Ja pse disa persona zhduken për disa kohë dhe më pas, krejt papritur, të shkruajnë përsëri…

Po ju a beni limonate ?
Une pij vetem uje ne fakt. Kshuqe s'kam pse bej. As limonata as pije me gaz asgje. Madje sot ne darke me kish mbush goca 1 gote leng portokalli mua e babit dhe sa shkoi te merrte dicka tjeter e ktheva ne bidon 🤣
 
Une pij vetem uje ne fakt. Kshuqe s'kam pse bej. As limonata as pije me gaz asgje. Madje sot ne darke me kish mbush goca 1 gote leng portokalli mua e babit dhe sa shkoi te merrte dicka tjeter e ktheva ne bidon 🤣
E pac me jete e me fat. Ska si gocat :)
 
Jana mendoj qe ne plesen shoqeror eshte me se normale kjo gje.
Tema e trajton ne sensin personal te nje lidhje mashkull-femer.
Se kam lexuar temen u nisa nga titulli.
Thnx nev :*
 

Ja pse disa persona zhduken për disa kohë dhe më pas, krejt papritur, të shkruajnë përsëri…​

Shiko fotografinë 1938765

U pëlqen të flasin me ty, por jo çdo ditë. U pëlqen të flirtojnë, por jo vetëm me ty. Dëshirojnë të bëjnëshëtitje me ty, por sipas kushteve të tyre, sipas programeve të tyre. Këta persona duan fuqinë. Duan kontrollin. Duan t’i përcaktojnë vetë kufijtë. Duan të t’i ulin vlerat duke u zhdukur, sikur të mos kishe asnjë vlerë për sadopak vëmendje prej tyre. Më pas distancohen sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Pse? Sepse munden. Sepse këtë gjë ti e pranon me krahët hapur. Sepse do të ndihesh sërish i/e lumtur ta dëgjosh sërish, madje nuk do t’u kërkosh as shpjegime.

Ndoshta e mendon se ku mund të jenë zhdukur për ndonjë javë. Ndoshta edhe je betuar se nuk do t’u flasësh më. Por sapo të ka shkruar, toni yt ka ndryshuar sërish. E ke falur madje pa shpjegime. Të ka munguar aq shumë, saqë ke ulur standardet e tua dhe u ke kushtuar një vend përsëri në jetën tënde.

Mirëpo në këtë mënyrë, ti u lë mundësinë të të braktisin përsëri. Ti u jep atyre shkas të mendojnë se duke të harruar përsëri, nuk do të ketë asnjë pasojë. Sërish më vonë do të kenë një vend në jetën tënde. Edhe nëse u kërkon arsye për largimin, dije se do të të thonë gënjeshtra. Ndoshta të thotë se ka qenë i/e zënë. Ndoshta edhe të kërkon falje pse të ka harruar për pak kohë. Ndoshta edhe nuk të kërkon, pasi mund t’u duket diçka normale. Në fund, ti je personi që je lënduar dhe ul veten tënde duke e pranuar sërish në jetën tënde.

Mos e lejo askënd të të trajtojë si lodër dhe të bëjë çfarë të dojë me ty. Ti meriton më të mirën dhe meriton pranë vetes persona që të mbështesin dhe kanë nevojë për ty përgjatë gjithë kohës, jo vetëm kur iu nevojitesh.
b.bota.al
Kjo është dashuria, që i bën të gjithë këto gjëra për atë person. Njerëzit ikin dhe vijnë, ikin dhe vijnë jo sepse duan por sepse është e pamundur dhe shumë kot një marrdhënie pa zënka. Ne jemi njerëz kemi nevojë për ndryshime. Njerëzit kthehen, se kur ikin kuptojnë vlerën e asaj çfarë kanë humbur. Këtë gjë nuk e bën vetëm njëra pal, e bëjnë të dyja palët.
 
Tani shkrimi ne virtualitet u ka dhene mundesine njerzve te realizojne skenare nga me romantiket . :p
 
Mua me ka ndodh e kunderta , jam zhduk pa gjurem , e kur jam kthyer as plaka ime sme ka njohur me e jo me te tjerat te me falnin lool lool
 
Aman dhe juve. Njeriu thyen rrugen, humbet ne lagje e s'duket nje kohe jo me ne forum. :)
 
Unë futem tek njerëzit që largohen.
Nuk largohem se është faji i tij,por un kam nevojë.
Jam një njeri që kur nuk ndjehem mirë apo kur nuk ndjej më për dikë,mbyllem në vetvete dhe shkëpus çdo lloj komunikimi me të.
Unë nuk jam egoiste por kur nuk ndjehem mirë në një marrdhënie,apo të ndjehem vetvetja preferoj të qëndroj e ftohtë.
E kam si kurë për veten,e kur shërohem nuk është se dua ti kthehem sërish.
Ndonjëherë e ngatërrojmë dashurinë me dëshpërimin.
Në çaste dëshpërimi mund të përfundosh edhe në krahët e gabuar.
 
"Nuk jam kondra une, po ky njeri ndoshta ka patur hallin e vet"- do thoshte Jovan Bregu tek pallati 176 😁

Nejse, mendoj se cdo gje lidhet me rendesine qe XY ka tek ju. Nese largohesh/largohen do te thote qe s'ka patur peshe reale. Apo ja futa kot?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top