Jakubi dhe Jusufi a.s.

Alko71

Anëtar Aktiv
JAKUBI DHE JUSUFI a.s.


Jakubi është i biri i Is-hakut, e nipi i Ibrahimit a.s.. Ai kishte 12 djem. Këta lindën në Fedan, te daja i tij Labani ku Jakubi shërbente si bari. I ati e donte Jusufin më së shumti, sepse ai ishte më i sjellshmi ndaj prindërve. Kjo gjë bëri që vëllezërit e tij t'i kishin zili. Jeta e Jusufit në fillim mori tatëpjetën, ai hoqi shumë nga sjelljet e këqija të të vëllezërve. Por, më vonë doli në shesh e vërteta dhe ndikoi mirë në popullin e Egjiptit si dhe të fqinjët e atij vendi. Jusufi a.s. përmendet shpeshherë në Kuran, madje edhe një kaptinë e tërë e Kur'anit flet për ngjarjet e tij. (Kaptina 12- Jusuf -me 111 ajete)

Jakubit a.s. iu shtua edhe më shumë dashuria ndaj Jusufit kur ia tregoi një ëndërr që kishte parë. Jusufi kishte parë ëndërr se njëmbëdhjetë yje, Dielli dhe Hëna i kishin bërë sexhde (përulje). Jakubi a.s. prej ëndrrës së tij e kuptoi se ai do të jetë njeri me autoritet të madh, prandaj e këshilloi që te mos ua tregonte këtë ëndërrr vëllezërve të tjerë. Jakubi a.s. e porositi atë qe te heshtë, meqë u frikësua prej vellezërve të tij se mos i bënin ndonjë të keqe.


Një ditë prej ditësh, bijte e tjerë të Jakubit a.s. vendosën të hakmarreshin ndaj babait të tyre për përkrahjen që i bënte Jusufit. Ata, një ditë e lutën babanë e tyre që Jusufin ta merrnin me vete në gjueti ose në një shëtitje. Jakubi pati frikë t'ua jepte dhe u kundërshtoi duke u thënë se mund ta hante ndonjë ujk. Ata i thanë se dëshironin ta merrnin me vete që të luanin me të në fushë në ajrë të pastër dhe se do ta ruanin nga çdo gjë. Ne qoftë se rastësisht do të ndodhë diçka i thanë ata, përgjigjemi ne për të. Atëherë Jakubi a.s. me zemër të thyer, u dha leje qe ta merrnin me vete.

Kur dolën në fushë, u këshilluan në mes veti se "ا'ti bënin". Me në fund vendosën që ta hidhnin në një gropë në një pusete pa ujë. Pasi e hodhën në pusete, ata u kthyen në shtëpi më vonë se zakonisht. U arsyetuan se e kishin humbur kohën duke e kërkuar Jusufin. Bile, ata filluan të qanin me zë të lartë dhe i thanë babait të vet: "O baba, ne e kemi lënë Jusufm të na i ruaj rrobet, kurse ne shkuam të luajmë! Kur u kthyem, atë e kishte ngrënë ujku!" dhe ia dhanë këmishën me gjak të huaj. Jakubi a.s. e mori kemishën dhe e shpalosi, mandej u kthye dhe u tha djemve: "اfarë ujku qe ai që hëngri birin tim e nuk i shqeu këmishen, dhe as nuk nguuli asnjë dhëmb?!".

Thuhet se njëri prej vëllezërve të Jusufit, nuk qe pajtuar me të tjerët dhe kështu u pat thënë që ta hidhnin në pus, me shpresë se do të shpëtonte me qëllim që ky pastaj t'i dilte në ndihmë, gjë që edhe bëri. Ai përvidhej nga vëllezërit e vet dhe tinëzisht i dergonte bukë aty ku e kishin hedhur, por babait të vet nuk guxonte t'i tregonte asgjë.

