“Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
57-year-age-gap-on-This-Morning.jpg

Një ish- modele e revistës Playboy, e cila është martuar me një multimilioner, që është 57 vite më i madh se ajo, tha se kjo martesë nuk ka fare lidhje me pasurinë e tij.

Bukuroshja gjermane, Cathy Schmitz, 25 vjeç, u martua me mega-pasanikun Richard Lugner, 82 vjeç, në verën e vitit të shkuar.

Tani ajo jeton në luks në Vjenë.
martesa.jpg

Richard thotë se diferenca në moshë nuk e shqetëson.

“Duhet të mësojmë të jemi të martuar,” tha ai.

“Jam martuar katër herë dhe kur u takova me Cathy, kisha shtatë vite i divorcuar. Nuk doja të martohesha sërish,” tha ai, por shtoi se ajo ia ndryshoi mendjen.

Ai tha se e di që pasuria e tij mund të jetë në rrezik nga femrat dhe martesa.

Kurse ajo tha se e sheh Richard si një mësues të mirë, pasi ka qenë i martuar katër herë.

“Natyrisht që është mirë të jetosh në luks. Por kjo nuk ka rëndësi për mua. E dua gjithçka që lidhet me të. Ai është sharmant, i dashur dhe flet gjithmonë të vërtetën”.

“Kam dalë me shumë të rinj- ata e kanë mendjen vetëm te vetja. Ata pëlqejnë futbollin dhe femrat e reja. Kam një vajzë 6 vjeç, për të cilën duhet të kujdesem- Kam nevojë për një burrë”.

“Babai im qau kur unë u fejova”.
mapo
 
Titulli: “Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

dashuri e paster :qan:
 
Titulli: “Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

Nje gje kjo modelja e ka te sigurte-pasurine, per te tjerat nevoja kujdesen komshinjet!
 
Titulli: “Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

Une e besoj.....perse mos ta besoj ne fund te fundit.

Dashuria nuk eshte derivat vetem i te rinjve, por gjithkush mund te dashuroj ne cdo kohe e ne cdo moshe.

e do? e paste me jete .....ja kshu
 
Titulli: “Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

Patjeter Moni qe e dashuron (logarine e tij bankare)! Si mund te jete e kenaqur nje modele e playboy-it me nje plak matuf qe as ti marr ere nuk mundet, e le me me shume...po hajt mo se s'ka dashuri ketu!
 
Titulli: “Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

Gjyshi me me fat ne bote, do thoja un per te.... pse ky sa ka jetu ka jetu i rrethuar me lek e femra.... tani ne ket mosh e din me se ka prek fundin e jetes,,pse mos te shfrytezoj edhe ket pleqeri me nje femer fresh! edhe ashtu kur do vdes leket nuk i merr me vete .......... keshtuqe Gjyshi ka dit si te beje lekun dhe femren,
 
Titulli: “Jam dashuruar me të”. E kush e beson?

Po normal sepse femrat ngjiten pas lekut sikur mizat pas...nejse
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top