Ja kush janë popujt më të lumtur të BE-së

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
happy-inne.jpg
Cilësia e jetës dhe mënyra se, si e perceptojnë njerëzit kënaqësinë që vjen nga ekzistenca, janë objekt studimi i vazhdueshëm i Eurostat. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë (20 mars) Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian, publikoi një përzgjedhje indikatorësh subjektivë mbi mirëqenien e personave në Evropë. Kjo përzgjedhje është pjesë e një studimi, që pritet të publikohet i plotë, në muajin qershor. Por, si renditen vendet e BE-së, në këtë studim, kush janë vendet me popujt më të lumtur dhe vendet me popujt më pesimistë dhe cilat kategori grupmoshash kryesojnë këtë renditje ?

Kënaqësia, që vjen nga ekzistenca është një koncept shumëdimensional, që vjen nga kombinimi i ndryshëm i faktorëve sociodemografikë, që çojnë drejt situatave në jetë, pritshmërive dhe preferencave të ndryshme. Teksa meshkujt dhe femrat janë thuajse të kënaqur njësoj për sa i përket jetës, gjendja e shëndetit shfaqet si një nga faktorët kryesor të përcaktimit të nivelit të kënaqësisë, përpara parametrave të tjerë si situata financiare, profesionale apo marrëdhëniet sociale. Të paktën, kështu konfirmohet nga studimi i Eurostat.

“Përgjithësisht në ç’masë jeni të kënaqur me jetën, që ju bëni aktualisht”, kjo ishte pyetja drejtuar qytetarëve evropianë në të gjithë Unionin. Kënaqja me jetën, përfaqëson vlerësimin që personi i pyetur ka ndaj jetës që bën kur e konsideron atë, në tërësi. Ky koncept, sipas studimit, luan një rol thelbësor pasi mund të konsiderohet si një indikator kyç i mirëqenies subjektive. Në një shkallë 0-10, 0 (aspak i kënaqur) dhe 10 ( plotësisht i kënaqur), rreth 80% e qytetarëve të BE, nga 16 vjeç e sipër, konkluduan një vlerësim në nivelin 6, të kënaqjes së tyre të përgjithshme për jetën referuar vitit 2013, me një mesatare që shkon në të gjithë Unionin në 7.1.

Nordikët më të lumturit

Mesatarja e matjes së kënaqësisë me jetën, luhatet fuqishëm ndërmjet shteteve anëtare. Por, kënaqësia me jetën shfaqet më e lartë, në vendet nordike. Me një mesatare të vlerësuar në 8.0, banorët e Danimarkës, Finlandës dhe të Suedisë janë më të kënaqurit e BE-së, në lidhje me jetën e tyre. Pas tyre në këtë renditje, ekspozohen qytetarët e Holandës dhe të Austrisë, me 7.8 respektivisht.

Por, një panoramë pesimiste shfaqet nga vende si Bullgaria që është më ulët në renditje 4.8 duke u paraprirë nga qytetarët e Greqisë, Qipros, Hungarisë dhe Portugalisë me 6.2 për secilin vend.
Untitled.jpg

Rinia kryeson

Për sa i përket kategorive të grupmoshave të ndryshme, të rinjtë duket se janë më të kënaqurit, në raport me kategoritë e tjera (mesatarisht 7.6/10 në popullatën e BE, të moshës 16-24).

Kjo tendencë përmbyset vetëm nga Britania, ku kategoria më e kënaqur me jetën shfaqet në grupmoshën 65-74 vjeç ( 7.7), nga Danimarka ku grupmoshat 65-74 dhe 75 vjeç e sipër, shfaqen më të kënaqur se, sa të rinjtë ( me 8.6 dhe 8.4), Holanda ku grupmosha 25-34 vjeç, shfaq nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj jetës (8.0), dhe Suedia ku sërish grupmosha 65-74 dhe 75 vjeç e sipër, kanë nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj jetës ( 8.3 dhe 8.1).

Ndërsa të moshuarit e popullatës së BE-së (75-vjeç e sipër) me përjashtim të vendeve të mësipërme, renditen në kategorinë me kënaqësinë më të ulët ndaj jetës (mesatarisht 6.8/10). Duhet theksuar gjithashtu se, kënaqësia në lidhje me jetën, ka një tendencë ulje me rritjen graduale të moshës, me përjashtim të grupmoshës 65-74 vjeç, e cila konsiderohet edhe si periudha e pas daljes në pension.
Eurostat.jpg
Arsyet e kënaqësisë

Ndryshe nga një perceptim i përgjithshëm, se arsyet financiare janë ndër faktorët kryesorë, që ndikojnë në perceptimin e kënaqësisë ndaj jetës, të dhënat flasin për një tjetër faktor, shëndetin.

