Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja si ka lindur magjia, dhe si ndikon ajo në ndarjen e bashkëshortëve

auto_Screenshot_21494962353.png

Në ditët e sotme një ndër tematikat që tërheq vëmendjen është magjia. Rreth kësaj çështje ka një mungesë të madhe informacioni saqë njerëz të ndryshëm e konsiderojnë atë një iluzion dhe jo një gjë reale. Por magjia ekziston dhe ajo është prezente! Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk ia mësonin askujt (magjinë )para se t’i thoshnin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!” E, mësonin (njerzit) prej atyre dyve atë(magjini) me çka ndanin burrin prej gruas së vet.”

Hebrenjtë supozonin se All-llahu ia shpalli magjinë Sulejmanit a.s birit të Davudit përmes Xhibrilit dhe Mikalit. All-llahu ua hodhi poshtë këtë supozim, i përgënjeshtroi dhe e lajmëroi të dërguarin e Tij Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] se Xhibrili dhe Mikaili nuk u dërguan me magji, po kështu pastroi Sulejmanin a.s (Solomonin) nga akuzat për magji duke ua bërë me dije se magjia ka qënë punë e djajve.

Ebu Xha’fer Er-Razi përcjell prej Er-Rebi’ë ibn Enesit, e ky prej Kajs Ibn dhe ky prej Ibn Abasit që thotë: Kur u vinte dikush dhe kërkonte prej këtyre dy magji, ata e ndalonin kategorikisht duke i thënë: Ne jemi sprovë, për atë mos u bëj i pafe. Kjo sepse ata dy e mësonin të mirën dhe të keqen, mosbesimin dhe besimin duke ua bërë më dije se magjia është mosbesim. Por kur personi përkatës rrefuzonte kërkesën e tyre, atëherë ata e urdhëronin të shkonte në një vend të caktuar. Dhe më pas shejtani i mallkuar e shihte dhe e mësonte. Kur e mësonte mjeshtërinë e magjisë prej tij dilte drita e ai e shikonte duke u ngjitur në qiell dhe thoshte: “O mjerë për mua çka të bëj un i ngrati!”

Transmetohet prej El-Hasen El-Basrijut, se ky duke e komentuar këtë ajet ka thënë: Po dy melekët u dërguan me magji që t’ua mësojnë njerëzve sprovën ,me të cilën All-llahu xh.sh t’i sprovojë njerzit. All-llahu i Madhëruar mori besë prej tyre se nuk do t’ia mësojnë askujt këtë mjeshtri pa i thënë fillimisht: Ne jemi sprovë, për atë mos u bëj i pafe.” Këtë transmetin e përcjell Ibn Ebi Hatimi, kurse Katade thotë: Ata u besatuan se nuk do ta mësojnë askend para se t’i thonë: Ne jemi sherr, pra sprove me të cilën jemi sprovuar, për atë mos u bëj i pafe”

Es-Sudiju thotë: Kur shkonte te këta dy melekë ndonjë njeri që kërkonte magji ata e këshillonin dhe i thoshnin: Mos u bëj i pafe, sepse ne jemi sher. Por kur personi refuzonte dhe kërkonte me ngulm ata i thoshnin: Shko tek ai hiri dhe urino. E kur ai urinonte dilte një dritë e cila ngjitej lart në qiell. Kjo dritë ishte besimi. Pastaj u paraqit diçka e zezë në formë të tymit që hynte në veshët e tyre dhe në çdo gjë tjetër. Ky ishte hidhërimi i All-llahut. Pasi ia tregonin këto gjëra ia mësonin magjinë. Citojmë fjalët e All-llahu të Madhëruar: “E ata të dy nuk ia mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshnin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!”

Sunejdi përcjell prej Haxhaxhit e ky prej Ibn Xhurejxhit se rreth këtij ajeti thotë: “Magjisë i rreket vetëm mosbesimtari, ndërkaq fitneja (sherri) janë sprova dhe sfida.” Në këtë ajet është marë si argument për të konstatuar se ai që e mëson magjinë-sihirin është i pa fe. Këtë e përforcon edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Bekqë El Bezari prej Abdullahut, i cili thotë: “Kush shkon tek fallxhori apo magjistari dhe i beson në atë që e thotë. Ai e ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem]

Lloji i magjisë i cili ndan bashkëshortët!

Magjia është një vepër e shëmtuar dhe dashakeqse. Kjo vepër të nxjerr nga feja, nga besimi. Njerzit mësonin prej Harutit dhe Marutit magji dhe veprime të mbrapshta magjistare me të cilat bënin ndarjen e bashkëshortëve dhe përskaj harmonisë dhe jetës së përbashkët bashkëshortore qe çonin bashkëshortët. Ky veprim i djajve sikurse transmeton Muslimi në Sahihun e tij prej Xhabir ibn Abdullahut e ky prej të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] se ka thënë: “ djalli (i mallkuar), e vë fronin e tij mbi ujë, pastaj i lëshon ekspeditat e tij te njerzit. Ndërkaq më afër djallit është ai që ka bërë më shumë sherr mes njerzve. Kështu vjen njëri e thotë: Unë isha me një person dhe nuk u ndava prej tij derisa ai filloi të thohtë kështu e kështu. Në këtë iblisi (djalli i mallkuar) i thotë: Jo per All-llahun, nuk ke bërë gjë. Vjen dhe një tjetër dhe thotë: Nuk u ndava prej tij derisa e çova të ndahet prej bashkëshortes së tij. atëherë iblisi(shejtani i mallkuar) e afron te vetja këtë djall dhe i thotë: Ti ke bërë punë.” Muslimi, vëll.IV, f.2167

Shkak për ndajen e bashkëshortëve përmes magjisë është pamja e gërditshme e tjetrit që i duket njërit nga bashkëshortët, morali i lig, apo gjëra të ngjashmë, mllefi, urrejtja apo diçka tjetër e këtillë që çoon në ndarje.

Ndodh në shumë çiftë që krijojnë konflikte pa asnjë lloj shkaku. Kanë begati nga Krijuesi i Gjithësisë dhe kot fillojnë zënkat. Vëlla dhe motër të begatoftë i madhi Zot! Flisni butë, qetë, me dashuri dhë përhapni harmoni në familje! Ecni me parimet, rregullat e Krijuesit të Gjithësisë dhe do të ndjeni begatitë e Tij në çdo hap që do hidhni!syri net
 
Pertoj ta lexoj , por di qe nga Korca te thajne piten per magjira..apo ska lidhje me temen?
 
Elvinaz vejushka thoshte se sa here i ka dal burri n'pazar ja ka sperkat teshat me ca pika shurre per t'ja hequr magjite dhe te zezat qe munde ta zinin udhes ::kafe::
 
Elvinaz vejushka thoshte se sa here i ka dal burri n'pazar ja ka sperkat teshat me ca pika shurre per t'ja hequr magjite dhe te zezat qe munde ta zinin udhes ::kafe::

Lagte territorin ajo. E kush ti afrohej...papp ndihej aroma e Elvinazit..
Me pelqen me pelqen. Nje koqe koke por nje hata tru paska pasur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back