Ja pse duhet ta ndaloni fëmijën të thith gishtin

Poshnjari

Antar Aktiv
Shumica e fëmijëve ndalojnë thithjen e gishtit nga mosha 3 deri në 6 vjeç. Por për fëmijët që e vazhdojnë këtë zakon, pasi e dhëmbët përhershëm fillojnë të dalin, ekzistojnë disa pasoja.
Probleme me dhembët
Problemet në dhembët mund të shkaktohen nga thithja e vazhdueshme e gishtit të madh. Dhembët e fëmijëve nuk mund të rriten në mënyrën e duhur. Dhe me shumë mundësi mund drejtohen jashtë nofullave dhe të dalin katarosh. Kështu në varësi të problemit, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja për ortodon.
Vështirësi në të folur
Nëse fëmija vazhdon thithjen e gishtit të madh edhe pasi i kanë dalë dhembët e përhershëm, mund të ketë pasoja në të folur. Dhembët katarosh ndikojnë negativisht në tingullin e zërit. Për këtë arsye fëmijët që e vazhdojnë këtë zakon të keq mund të kenë probleme edhe në të folur.
Për më tepër, thithja e gishtit për një kohë të gjatë ndikon edhe në pozicionin e gjuhës. Për shkak të kësaj, fëmija mund të ketë probleme me shqiptimin saktë të disa shkronjave edhe pasi të shkojë në shkollë.
Përhapja e mikrobeve nëse fëmija thith gishtin
Mikrobet perhapen me thithjen e gishtit, nëse fëmijët e vazhdojnë edhe gjatë vajtjes në shkollë. Fëmijët prekin gjëra të ndryshme, rrezik ky, që mund të infektoi gojën me mikrobe të ndryshme.
Gisht të infektuar
Fëmijët që thithin fortë gishtin e madh mund t’i shkaktojnë plagë dhe infeksion.
Ngacmim nga bashkëmoshatarët
Fëmijët që e vazhdojnë këtë zakon të keq edhe gjatë viteve, nga kopshti por edhe më vonë, kanë shumë mundësi që të bëhen qendër ngacmimi nga shokët e klasës. Thithja e gishtit të madh konsiderohet si diçka normale për foshnjat ose fëmijët e vegjël. Kështu që, nëse e vazhdojnë këtë edhe në mosha më të madhe mund të hasin komente tallëse nga persona të moshës së tyre. Këto pra ishin disa nga pasojat nëse fëmijët vazhdojnë thithjen e gishtit të madh edhe në moshë madhore. Prandaj bëni kujdes nëse fëmija thith gishtin.
burimi: sq.siteluka.com
 
Last edited by a moderator:
Kam patur nje shoqen time , edhe 20 vjece akoma gishtin ne goje dhe sidomos kur ishte nervoze , ose perpara gjumit.
plus kesaj kishte dhe i ves tjeter, gishtin ne goje dhe me gishtat e dores tjeter ferkonte kanatieren...skish kanatiere pa vrima .
Njehere kur ishim te vogla fjetem te dyja dhe filloi te merrej me kanatieren time , qe nga ajo dite i thashe ,harroje te flesh me mua lol lol

Eshte problem teper i madh
 
Pse e hoqe burimin e artikullit? Rregullorja e ka që të referohet burimi.
 
Pse e hoqe burimin e artikullit? Rregullorja e ka që të referohet burimi.
Ja se do vendosim tani,sepse linku i burimit ishte me reklam.dhe nuk lejohet ne forme te tille me rregullore te forumit.
ndjese se duhej ta vendosja,por pa klikim linku.
 
Ja se do vendosim tani,sepse linku i burimit ishte me reklam.dhe nuk lejohet ne forme te tille me rregullore te forumit.
ndjese se duhej ta vendosja,por pa klikim linku.
Unë e postova si artikull se mendova se eshte dicka me vlerë dhe eshte artikull unik dhe autori duhet respektuar. Nuk mbahet forumi me tema ca hengre ne mengjes, per ke te mere malli etj.
 
Unë e postova si artikull se mendova se eshte dicka me vlerë dhe eshte artikull unik dhe autori duhet respektuar. Nuk mbahet forumi me tema ca hengre ne mengjes, per ke te mere malli etj.
Sigurisht qe eshte me vlere dhe flm!
Uroj te lexojme dhe tema tjera te tillla nga ju! :)
Ju pershendes!
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top