“Jam ngjyer në gjakun e vëllait tim dhe u hoqa si i vdekur”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
sajed-300x200.jpg


Ali Al Sajed është një i ri nga Hula. Nga ai vend në Siri që u bë i njohur në mbarë botën për shkak të masakrës së fundjavës së shkuar, ku gjetën vdekjen më shumë se 100 persona. Ajo që ka bërë ky 11 vjeçar është e paimagjinueshme. Ai rrëfen se si arriti të mbijetojë, ndërkohë që e gjithë familja e tij u ekzekutua.

Kur vrasësit nisën të masakrojnë familjen e tij, 11 vjeçari u shtir si i vdekur për të mbijetuar. U shtri në dysheme dhe u lye me gjakun e vëllait të tij. Vrasësit menduan se ai kishte vdekur.

Ali Al Sajed u përpoq që të mos dridhej, ndërkohë që meshkujt, të gjithë me mjekra të gjata dhe me kokën e rruar, vrisnin prindërit e tij dhe katër fëmijët. Më i vogli i familjes, vëllai gjashtëvjeçar, Nader, u qëllua në kokë dhe në shpinë.

“Jam lyer me gjakun e vëllait dhe u hoqa si i vdekur,” thotë ai për agjencinë AP. Prej pesë ditësh është jetim.
Ali është një nga të paktët të mbijetuar të masakrës në Hula. Hula është një grumbullim fshatrash të vegjël në provincën siriane të Homsit. Më shumë se 100 njerëz u vranë, mes tyre shumë gra e fëmijë.

11 vjeçari thotë se nëna e tij nisi të qante kur 11 burra hynë natën në shtëpinë e tyre. Ata nxorën jashtë babain e Aliut dhe vëllezërit më të mëdhenj.“Nëna ime nisi të ulërinte: pse i morët, pse i morët” tregon Ali.

Pak më vonë familja e tij ishte zhdukur.

Një burrë me rroba civile e futi nënën e tij në dhomën e gjumit dhe e qëlloi pesë herë në kokë dhe qafë.

“Më pas doli nga dhoma e gjumit. Ai përdorte një elektrik për të parë. Kur zbuloi në plevicë motrën time, Rasha, e qëlloi në kokë.”

Vogëlushi është larguar nga Hula. Tani jeton me të afërmit.

Aktivistët fajësojnë për krimet një milici pranë qeverisë. Kurse kjo e fundit thotë se krimet i kanë kryer terroristët. Rusia dhe Kina janë të vendosura për të mos lejuar ndërhyrje ushtarake në Siri, ndërkohë që OKB thotë se viktimat janë ekzekutuar nga afër, ashtu siç dëshmon dhe Ali.

Tema
 
Pe: “Jam ngjyer në gjakun e vëllait tim dhe u hoqa si i vdekur”

Sa gjynah:(...Por dhe ky femije i zgjuar,bravo...
 
Back
Top