Ja si e njohin sllovenët zonjën e parë të Amerikës

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Melanie Trump, tashmë Zonja e Parë e Amerikës, ka lindur në 26 Prill të vitit 1970 në ish Republikën Jugosllave të Sllovenisë, një vend i vogël me kështjella mesjetare, pyje të mëdha dhe lumenj të rrethuar nga Austria, Hungaria, Italia dhe Kroacia.

Ajo e ka lënë vendin e saj për të ndjekur rrugën e modelingut. Tashmë që ajo është Zonja e Parë, edhe vendi i saj pritet të njihet nga e gjithë bota.

Jakob Susteric, i cili drejton një kompani mjekësore në Lubjanë, kryeqyteti i Sllovenisë, thotë se pak e njohin Slloveninë tani, por së shpejti kjo do të ndryshojë.

Fotografi Stane Jerko kujton se e ka parë Melaninë kur ajo ishte vetëm qetë 17 vjeçe në një organizim mode në qytetin e saj, Sevnica. Edhe atëherë ajo thonë se dallonte për bukurinë dhe energjinë e saj.

Petra Sedej, një shoqe klase gjatë shkollës së mesme, kujton bisedat e tyre në lidhje me dëshirën e madhe për të parë botën.
Disa vajza e kishin zili bukurinë e saj, por ajo nuk reagonte. "Unë mendoj se kjo vjen nga diçka e fortë që ndodhet brenda saj", ka thënë Sedej.

Në Sevnica, miku i familjes Zdravko Mastnak thotë se babai i saj, Viktor Knavs, i ngjante shumë Donald Trump – ishte një burrë ambicioz, biznesmen i mirë dhe gjithmonë në kërkim për të përmirësuar jetën e tij, përtej asaj që fitonte nga shitja e makinave në një kompani shtetërore, përcjell "Panorama".

Melania, është Zonja e Parë e dytë që ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.
4_1485092879-59442.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 
Titulli: Ja si e njohin sllovenët zonjën e parë të Amerikës

Kam lexuar nje interviste te nje pronari agjensie modelesh gjermane qe e ka njohur Melanien ne moshe te re.
Thoshte qe ishte shume e qarte dhe e vendosur per te arritur shume lart dhe ishte nje materialiste e lindur.
Mua keto pak here qe e kam pare ne daljet e saj me Trump me ka pelqyer.
 
Titulli: Ja si e njohin sllovenët zonjën e parë të Amerikës

E mbi te gjitha eshte inteligjente.
 
Titulli: Ja si e njohin sllovenët zonjën e parë të Amerikës

kjo stilin e bukur e ka mbreteror.... por per inteligjentë - haha sbesoj edhe aq.... Ndoshta? mirepo sma merr mendja.


edhe ne Wikipedia shkrunte se i di gjuhët: sllovenish, english, frengjisht, gjermanisht, serbish, kroatish dhe italienish.


Une sbesoj se din kaq Shum gjuhë....... Eh po mir nëse po i dijka gjithketo gjuhë... Po perseri sbesoj....
 
Back
Top