Vlerësimi më i lartë i kënaqësisë ndaj jetës, gjendet në BE ndërmjet popullatës, që deklarohej se ishte në shëndet të mirë (7.9/10). Faktorët, si situata financiare (një mesatare prej 7.5 ndërmjet popullatës me të ardhura më të larta) dhe marrëdhëniet sociale (mesatarisht 7.2, ndërmjet popullatës që ka dikë ku të mbështetet në rast nevoje, si edhe ndërmjet familjeve që kishin fëmijë), shfaqen si influencuese të fuqishme të kënaqjes ndaj jetës, por në një masë më të ulët se, sa shëndeti. Ndërkohë faktorë të tjerë, si papunësia ndikojnë, gjithashtu, ndjeshëm në uljen e perceptimit të kënaqësisë ndaj jetës.

Serbia

Teksa studimi kryesisht fokusohet tek vendet e BE-28 (+ Islandë, Norvegji dhe Zvicër) në të figurojnë edhe të dhëna mbi Serbinë.

Vëmendje tërheq fakti, se mesatarja e kënaqësisë ndaj jetës ka nivelin më të ulët në Serbi, krahasuar me të gjithë të dhënat e tabelës (BE-28). Kategoria me kënaqësinë më të ulët ndaj jetës, shtrihet tek grupmosha 54-64 dhe tek grupmosha 75 vjeç e sipër. Ndërsa, grupmosha e re 16-24 shfaqet më e kënaqur nga jeta në Serbi, në raport me të gjithë kategoritë e tjera.

Të dhënat mbi Serbinë, kanë tërhequr vëmendjen edhe gjatë Eurobarometrit të fundit të zhvilluar në pranverë 2014, EB81 “Kushtet e jetës në BE”, ku renditja në Tabelën BE-28 përfshirë edhe 5 vendet kandidate ishte ndër më të ulëtat, në lidhje me kënaqësinë mbi cilësinë e jetës (49%), shëndetit (72%) dhe nivelin e jetesës (45%).

Ndërkohë që edhe, EB81 mbi “Opinionin Publik në BE” 2014 e ekspozon Serbinë si, një ndër vendet me tendenca të larta pesimiste në perceptimin ekonomik, ku 92% e qytetarëve serbë mendojnë se, gjendja ekonomike në vend është negative.

E njëjta tendencë pesimiste, është konstatuar edhe ndaj perceptimit mbi kushtet e jetesës, ku 87% e qytetarëve serbë mendojnë se, cilësia e jetës në vendin e tyre është e keqe; mbi situatën e punësimit, ku 98% e popullatës mendojnë se është negative; si edhe mbi situatën profesionale, ku vetëm 25% e tyre shprehen se ajo është e mirë.

Teksa studimi i plotë, pritet të publikohet në muajin qershor, tendencat nuk shkojnë shumë larg konkluzioneve, tashmë të konfirmuara edhe nga studime të ndryshme. Vendet me standard të lartë jetese ekspozojnë edhe qytetarë me kënaqësinë më të madhe ndaj jetës. Ndonëse grupmoshat që kryesojnë në këto vende luhaten mes të rinjve dhe të moshuarve, diferencat në përqindje shfaqen tepër të ngushta. Vëmendje tërheq fakti se, përpara arsyeve financiare, shëndeti konsiderohet të jetë komponenti kryesor në vlerësimin e kënaqësisë ndaj jetës. Ndonëse të dhënat në lidhje me vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor, aktualisht figurojnë vetëm mbi Serbinë, është për t’u ritheksuar fakti, se vlerësimi i kënaqësisë ndaj jetës në Serbi është i nivelit më të ulët, ndër gjithë të dhënat e vendeve të tjera. Sondazhe të ndryshme të Eurobarometrit kanë konfirmuar gjithashtu tendencën e një pesimizmi të lartë në popullatën serbe, përballë gjendjes ekonomike dhe nivelit aktual të jetesës, në një ndryshim të ndjeshëm përballë vendeve të tjera të rajonit./im.ta/
dita
 
Titulli: Ja kush janë popujt më të lumtur të BE-së

Kush e ka lexu artikullin te me tregoje se ne ca vendi jemi ne shqiptaret :P se jam shum kurioz
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top