Jusufi qëndroi në pus disa ditë. Një ditë prej ditësh atypari kaloi një karavan tregtaresh nga Egjipti dhe e panë atë pus. Njëri prej tyre u afrua të kërkonte ujë. E lëshoi kofen në pus dhe Jusufi u kap për kove. Tregtari mendoi se kova u mbush me ujë, po në të ishte kapur një fëmijë. Tregtari bërtiti me zë të lartë:

"Gjeta një fëmijë!".

Ata e morën Jusufin me vete dhe e derguan në Egjipt. Kur erdhi te puseta vellai i tij, që i dergonte ushqim për çdo ditë, e pa se Jusufi nuk ishte më aty. Filloi të qante me zë. Nga dëshprimi shqeu edhe teshat e trupit.


SHITJA E JUSUFIT


Tregtarët egjiptianë e shitën Jusufin a.s. në treg, atë e bleu shefi i policisë së atjeshme. Kur arriti Jusufi në shtëpinë e zotërisë së vet, Zoti ia dhuroi një dashuri të madhe zotërisë ndaj tij dhe ai i tha bashkëshortes:

"Nderoje robin tim, se ndoshta do të kemi dobi prej tij ose e marrim si fëmijë tonin".

Jusufi rritej dhe zoteriu i tij nuk e shikonte si rob, por i dha një përkrahje, e bëri kryetar të robërve. Jusufi ishte besnik dhe i sinqertë. Ai deshironte të mbante besnikërinë e vet. Këtë gjë na e vërteton sjellja e tij ndaj zonjës së vet. Zonja e tij, duke e parë bukurinë e tij të jashtëzakonshme, nisi të dashurohej në të, dhe kjo dashuri dita-ditës i shtohej.

Një ditë prej ditësh Jusufi hyri në dhomë të zonjës së tij (Zyleihasë) dhe ajo i propozoi te kishin marrëdhënie intime, të cilën gjë Jusufi a.s. e kundërshtoi me këmbëngulje. Ajo papritmas ia mbylli derën, por Jusufi i tha se zotëriu i tij i ka besuar çdo gjë, e kjo ështe tradhti dhe filloi të kërkojë rrugëdalje për të shpëtuar nga ajo dhe nga shejtani e qëllimi i tij. Ai largohej prej saj, e ajo i vër-sulej edhe më shumë. Kur doli jashtë Jusufi, ne ikje e sipër ajo ia grisi kemishen atij nga mbrapa dhe prane dere ata te dy takuan burrin e saje që vinte në shtëpi së bashku me nje të aferm të zonjës Zyleiha. Ajo, kur e pa bashkëshortin e saj, bërtiti gjoja se Jusufi kishte dashur ta dhunonte dhe u kthye e i tha bashkëshortit të vet:

"اfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?" !(Kur'an-12:25)

I afermi i saj, që erdhi së bashku me bashkeshortin e saj, ishte njeri i sinqertë, sepse me këtë rast tha: "Në qoftë se këmisha e tij (Jusufit) është e grisur përpara, atëherë ai (Jusufi) është rrenacak (fajtor), e nëse është ndryshe (këmisha është grisur prapa), atëherë rrenacake është ajo". kurse ai (Jusufi) është i drejtë, besnik. Kur e shikuan këmishën, ajo ishte e grisur prapa. Me këtë provë, u vertetua se Jusufi është i pafajshëm.


PثRHAPJA E LAJMIT Nث QYTET


Në qytet u prhap lajmi se zonja Zyleiha është dashuruar në shërbëtorin e saj. Gratë e njerëzve udhëheqëse çuditeshn dhe e fyenin Zyleihanë që ishte dashuruar në shërbëtorin.

