Ja si u pasuruan firmat e vaksinave nga gripi i derrit

ida angel

:)
V.I.P
Pas shpalljes së gripit të derrit një pandemi globale brenda një kohe të shkurtër, shteteve do t’u mbesin në dorë miliona doza vaksine të blera. Gripi i derrit i cili pritet të zhduket me kalimin e stinës së dimrit, nuk i frikëson më europianët. Në shumë shtete nuk është përdorur as 10 % e vaksinave të blera.

20091112_AH1N1_vaccino.jpg



Specialistët të cilët flasin për një përdorim pak më të gjerë të vaksinës deri në përfundim të stinës së dimrit na bëjnë thirrje: Kur gripi i derrit të hyjë në histori, firmat e vaksinave do të pasurohen edhe më tepër dhe ne do mbesim vetëm për vetëm me miliona doza vaksine të blera.

Pas shpalljes së gripit të derrit një pandemi botërore nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me 11 Qershor 2009, shumica e shteteve të botës u alarmuan dhe porositën miliona doza vaksine. Ato shtete të cilat nga frika e panikut të përhapur në atë periudhë porositën menjëherë vaksinat, tani rrezikojnë t’i mbesin në dorë. Pavarësisht se shumë shtete nuk e kanë marrë akoma sasinë e porositur, miliona vaksina u kanë mbetur stok në duar. Përveç kësaj shtetet janë të detyruara të marrin të gjithë sasinë e porositur të vaksinave në bazë të marrëveshjes së bërë me përfaqësuesit e firmës.

Pasurohen firmat e vaksinave
Anglia, Franca, Zvicra dhe Danimarka kanë blerë 175,1 milion doza vaksine AH1N1. Sasia e përdorur deri tani nuk i kalon as 11 milion doza. Danimarka e cila ka blerë vaksinën nga firma GlaxoSmithKlein i ka paguar firmës 131 milion dollarë amerikanë. Sipas informatave të dhëna nga Instituti Serum Danimarka pas shpalljes së gripit të derrit pandemi ka blerë 3,1 milion doza vaksinë. Nga dozat e marra deri tani janë përdorur 380 mijë doza. Dozat e tjera presin në depo.

E njëjta gjë vlen dhe për shtetet e tjera të Europës. Zvicra e cila ka blerë gjithsej 18 milion vaksina ka përdorur vetëm 5 milion prej tyre. Gjendja e shteteve me popullsi më të madhe se vendet Skandinave si Franca dhe Anglia është më tragjike. Nga 94 milion doza vaksine të blera nga Franca janë përdorur vetëm 3 milion. Anglia me një popullsi prej 51 milion banorë ka blerë 60 milion doza vaksine dhe ka përdorur vetëm 2.3 milion doza. Mendohet se firmat e vaksinave kanë përfituar rreth 55 miliardë kron para nga gripi i derrit. (cihan)
GS
 
Titulli: Ja si u pasuruan firmat e vaksinave nga gripi i derrit

mu asgjo sme boni ky gripi derrave e kan honger ato te dobtit! :p dhe kto tjeret bojn lek..
simas meje nuk ka qen dhe alarmus e ka shfrytzu shteti per me bo lek LoooL
 
Titulli: Ja si u pasuruan firmat e vaksinave nga gripi i derrit

Nje nga hipotezat ajo eshte ,qellim fitimi !
Arsyeja ...ndoshta per te nxjerr boten nga kriza ekonomike .
Gjths s'mund te jemi te bindur per azgje ...sepse me sa kemi lexuar e degjuar ka patur viktima nga ky grip.

Por ajo qe me ben me sh pershtypje eshte se viktimat e ketij gripi jane moshat delikate (Femijet dhe te moshuarit )...i cili kane imunitet te dobet ...gje qe dhe 1 grip normal do ti sillte keto pasoja .
 
Back
Top