Ja si të zbuloni karakterin e dikujt nga fotot që publikon në Instagram

9ghrrhrthrh-696x405.jpg

Instagram është shndërruar në një nga rrjetet sociale më të përdorur nga të rinjtë. Duke u fokusuar më shumë tek fotot studiuesit kanë nisur të analizojnë edhe psikologjinë e përdoruesve.

Disa studentë morën pjesë në një pyetësor online për të parë personalitetin e tyre. Në analizë u morën rreth 25000 foto për të kuptuar sesi individët përdornIn ngjyrat në Instagram.

Kërkimi mori parasysh pesë anë të personalitetit: narcizmin, sa i kënaqur je nga jeta, vetmia, sjellja ndaj rrjetit social dhe gjinia.

U pa se ata që ishin më romantikë postonin foto me shumë ngjyra. Ndërsa ata që nuk ishin të tillë hidhin foto kryesisht bazuar te mënyra si dukeshin, pa iu kushtuar vëmendje detajeve.

Fotot u analizuan në bazë të ngjyrës, harmonisë dhe diversitetit. Studiuesit arritën në përfundimin se njerëzit që ndiheshin vetëm postonin foto me pak ngjyra.

Analiza mori parasysh edhe faktorët si narcizmi dhe kënaqësia e jetës. Dhe shumë prej përdoruesve postonin në Instagram foto me njerëz të tjerë, ndërsa përdoruesit neurotik postonin foto më pak harmonike dhe ku ishin kryesisht vetëm.

Sa i përket gjinisë, studimi tregoi te gratë kishin prirjen të postonin foto që ishin me më shumë ngjyra ndërsa meshkujt prireshin të hidhnin imazhe harmonike.

lexo.com.al
 
Skam insta hic
 
Dhe jo vetem ne instagram por kudo...arrij te kuptoj shume per boten,shpirtin e nje njeriu,vetem duke e pare 1 here te vetme,veshjen sidomos
 
Mjafton te shikosh fotot ne forum dhe te kuptosh cfare bote mizore eshte😋
Si nuk rri rehat një herë ti lol🙃
Komentet janë mizore, fotot janë si në revistën magazin💃
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top