Atëherë Zyleihaja i thirri shoqet e veta në drekë e pastaj u dha nga një pemë, që kishte nevojë të qërohej me thikë. Kur filluan t'i qeronin pemët, zonja Zyleiha e thirri Jusufin që të hynte në dhomë. Jusufi hyri brenda, ndersa gratë që ishin aty, u habitën nga bukuria e tij, saqë prisnin duart e tyre dhe nuk ndienin aspak dhembje, sepse kishin humbur e ishin mahnitur nga bukuria e tij. Zyleihaja, kur pa se atyre po u rridhte gjak ng duart, urdhëroi Jusufin të dilte nga dhoma. Jusufi doli dhe ato vetëm atëherë e ndien dhembjen dhe filluan të bërtisnin, sepse vërejtën që i kishin prerë duart e veta. Pastaj Zyleihaja u tha: "Ky është ai për të cilin po më qortoni ju". Zyleihaja e pranoi se ajo ishte iniciatore për atë gjë dhe i tha Jusufit: "Në qoftë se nuk vepron si të them unë, do të burgos". Jusufi a.s. iu drejtua Perëndisë duke thënë:

"O Zot, më i mirë eshtë burgu për mua, sesa kjo gjë që po më shtyjne ta bëj".

Zotëria i Jusufit e dinte fare mirë se Jusufi ishte i pafajshëm dhe se bashkëshortja e tij ishte fajtore për të gjitha, por prapëseprapë, për ta mbuluar turpin e së shoqes, vendosi ta burgoste. Ai u detyrua që kësodore Jusufit t'ia shpëblente të mirën me të keqe.


BURGOSJA E JUSUFIT a.s.

Jusufi u burgos pa dalë para gjyqit, edhe pse nuk kishte bërë kurrfarë vepre penale. Jusufi në burg i gjeti edhe dy djelmosha. Ata kishin qenë shërbëtorët e mbretit. Një natë njëri prej tyre pa një ëndërrr ia tregoi Jusufit. Jusufi i shpjegonte shumë bukur ëndrrat. Të nesërmen i erdhi tjetri shërbëtor dhe i tha se edhe ai kishte parë një ëndërr. Jusufi edhe atij ia shpjegoi. I pari kishte parë ëndërr se po shtrydhte rrush dhe pastaj i qiste verë mbretit", kurse tjetri tha:

"Unë kam parë ëndërr një tepsi me ushqim që e mbaja në kokë, ndërsa shpendët hanin në të".

Jusufi me këtë rast ua shfaqi të vërtetën dhe i drejtoi në besimin në një Zot. ثndërrat ua shpjegoi kështu: të parit i tha se do të lirohej nga burgu dhe do të kthehej prapë në vendin e punës, kurse të dytit i tha se ai do të dënohej'me vdekje. Do ta varin dhe do të mbetet shumë kohë i varur. Mandej do të vijnë shpendët dhe do ta hane kokën e tij.

Nuk zgjati shumë dhe u vërtetua shpjegimi i Jusufit a.s.. I pari u lirua nga burgu, kurse të dytin e varën. Jusufi i tha atij që u lirua nga burgu, që t'i thoshte mbretit se një njeri i pafajshëm është në burg. Mirëpo, shërbëtorit, pasi u lirua, shejtani ia largoi nga mendja porosinë e Jusufit dhe mbretit nuk ia përmendi fare. Për atë shkak Jusufi mbeti edhe disa vjet në burg.


DALJA E JUSUFIT NGA BURGU


Pas ditëve që kaloi Jusufi në burg, Perëndia deshiroi që t'ia shpejtojë procesin dhe i përgatiti menyrën si të lirohet nga burgu.

Mbreti i Egjiptit, Faraoni XIV, kishte parë ëndërr se shtatë lopë të bukura e të majme dolën prej një lumi, e pastaj dolën edhe shtatë të tjera, të ligshta, që i hëngrën ato të parat. Te dytën natë Faraoni (shenim i Alkos: mbreti sepse akoma nuk quheshin mbreterit Faraon ne ate kohe por do ta quajm ashtu) pa një ëndërr tjetër: 7 kallinj të njomë dhe 7 kallinj të thatë. Kallinjtë e thatë i hëngrën të shtatë kallinjtë e njomë. Mbreti u dëshpërua nga të dy endërrat dhe menjëherë thirri magjistarët dhe këshilltarët e vet që t'ia shpjegonin ëndrrat që kishte parë. Mirëpo, nuk mori shpjegim te saktë prej asnjërit. Atëherë shërbëtorit iu kujtua ëndrra që kishte pare ne burg dhe shpjegimi i Jusufit. Ai i tha mbretit se kur kishte qenë në burg, kishte parë një ëndërr, të cilën ia pat shpjeguar një djalosh, robi i ministrit të sigurimit.

