Ja si ishin europianët 7 mijë vjet më parë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
euro-7mijevjetmepare.jpg


7 mijë vjet më parë, europianët kishin lëkurë të errët, flokë të zinj dhe sytë blu të fortë. Shkencëtarët dhe biologët rindërtuan për herë të parë pamjen e njeriut që ka jetuar 5 mijë vjet para Erës Sonë.

Studimi mbërriti në këtë përfundim falë analizave të ADN-së të një skeleti njerëzor, që mendohet se ka jetuar në epokën e Mesolitit, nga 10 mijë deri në 5 mijë vite më parë. Skeleti është gjetur në vitin 2006 se bashku me një tjetër skelet mashkulli në zonën arkeologjike La Brana-Arintero në veri të Spanjës.

Puna e grupit të shkencëtarëve të udhëhequr nga biologu Carles Lalueza-Fox i Institutit të Biologjisë Evolutive në Barcelonë, u përqendrua në analizimin e ADN-së së shkëputur nga dhëmbi i njërit prej skeletëve.

“Surpriza më e madhe ishte zbulimi i geneve afrikane tek ky skelet, gene që janë përcaktues për pigmentin ngjyrosës të lëkurës. Pra europianët e epokës mesolitike kishin lëkurë të errët, se në ç’shkallë, këtë s’mund ta vërtetojmë”, thotë Lalueza-Fox.

Ai shton se përvec kësaj është gjetur gjurmë e geneve që përcaktojnë ngjyrën e syve. Këto gene janë të njëjta me ato të zbuluara tek analizat e skeleteve njerëzore të gjetura në zonën paleolitike të Ma’ltas, në afërsi të liqenit Bajkal në Siberi.

‘Pasardhësit’ e kësaj popullsie që ka jetuar mijëra vite më parë në Siberi mendohet gjërësisht se janë popujt nordikë si suedezët dhe finlandezët, që kanë të njëjtin gen që u përcakton ngjyrën e syve.

Në përfundim, grupi i shkencëtarëve ka rindërtuar me ndihmën e teknologjisë imazhin e njeriut të para 7 mijë viteve.

europianet7.jpg


Studimi është publikuar në revistën shkencore “Nature”.

/ Top Channel
 
Titulli: Ja si ishin europianët 7 mijë vjet më parë

Si shqiptaret para 90-tes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top