Ja pse njerëzit që skuqen janë të veçantë

! - !

Once upon a time...
Fytyra e skuqur është shenjë e sigurt se do të jeni të dashur të mirë, tregon një hulumtim i ri.

Edhe pse ata që skuqen në vete nuk ndjehen mirë, ekspertët sugjerojnë se ata njerëz janë zemërgjerë, të besueshëm dhe falënderues.

Të tjerët i konsiderojnë si simpatikë dhe u besojnë më shumë, sepse turpi vlerësohet si shenjë e vlerave morale, transmeton Telegrafi.

Skuqja është më e shprehur te personat me lëkurë më të çelët, ndërsa zakonisht përfshin fytyrën, qafën, veshët dhe gjoksin.

Edhe pse zakonisht u përshkruhet femrave, as pjesëtarët e gjinisë së fortë nuk janë të kursyer nga skuqja.

“Turpi i moderuar konsiderohet si virtyt. Njerëzit të cilët skuqen janë më të dëshiruar në shoqërinë e tyre, sepse vlerësohen si të besueshëm”, kanë deklaruar autorët e studimit nga Kalifornia.

Veç kësaj, studimi tregon, se këta njerëz janë edhe partnerë më të mirë dhe janë më romantikë.

Shekulli
 
E bej ndonjehere dhe une kur e kerkon situata,por ka njerez qe skuqen jo sepse kane turp por skuqen vetvetiu ose kur vrapojne ose merren me ndonje aktivitet...Njoh njerez qe vetem sepse e dine qe kane lekure delikate dhe skuqen lehte,duke e menduar sepse i ben te ndjehen ne siklet skuqen nga frika ahaha
 
Veç kësaj, studimi tregon, se këta njerëz janë edhe partnerë më të mirë dhe janë më romantikë.

lol Romanticiteti im,ne kup te qiellit.
 
disa pra nuk skuqen fare........ per te then direkt pra, jo qe skan turp, por as ate fjalen dinjitet njerezor nuk e kan me vete fare.... Ndoshta e kan len anash diku gjetiu, apo ndoshta s`e kan posedu asnjeher fare.
 
Spara skuqem kollaj... por kur ndodh mkap turpi akoma me shume sepse skuptoj pse duhet tme ndodhin kshu gjerash...
Mprish reputacionin ahhahah
 
Back
Top