Mbreti menjëherë kërkoi prej tij që të shkonte në burg dhe të dëgjonte shpjegimin nga Jusufi për ëndrrat që kishte parë. Shërbëtori shkoi tek Jusufi a.s. dhe iu drejtua me këto fjalë;

"Jusuf, o besnik na shpejgo: çka do të thotë shtatë të lopë të dobëta i hanin shtatë të majme dhe shtatë kallinj të thatë i hanin shtatë të njom e të kthehem te njerëzit që edhe ata të e dinë këtë".

Jusufi ia sqaroi ëndërrat e mbretit dhe i tha:

"Të mbillen 7 vite me radhë, e çka të korrni lenije në kallinj (depo) përveç një pakice që e hani".

Mandej vazhdoi se sunduesit e Egjiptit duhet të kenë kujdes që në ato vitet e begatëshme t'i mbushin depot shtetërore me drithë sa me shumë që të jetë e mundur, ndërsa sa nuk zënë depot, t'i lënë në kallinj, domethënë pa fshirë, në mënyrë që të furnizohet popull në vitet e thata që vijnë më vonë.

Kur u kthye shërbëtori te mbreti dhe ia tregoi shpjegimin e Jusufit, atij i pëlqeu ky shpjegim dhe kërkoi që Jusufi të vinte në pallat. Mirëpo, Jusufi nuk pranoi të dilte nga burgu para se ta vërtetonte mbreti punën e tij: "Përse ështe në burg (a është fajtor apo jo)?" Mbreti i filloi hetimet për burgosjen e Jusufit rishtas dhe, pasi u kryen, doli në shesh se Jusufi ishte burgosur pa kurrfarë faji.


JUSUFI Nث PALLATIN E MBRETIT


Kur doli në shesh se Jusufi nuk kishte bërë kurrfarë vepre për dënim, mbreti e mori në pallatin e vet si bashkëpunetorë dhe e pyeti Jusufin: "اfarë detyre do të kresh në qeverinë time?" Jusufi a.s. kërkoi pozitën e ministrit të bujqësisë dhe të financave. Kërkesa e tij u aprovua prej mbretit dhe Jusufi u bë ministër i parë prej Beni Israilëve (bijeve te Jakubit-Alko) në qeverinë e Egjiptit.

Jusufi a.s. menjëherë filloi aktivitetin e grumbullimit të drithit në depot shtetërore dhe në hambarët individualë. Për pjesën e drithit që nuk kishin ku ta lënin, urdhëroi që të ruhej në kallinj. Ai, kur u emërua minister i financave, ishte në moshën 30 - vjeçare. Jusufi, perveç detyrës së tij, pas Faraonit kishte fjalën kryesore në Egjipt.

Faraoni pati besim të madh në te, saqë kur e emëroi ministër, unazën që e pati në gisht, e hoqi dhe ia dha Jusufit. Edhe rrobat ia dha të ngjashme me të vetat, që s'i kishte veshur kurre askush më parë. Jusufi bëri një udhëtim nëpër Egjipt duke ndalur në çdo krahinë. Ai e mësonte popullin se si duhej grumbulluar dhe ruajtur drithin gjatë këtyre viteve të begatëshme.

Kur përfunduan shtatë vitet e begatshem, filloi thatësia dhe arritën ato shtatë vitet e pritura.


VثLLEZثRIT E JUSUFIT KثRKOJNث DRITHث Nث EGJIPT

Kur erdhën vitet e thatesisë, u bë krizë për bukë në tërë rajonin. Egjiptasit erdhën te mbreti dhe kërkonin drithë. Atëherë Jusufi hapi depot shtetërore dhe u dha drithë sipas nevojës familjare. Më vonë kriza përfshin edhe Palestinë, ku ishte Jakubi a.s. Populli i Palestinës mori vesh se në Egjipt kishte drithë. Jakubi a.s. i dergoi bijtë e vet për të blerë drithë në Egjipt. Kur arritën në Egjipt, Jusufi i njohu vëllezërit e vet, kurse ata nuk e njihnin atë.

