top