Nuk ishte çudi pse ata nuk e njihnin, sepse ai kishte ndryshuar krejtësisht si nga pamja, ashtu edhe veshmbathje, kurse ata ishin si më pare. Kur ua dha Jusufi vëllezëve drithin që e blenë aty, u tha se herën tjetër nuk mund të merrnin pa e sjellë me vete vëllanë e vogël (Benjaminin). Jusufl a.s. veproi në këtë mënyrë, me qëllim që ta shihte edhe vëllanë e vogël.

Jusufi a.s. pasi e kërkoi Benjaminin ua ktheu edhe të hollat që i paguan për drithë, me qëllim që kur t'i shihnin të hollat, të ktheheshin prapë në Egjipt për t'i paguar. Kur arritën bijtë e Jakubit në shtëpi e lajmëruan babanë se ministri i bujqësisë i Egiptit u kishte thënë se nuk do t'u jepte drithë më, nëse nuk do ta sillnin me vete vëllanë e vogël, Benjaminin. Jakubi a.s. ua përkujtoi ngjarjen e mëparshme te Jusufit dhe u tha se nuk u besonte siç nuk u pat besuar as atëherë me rastin e Jusufit.

Vëllezërit e Jusufit, kur i hapën thasët, i panë se të hollat ua kishte kthyer ministri dhe i kishte futur në drithë. Jakubi a.s. nuk ua lejoi Benjaminin. Kur u shpenzua drithi i blerë, kërkoi nga bijtë e vet që të shkonin përsëri në Egjipt për të blere drithë. Jehudha i tha se nuk kanë ku të shkojnë pa Benjaminin. Ministri i atjeshëm na ka thënë se pa Benjaminin vini kot.

Jakubi a.s. i tha Jehudhës: "Si e diti ai që ju keni vëlla?" Jehudha iu përgjigj se qenë të parët që kishin shkuar prej një vendi tjetër e ai mendoi se ne ishim agjentë. I thamë se kemi babanë gjallë dhe një vëlla më të vogël, duke mos ditur se ai mandej do ta kërkonte atë. Jehudha i dha besën babait të vet se ka për ta ruajtur Benjaminin dhe se ka për t'ia kthyer në shtëpi. Atëherë Jakubi a.s. i urdhëroi bijtë e vet që të merrnin disa dhurata dhe t'ia dërgonin atij që i furnizon me drithë. Ua dha edhe te hollat, të cilat i kishte kthyer dhe u tha të merrnin të holla të tjera për këtë herë.

Kur arriten vëllezërit e Jusufit në Egjipt, ai i pa se me vete kishin edhe Benjaminin. I urdhëroi shërbëtorët të dilnin e t'i prisnin dhe t'u shtronin drekë. Shërbëtorët, kur e përgatitën drekën, i morën dhe i dërguan në shtëpinë e tij. Ata, kur morën vesh se po shkonin në shtëpinë e ministrit, u frikësuan se do të jetë ndonjë mashtrim, për shkak të të hollave që i gjetën në thasët e tyre. Filluan të shikonin njëritjetrin, duke thënë se tani do ti sulmojnë dhe do t'ua marrin kuajt e ata do t'i bëjnë skllevër të tij. Njëri prej tyre ia tregoi shërbëtorit ngjarjen e të hollave, duke i thënë se nuk kanë ditur asgjë, derisa kishin hapur thasët në shtëpi. Në mes të tjerash i tha se i kanë sjellë edhe të hollat e kthyera nga ana e ministrit dhe për këtë herë kanë sjellë të holla të tjera për blerjen e drithit. Shërbëtori i qetësoi, duke u thënë se ata janë mysafirë të ministrit dhe të mos frikësohen fare.

Në kohen e drekës erdhi Jusufi. Këta ia dorëzuan dhuratat qe i kishte dërguar babai i tyre Jakubi a.s.. Jusufi e shikoi Benjaminin dhe pyeti: "A është ky vëllai juaj i vogël, për të cilin më keni treguar më parë?" Ata iu pergjigjën njëzëri: "Po". Jusufi nuk u ul, por nisi të shetiste nëpër dhomë. Nganjëherë dilte edhe në dhomën tjetër dhe qante nga mallëngjimi për vellanë dhe babanë. Pastaj u kthye dhe i pyeti ata për babanë dhe për shëndetin e tij.

Jusufi shtroi vëllezërve drekë madhështore dhe me atë rast i uli dy nga dy, sipas moshës. Benjamini mbeti tek dhe ai me ate rast tha: "Po të ishte gjallë Jusufi, unë nuk do të kisha mbetur vetëm". Atëherë Jusufi i tha; "A pranon të ulem unë me ty në vend të Jusufit?", Benjamini iu përgjigj: "Po, me gjith qejf, ulu".

Bashkëpunëtorët e tjerë i uli rresht veçmas, sepse ata i konsideronte të padenjë.


DREDHIAE JUSUFIT Qث TA NDALTE BENJAMININ AFثR VETES


Jusufi a.s. i urdhëroi shërbëtorët e vet t'ua mbushnin vellezërve thasët me drithë dhe t'ua kthenin të hollat prape. Si duket, Jusufi në një bisede që pati me Benjaminin i tregoi se ai ishte vëllai i tij dhe atë do ta ndalë aty.

Kur u mbushën thasët, në thesin e Benjaminit e futën një tas te argjentë me të cilin pinte ujë Jusufi. Kur u bënë gati të niseshin për Palestinë, njëri prej shërbëtorve të Jusufit u tha atyre: "Ndaluni!" Ata u ndalën. Shërbëtori u tha se duhej t'i kontrollonin të gjithë, sepse kishte humbur tasi me te cilin pi uje ministri. Vëllezërit e Jusufit i thanë se nuk e kishin marë. Shërbëtori u tërhoqi vërejtjen se në thesin që të gjendet tasi, ai do të mbesë skllav i ministrit. Pastaj Jusufi filloi kontrollimin prej me të madhit e deri te më i vogli. Tasin e gjeti në thesin e Benjaminit dhe atë e ndali aty. Vellezerit u përpoqën të mbetej ndonjëri prej tyre në vend të tij, për shkak se e kishin marrë me besë nga babai, por ai nuk pranoi ta lëshonte.

Ata zunë e i treguan ministrit rastin e Jusufit dhe u zemeruan në Benjaminin që kishte bërë atë vepër të keqe. I thanë se babai i tyre e do shumë këte, sepse i kishte humbur një tjetër, e dashuria e tij kishte kaluar tek ky. I treguan se edhe ai (Jusufi) ka pasë vjedhur si ky. Kur e panë se çdo përpjekje ishte e kotë, vëllai i madh, Orbini, u tha të tjerëve:

"A nuk e dini se ia kemi dhënë besën e Zotit babait se do t'ia kthejmë prapë (Benjaminin), se k'ështu ka pasë ngjarë edhe me Jusufin? Prandaj unë nuk largohem prej këtu (Egjiptit), nuk vij te babai pa më dhënë leje ai ose, në të kundërtën, derisa të dalë në shesh kjo gjë nga Perëndia. Ai është gjykatësi më i mirë (që di çdo gjë, qoftë edhe e fshehtë) ".

Me në fund u tha vëllezërve të tjerë:

"Shkoni ju te babai dhe lajmërojeni (për Benjaminin dhe ngjarjen me ministrin e financave të Egjiptit). Tregoni se djali i tij ka vjedhur (eshtë bëre rob, për shkak të vjedhjes) ".

Kur u kthyen tek Jakubi a.s., e lajmëruan për atë ndodhi të keqe. Atij nuk i mbushej mendja kurrsesi që ai ta kishte bërë atë vepër të keqe - edhe u kthye e u tha djemve se edhe këtë e paskeni rregulluar si Jusufin më parë. Jakubit iu shtua mërzia edhe më shumë. Duke qarë edhe për Jusufin, u verbua. Pastaj Jakubi a.s. i dërgoi bijtë e vet për të tretën herë të blenin drithë dhe të merrnin vesh për vëllanë e tyre dhe për ngjarjet e ministrit të Egjiptit.

Djemve të Jakubit a.s., kur shkuan për të tretën herë Jusufi u tha: "A e dini ç'i keni bërë Jusufit?". Ata thanë "A je ti Jusufi?", "Po". Vellezërit e Jusufit u çuditen shumë. E pranuan se kishin bëre gabim të madhe me të.

Jusufi a.s., u tha:

"Merreni këtë këmishë time dhe dërgojani babait le t'i fshijë sytë me të, se ka për t'iu kthyer të pamurit si më parë".

Jusufi u tha që ta sillnin tërë familjen në Egjipt. Vëllezërit e Jusufit u nisën nga Egjipti për në Palestinë. Jakubi a.s. ndiente një kënaqësi shpirtërore dhe u tha atyre që qenë të pranishëm:

"Unë po ndiej erën e Jusufit (dhe shpresoj se së shpejti do të takohem me të) ".

Njerëzit që ishin rrethi tij. i thanë:

"Lëre më atë gjë. Ti je ende n'ë atë mendimin e mëparshëm. (ti mendon se Jusufi është ende gjallë?!) ".

Pas pak kohe erdhi lajmi që Jusufi është me të vëllanë Benjaminin në Egjpt. Jakubi a.s. e mori këmishën, që ia kishte dërguar Jusufi, dhe i fërkoi sytë me të. Atij menjëherë iu kthyen sytë si më parë. Mandej Jakubi a.s. u tha atyre që ishin të pranishëm:

"A nuk ju kam thënë juve që unë di nga Zoti xh.sh. atë që ju nuk e dini?"


SHPثRNGULJA E JAKUBIT a.s. Nث EGJIPT


Jakubi a.s., pasi mori vesh se Jusufi ishte gjallë dhe se e kishte lutur që të shpërngulej, e lëshoi atdheun e vet, Palestinën, dhe u shpërngul në Egjipt. Kur mbërriti atje, Jusufi a.s. u bëri pritje madhështor prinderve dhe vëllezërve të vet. I uli te dy prinderit ne frone afer vetes dhe ata te gjithe iu perulen. Ai iu drejtua babait të vet me këtë fjalë: "O babai im, ky është vërtetimi i ëndrrës sime të kahershme". Pastaj vazhdoi t'ia tregonte babait vuajtjet që kishte pasur: hedhja në gropë nga vëllezërit, kalimi i karavanit atypari, shitja e tij si rob në Egjipt, ngjarja në mes tij dhe bashkëshortes së zotriut, burgosja pa dalë në gjyq, dalja nga burgu, pozita të cilën i besoi Faraoni, ardhja e vëllezërve në Egjipt, ndarja e Benjaminit dhe ardhja e tyre (e prindëve dhe e vëllezëre) aty.

Jusufi a.s. kaloi nëpër këto sprova, por kurrë nuk e harroi adhurimin e Zotit xh.sh.. Jakubi a.s. jetoi edhe 17 vjet në Egjipt, së bashku me Jusufin, dhe vdiq në moshën 147-vjeçare. Ai, para se të vdesë, i porositi bijtë e tij që të mos largoheshin nga feja e vërtete dhe që ta varrosnin në Palestinë, afer babait dhe gjyshit, Is-hakut dhe Ibrahimit a.s. Pas një kohe vdiq edhe Jusufi a.s., në moshën 110-vjeçare. Beni Israilët mbetën në Egjipt edhe pas vdekjes së Jusufit, deri me ndjekjen e Musait a.s. nga Faraoni XVIII.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top